Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se shërimi i mjekut Dhimitër Kraja është një lajm shumë i mirë dhe ai personalisht ndihet i gëzuar.
Në një postim në Facebook, gjithashtu Basha ka përsëritur thirrjen për qeverisë, që të rritet numri i testimeve për COVID-19.
“Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19.
Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve.
Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.
Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.
Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë:
Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!”- shkruan Basha. (TemA)
Basha kush eshte?
Basha eshte loqja e Berishes i cili e perdor ate kur ja lyp nevoja.
Amon, testojeni kete Idiot, qe tna bine veshet rehat.
Po te ishte Ky, Tit Vasili ne Amerike, do I merrnin me shpulla ne kto momente.
As USA nuk e ka ate komoditet te testoje cdo njeri, sidomos, cdo idiot.