Kryeministri Edi Rama bën me dije se brenda 15 prillit qeveria do të miratojë paketën e zgjeruar financiare.
Në një shënim në facebook Rama bën me dije se po në këtë afat të vendosur do të miratohen edhe ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe Rrugor për shkelësit e masave të reja shtrënguese.
“Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi Parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.
Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.
Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave.
Lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë, njëatdhe #njëfamilje”- shkruan Rama. (TemA)
Boshatisen burgjet nga kriminelet per arsye te korones, por do i mbushin me te “pabindurit”!!!! Me sa duket (sipas Rames), te “pabindurit” nuk rrezikohen ne burg nga korona!!! Problemi eshte se te “bindurit” duhet te mbrohen si nga korona ashtu dhe nga “aktiviteti” i ish te burgosurit qe tashme shijojne lirine e tyre.
???Te burgosurit nuk e shkelin karantinen sepse e para -E kane provuar burgun dhe e dyta nese i kapin jashte karantine perfundojne prap ne burg keshtu qe te zgjedhin cila ju pelqen me shume?.
qenka bere 1 vit ushtria
Po ne qe jemi ne treg te vlores si do na veje halli o zoti kryeminister qe paguajm ta ks bashkie edhe ju na e qua ni pune te zeze familjet ne me car do ti mbam jemi bllokuar nga puna qe ne 12 mars edhe ne duam te perfitojme pakten e qeverris si biznes i vogel ose car mase do merret per ne zoti Edi Rama edhe ne duam ndime na shiko edhe ne qe jemi tregetar ne tregje edhe bisnesi jone esht drejt falimentimit qe na lidhet me turiset se ne shesim gjera artistike ta ni bashkia e vlores sna ndimom nga ju skemi ndime tani na thuaj po ne car do bejme duam qe edhe ne te perfshihemi ne paketn e qeverris me Respekt Jani Aliaj bolene vlore