Fituan betejën me COVID-19, Rama ndan lajmin e mirë: 10 të shëruar sot

3 Prill 2020, 23:47Sociale TEMA

10 shtetas shqiptarë të prekur nga Covid – 19, janë shëruar ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ndërsa ndan lajmin e mirë me ndjekësit.

“LAJM I MIRË: 10 TË SHËRUAR SOT”- shkruan Rama.

Me 10 pacientët e shëruar ditën e sotme, shkon në 99 numri i shqiptarëve që kanë fituar betejën me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste

– Durrës 32 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 8 raste

– Fier 25 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 22 raste

– Lezhë 11 raste

– Berat 1 rast

– Has 8 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje