Gjesti prekës: 19 mijë sterlina dhe pica, mbrojtësi anglez i çon në spital për mjekët

6 Prill 2020, 22:20Sport TEMA

Mbrojtësi i njohur anglez, Danny Rose, ka bërë sot një gjest të madh. Ish-futbollisti i Tottenham, tashmë i Newcastle United, ka dhuruar plot 19 mijë sterlina.

Përveç këtyre parave të dhëna donacion, Rose gjithashtu ka blerë gati 1 mijë pica dhe i ka dërguar në spitalin e Newcastle, për mjekët dhe infermieret që po punojnë në këto ditë të vështira.

Rose njihet për bujarinë e tij dhe asnjeherë nuk është kursyer për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Edhe kur luante për Tottenham, Rose shpesh takonte tifozë me aftësi të kufizuara, duke iu dhënë dhurata dhe duke iu bërë ëndrrën realitet. Një njeri i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje