Lorik Cana rihap debatin nga karantina: S'kemi nevojë për dy Kombëtare, gjithë shqiptarët duhet të luajnë veç për Kombëtaren kuqezi

6 Prill 2020, 20:20Sport TEMA

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana iu bashkua emisionin “Fan Zone” në Supersport, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga Roma, aty ku ai po qëndron aktualisht I izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Si po i kaloni këto ditë në izolim, pasi ndodheni në Romë dhe Italia është ndër vendet më të prekura?

Natyrisht që po rrimë brenda dhe kemi minimizuar lëvizjet. Këto ditë po i shfrytëzoj për të ndenjur më shumë me familjen dhe për t’u marrë më shumë edhe me djalin tim. Gjithashtu kam pasur kohë të mjaftueshme për të ndenjur në kontakt me familjarët, farefisin dhe rrethin miqësor. Kam ndihmuar shumë edhe djalin, për të bërë sa më shumë ushtrime, pasi ai ka një moshë, ku harxhimi i energjive është domosdoshmëri.

Po juve vetë jeni stërvitur?

Disi më pak. U bënë 4 vite që kam lënë futbollin dhe vetëm vitin e parë shtova 14 kg, të cilat i kam ende në trup, pavarësisht aktivitetit që kryej.

Babai juaj futbollist i njohur, juve gjithashtu. A besoni se edhe djali juaj do të ecë në këto hapa?

Babai ka bërë një karrierë brilante, duke u bërë i njohur në Kosovë e Shqipëri, ndërsa prej tij mora edhe unë shtysën e frymëzimin, për t’u marrë me futboll. Do të doja që edhe djali im të bënte karrierë në këtë sport, por është ende herët për të parë nëse ka të dhëna apo ka prirje për diçka tjetër.

Ju erdhi keq që luajtët shumë pak në Europian, për shkak të kartonit të kuq?

Natyrisht që po, por kështu ishte e thënë. Më vjen keq, sepse bëmë paraqitje mjaft të mira, me përjashtim të 15 minutave të para kundër Zvicrës, ku patëm një emocion të tepruar, që nuk e menaxhuam dot. Do të doja shumë të luaja edhe kundër Francës, pasi ndeshja ishte programuar për në Marseille, një qytet special për mua. Para ndeshjes me Rumaninë, fola me lojtarët dhe u thashë që ajo mund të ishte ndeshja ime e fundit me Kombëtare, por edhe e fundit në karrierë, ndaj të gjithë dhanë maksimumin në fushë dhe për fat ia dolëm të marrim një fitore.

Pas Tares te Lazio, a mund të shohim edhe Canën në rol drejtuesi te Marseille?

Asnjëherë nuk i dihet, pasi ai është një pozicion të cilin e kam parasysh kur mendoj për të ardhmen. Unë mbetem i angazhuar në futboll dhe e ardhmja ime do të jetë aty, ndaj për momentin nuk dua të përjashtoj asgjë.

Pak ditë më parë morët edhe një lajm të hidhur, ndarjen nga jeta të presidentit të Marseilles…

Më erdhi vërtetë shumë keq, pasi e kishim një mik të familjes. Ai ishte mik me babanë tim e mik me mua, ndaj kishim një komunikim të vazhdueshëm. Kohët e fundit kishte shprehur dëshirën për të më pasur në grupin e tij drejtues, por nuk qe e thënë të realizohet.

A jeni akoma i idesë për vetëm një kombëtare?

Sigurisht që po. Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy Kombëtare, kur jemi një komb. Jo vetëm unë, por shumica e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare dhe ajo kuqezi e ka bërë më së miri detyrën për të përfaqësuar kombin shqiptar.

Na thoni tre momentet më të veçanta tuajat në Kombëtaren shqiptare…

Kam fiksuar vitin 2002, kur zhvillua një vëllazërore me Kosovën, ndeshjen në Zvicër ku edhe debutova në pjesën e dytë me fanellën kuqezi, si dhe ndeshjen me Armeninë, ku siguruam kualifikimin për në Kampionatin Europian.

Cili ka qenë lojtari shqiptar më i talentuar me të cilin keni pasur fatin të luani?

Unë kam pasur fatin të luaj me një gjeneratë futbollistësh mjaft të talentuar dhe e kam të vështirë të zgjedh vetëm një, por nëse duhet të them një emër, por zgjedh Ervin Skelën.

21 komente në “Lorik Cana rihap debatin nga karantina: S’kemi nevojë për dy Kombëtare, gjithë shqiptarët duhet të luajnë veç për Kombëtaren kuqezi”

  1. te fala samarxhinjeve says:

    …dhe te mos poshterojne fanellen kuq e zi me xheste fetarev sic beje ti me disa te trjere ne mes te fushes

  2. Aleks says:

    1 Komb / 1 Kombtare!!!

  3. Ke aq shumee te drejte Lorik ,
    por ne shqiptaret po mos ,
    t’na percanin kaq kollaj dhe mos te shikonim interesin personal ,
    postin pefitimin etj ,
    nuk do kishim pefrfunduar nga Kombi me i Madhe ne Ballkan ne disa
    entkllava ,pa shtete ,pa ushtri , pa Kombetare
    dhe pa Dinjitet ku ka nji Mungese te Theksuar Ndjenje Kombetare !

    Shiheni Politiken , ne Shqiperis i ke ne sheerbime te Grekut dhe Serbit ,
    po ashtu eedhe ne Kosove ,
    pra ideja e Canes ehte Gjigande nee cdo keendveshtrim Kombetare
    sepse jemi shuuuuume – shuuume me te forte perball gjithkujt
    por edhe bashke nji trup – nji zemer -nji Komb ,
    qe cajme akullnajat .

  4. Bardhyl says:

    Shume e sakte te lumte goja kapiten…

  5. Bravo Rama says:

    shashka e radhes per te hequr vemendjen
    jemi ne lufte dhe mbijetese

  6. Bravo Rama bravo says:

    shashka e radhes per te hequr vemendjen
    jemi ne lufte dhe mbijetese

  7. EDI REJA says:

    kur erdhi tek lacio pasi ishte ne turqi me skuader te dobet dhe Tare i beri nder , une sa e pash deklarove se ky lojtar per mua eshte per ne serine B

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ti edi paske ‘vërtetë’ instikte’ duhet ti kesh të lindura apo mos vallë ke marre bekimin e anastasit? ?

  8. dardan I says:

    Nuk eshte debat, eshte nje vertete historike

  9. Bravo Rama bravo të lumtë says:

    shashka e radhes per te hequr vemendjen
    jemi ne lufte dhe mbijetese

  10. Bravo Rama bravo të lumtë.. ... says:

    shashka e radhes per te hequr vemendjen
    jemi ne lufte dhe mbijetese

  11. Supaxhiu 300 evro says:

    Feja e shqiptarit ishte dhe eshtè shqiptaria dhe kristjanizmi ,kur shikoj me prapanic lart lojtaret tane me vjen turp si shqiptar per nder te Gjergj Kastriotit e Nen Terezes qe i ka zili çdo vend i botes.

  12. Bashkim Kombetar says:

    Igli Tare, Lorik Cana kthehuni dhe largoni ketë mortje Duka që ka marr peng nje popull te tër një sopr si fitbolii, BASHKONI SHQIPËTARËT ME FUTBOLL QË TË NJIHEN E VLLAZËRAJEN NATYRSHEM DHE NË FUTBOLL!

  13. Aleks says:

    Biles Loriku mund te jete presidenti i munguar, ndoshta i rradhes i FSHF!

  14. Rromes says:

    Ne i patem kosovaret e iken .do kisha mendin qe mos te ket me shum se 3 kosovar ne kombetare ton .Si mendoni perse nuk ka shqipetar nga shqiperia te luaj me kosoven ,jam i bindur qe nuk te lejoje .

  15. pjeter says:

    Mos Lorik,na i hidherove shume baballaret e kombit Kosovar.

  16. Maneta says:

    Po ben lojen e Serbise edhe ti o Lorik

  17. katarakti says:

    Lorik Cana nje atdhetar i madh. Jemi nje komb dhe duhet të kemi vetem nje kombetare futbolli. Por disa në Kosove e kishin marre me yrysh krijimin e perfaqesueses kosovare. Ishte po ajo fryme qe fliste per nje komb kosovar të ndare nga Shqiperia. Ka edhe në Shqiperi sa të duash antikosovare. Qe, edhe per shkaqe fetare, duan më shume grekun dhe italjonin se vellezerit e tyre të nje gjaku dhe nje gjuhe. Prandaj jemi keta që jemi.

    1. Viktori says:

      Serbët e duan të ndarë Kosovën se e kanë më të lehtë për ta rimarrë edhe pse është shumë e vështirë po po te bashkohej me Shqipërinë do t’a kishte dhe më të vështirë Serbia prandaj dhe s’do t’a njohi se shpreson që një ditë ëndërron por ajo s’ka për të ndodhur kurrë sepse janë dhe një çikë të trashë Serbët me mirë një Kosovë e pavarur me 100 mijë serbë sesa një Kosovë e varur nga Serbia me 2 milion Shqiptar pra thjesht matematikë rasti i parë është më i leverdisshëm pra Serbia duhet t’a njohi Kosovën .Sa për kombëtare ka të drejtë Loriku duhet vetëm 1 se jemi popull i vogël nuk bëjmë dot kombëtare të fortë veç e vec mund të shkosh dhe në europian edhe në botëror po do vesh e do bësh 2 ndeshje e do kthehesh në shtëpi kjo ka pak vlerë nuk mbahen mend kush shkon në europian e ne botëror por mbahen mend fituesit edhe kampionat kombëtar duhet vetëm 1 se bëhet më i fortë me interesant më i pasur por kur t’a kuptojnë do kemi humbur shumë kohë që do të thotë me shumë para më shumë forcë më shumë zhvillim jemi pak të ngadaltë në shqiptarët po në fund do të ndodhin gjëra por prapë do themi sa kot që kemi humbur kohën po ja që sipas kokës ve dhe kapelën kaq meritojmë kaq tru kemi

  18. tifozi kuq e zi says:

    Per ata qe kane shkruar komente anti-Cana.
    Kur te flisni per Lorik Canen, lajeni mire e mire gojen. Juve jeni me mijera vite drite larg Lorikut, pasi djem si ai na bejne nder si komb.
    Fjale me vend ka thene Kapiteni jone i perjetshem. Nuk ka dy kombetare. Ka vetem nje, ajo qe paraqitet ne fushe me uniformen e flamurit tone kombetar. Djem te e Kosoves, jane djem shqiptare dhe me patjeter duhet te luajne per popullin tone kuq e zi. Ketu nuk eshte fjala per interesat e nje individi apo nje grup individesh qe mund te jene edhe futbolliste te talentuar. Eshte ne ceshtje qe prek te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne. Kush mendon ndryshe, nuk mund te jete shqiptar.

  19. Tironci says:

    Loriku ka te drejte, po erdhi bashkimi i Shqipetareve , vjen vetem nga futbolli se po te jete per politikanet tane, jo sot por per shekuj me rradhe bejne vetem punet e armiqve tane.
    Le te marrim Italine, komunistet e luftuan dhe i vrane ne lufte se keshtu donte serbia e rusia, pa i treguar popullit te verteten se Italianet jane Shqiptare, perandorine Romake e kane ndertuar perandore Shqiptare, dhe jane rreth 20 te tille. Gjuha Italiane ka si baze latinishten dhe latinishtja kishte si baze Shqipen, sigurisht latinishtja u formua ne perandorine Romake duke u marre si mundesi komunikimi pra gjuhe zyrtare per shkak te shtrirjes se saj ne shume popuj te ndryshem.
    Per sa i perket Greqise, dihet boterisht qe Grekerit e vertete jane vetem Shqipetaret, keta plehrat e sotem qe po mundohen me cdo kusht te shtremberojne Historine per te perfituar ne shtremberimin e saj per aresye politike. Grek ka qene nje fis Shqipetaresh qe jetonte aty arfer kufirit te sotem Greqi-Shqiperi dhe plehrat politikane po e shfrytezojne per Vorio Epir. Duhet te shkruhet e verteta qe Justiniani ka qene Shqiptar qe kur hypi ne fuqi si perandor i Romes me qender ne Konstandinopel, sulmoi te gjithe popujt Sllave qe ishin vendosur ne Ballkan dhe me pasurite qe morri, ndertoi ato qe dihen nga te gjithe sot.
    Per ne Shqipetaret sot ka ngelur vetem Etnia jone , pra Shqipetaret qe jane akoma pa pesuar ndryshim kombesie. Duke pasur parasysh Historine se cfare ka ndodhur, per te mos u ndare e humbur nga njeri tjetri, duhet Bashkimi i Kombit tone dhe kjo nuk ka si te nise me mire se me Futbollin se po pritem nga politika, zoti e di si do ndahemi dhe me cilet popuj do perfundojme.
    Prandaj ka te drejte Loriku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje