Mjeku Tritan Kalo këshillon të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira. Kalo e konsideron ankth, të dëgjosh emisione disa orëshe televizive me të sëmurët e covid-19.
Ndaj këshillon dëgjimin e muzikës, shikimin e arteve, humorit apo diçka tjetër argëtuese.
Këshilla e mjekut Tritan Kalo:
Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19.
Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërish rrugëve të qyteteve tona….
Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….
EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….
PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….
BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….
MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive…. JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….
DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……
NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..
ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike,
NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!
Te uroj nga zemra jete te gjate Doktorr Kalo.Preke pabarazine e krijuar ne keto vite te erreta per Shqiptaret.Mendoj,qe jeta do te ndryshoje per mire.Eshte e vertete,qe Shqiperia nuk eshte Gjermani dhe Amerike Por ama Minimumi Jetik,duhet garanti per nje jete normale..Ketu kam parasysh Familjen Shqiptare me 2 femije.Politikanet tane menduar vetem per vete.Rrogat ikane te majme,Kur dalin ne Pension marrin me shume se Mjeku.Ky eshte turpi me I madh.Kryetare Partish,Sekretare,Bashibozuke e delenxhinj,Parti inekzistente,paguhen nga ky Popull Fukara.Deri kur?
Zoti Tritan Kalo,Ju uroj jete te gjate,ne keto kohe te veshtira.Doktorre si ju I duhen Shqiperise.I paster,Human dhe Drejtperdrejt.Keni prekur,piken e nxehte,qe shqeteson nje Popullte tere.Hendeku I papare,midis varferise dhe Pasurise.Mendoj,Kuotimi i Minimumit Jetik eshte Detyre e Qeverise aktuale.Ketu kam parasysh Familjen me 2 Femije.Dua te shtoj,Qeveria eshte ne rruge te drejte.Nuk duhet te ndalet,ne rrugen e Reformave.Prmiresimi i jetes se Popullit,Detyre mbi Detyrat. Te tjerat jane fjale boshe dhe pa shprese.
Po cdreqin keni mor te paudhe?Perse nuk e botoni?