Basha 'rivalizon' Berishën: Njerëz me pushtet kryejnë testin e COVID-19, ministra e deputetë në listë

8 Prill 2020, 20:06Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se situata është ende kritike dhe për këtë arsye u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social.

Basha në një interviste për Euronews Albania, tha se nga ana tjetër mungojnë të dhënat e sakta lidhur me përhapjen e COVID-19.

“Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë”, deklaroi kreu i PD.

Përveç numrit të ulët, Basha tha se një numër i madh personash në listën e atyre që kanë kryer testin janë persona me pushtet. “Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë”, deklaroi lideri i opozitës.

1 komente në “Basha ‘rivalizon’ Berishën: Njerëz me pushtet kryejnë testin e COVID-19, ministra e deputetë në listë”

  1. KUTE KEPUTE says:

    Geshtenj e papjekur mbete o Aguridhe
    7×7= 42
    LAPAQEN klasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje