DETAJI/ Nga ’97-ta e deri te Corona: “Dënimi” i PD-së me opozitë në tre krizat më të mëdha

7 Prill 2020, 15:10Politika TEMA

Shqipëria, kësaj radhe krahas gjithë botës, po kalon një krizë të paprecedentë për kohët moderne; pandeminë e virusit koronar COVID-19.

Eshtë e disata në kohë tranzioni, ku konteksti politik pothuaj është i njëjtë: PS në pushtet, PD në opozitë.

Dhe është pothuajse e njëjta gjuhë politike, ndonëse me koronavirusin çështja ndryshon katërcipërisht: është globale dhe jo lokale.

Pra, e kjo vlen për opozitën, edhe atë mediatike ndaj pushtetit, që kur të ndërtojë kritikën, makar dhe akuzën, duhet të ketë sistem reference të saktë dhe bindës.

Sot e gjithë bota moderne ka rënë. Ose thënë ndryshe, ka dështuar. E mundet, nga ky realitet i paimagjineshëm e tejet irracional, vende të dobëta të rezultojnë më të forta se ato të fortat tradicionale, e kjo për qindra rrethana e arsye, objektive e subjektive.

Fjala vjen, opozita po imponohet me togfjalëshin klisheist “qeveria në dështim”. Pyetje: po jodështimi ç’fytyrë ka në këtë rast, ç’tregues, ç’referencë nga realiteti global?

Kjo krizë vjen pas asaj të tërmetit të 26 nëntorit, ku pas më shumë se 40 vitesh, Shqipëria, e padyshim çdo pushtet, ishte ç’mësuar me pasoja të tilla, ku maksimalisht, në 40 vite, ka patur tek-tuk vetëm krisje murresh. 26 nëntori ishte ndryshe, pasi rrafshoi me qindra banesa, e fatalisht morri mbi 50 jetë. Edhe në kërë krizë, PD i takoi të bënte opozitën. Dhe e bëri siç di ajo, siç po e bën, me çdo zë të saj, pa asnjë diferencë të vogël etike apo logjike nga zëri në zë.

Pra dhe në këtë rast, nuk pati fatin – të mirë apo të keq – që të qe në vendimmarrje, e të shkruante historinë e saj, të mirë apo të keqe.

Kriza tjetër para tyre, ku PD sërish qe në opozitë, e ku nuk i mbetej që të bënte vetëm akuzatoren, e mirëkuptuar nga vetë frustrimi që të sjell ky pozicion inferior, ishte ajo e spastrimit entik në Kosovë. I takoi PS-së që të qe në pushtet dhe të menaxhojë, patjetër dhe me përkrahje ndërkombëtare, një ndër krizat më të rënda humane. Në krye të qeverisjes qe Pandi Majko, siç u lexua atëherë e siç vijon të lexohet dhe sot, më i duhuri, nga aspekti jo aq menaxherial por psikologjik e moral, për të qenë komandant i saj lufte këndej kufirit.

Gjithsesi, edhe atëherë nuk munguan akuzat nga opozita, ndër ato më “Fast Food”-et në artikulim, për vjedhje ndihmash.

Kriza tjetër qe ’97, por ndarë më dysh dhe me të tjera kontekste, pasi buronte nga vetë politika e jo nga faktorë të jashtëm.  Pasi PD dështoi ta frenonte e ta menaxhonte që në shpërthimin e saj në shkurt, kjo bëri që nga kjo të humbte pushtetin, duke ia lënë PS ringritjen e shtetit të shkërmoqur në pak javë. Më pas, është e diskutueshme gjithë ajo çfarë ndodhi me qeverisjen e majtë nga ’97-ta e tutje. Eshtë e vërtetë që shtetit u ringrit, madje që dhe ekonomia pati një rehabilitim duke shkuar në pak vite në nivelin e rritjes 7 përqind, por e gjitha kjo panoramë entuziaste u shoqërua me njolla të errëta korrupsioni e degradim pushteti.

Kështu, PD-së ende nuk i dhënë “rasti i artë” për të treguar potencën e vet, atë të pretenduarën në kushte opozite, se mund ta menaxhojë siç duhet një krizë.

Kujtojmë se në Shqipërinë e tranzicionit, të vetmen fatkeqësi që kanë përfshirë dy qeverisjet, kanë qenë ato me përmbytje.

Nën “Berishën 2” pati disa sosh, në Shkodër sidomos, e nën “Ramën 1” po ashtu, por në jug. Në rastin e parë, PS -ja në opozitë ngriti akuza nga pushtetit, e më pas u detyrua vetë të testohej në situata të ngjashme. Diferenca qe se Rama e mbrojti stilin dhe metodën e tij të përballimit dhe rehabilimit, ndërsa PD, teksa hodhi akuzat klasike, nuk preferoi të tregojë avantazhet e saj kur përballej me Shkodrën nën ujë, ndaj PS kur iu përmbyt jugu. (tesheshi)

4 komente në “DETAJI/ Nga ’97-ta e deri te Corona: “Dënimi” i PD-së me opozitë në tre krizat më të mëdha”

  1. Sali says:

    Merrni edhe gruan e MURRIZIT qe tiu shpetoje. ME gjithe gocen

  2. lavdosh says:

    Mero djali,
    cfare kuptim ka ky artikull?

    1. durrsak 24 karat says:

      “Ha gjize, Agush”, thoshte njeriu me top, o Lavdosh!

  3. Arben says:

    Po se nga syri juaj ashtu duket , që këto janë tre krizat më të mëdha. Po krizën e 2008-2009 që mbahet si me e madhja që nga depresioni i madh e harruat. Shqipëria dhe Polonia ishin TE VETMET shtete në Europë që dolën më bilanc pozitiv në rritje ekonomike. Kërkojeni në internet dhe do e shikoni se kush ishin të vetmet shtete në Europë me ngjyrë jeshile. Niveli ekonomik krahasuar me botën ishte nga arsyet kryesore pse Shqiperia u pranua në NATO në 2009. Edhe atëherë krizë globale ishte por këto i harroni ju. Shqipëria edhe sot e kësaj ditë është kampion me masat, ku është i vetmi shtet që bllokoi totalisht lëvizjen edhe me makina. E pse? Nga frika se ka një sistem shëndetësor përtokë pavarsisht se janë hedhur milionat lartë e poshtë nëpër koncesione. Dhe thoshte KrM: Frikë jo, Kujdes po, kur ishte kokë e këmbë në panik për vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje