Shaqiri, Xhaka & Co, gjest i madh! Federata zviceriane i falënderon

9 Prill 2020, 09:44Sport TEMA

Futbollistët e kombëtares së Zvicrës dhe trajneri Vladimir Petkovic kaë vendosur që të heqin dorë nga një pjesë e mirë e shpërblimeve (më shumë se 1 milionë franga) që do të duhet të merrnin nga Federata e Futbollit.

Kjo pas krizës ekonomike, si pasojë e pandemisë nga koronavirusi. “Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, deklaroi Petkovic.

Edhe Stephan Lichtsteiner ka komentuar: “Me këtë gjest kemi dashur që të japim një sinjal solidariteti dhe të tregojmë afrimitetin tonë me Federatën Zviceriane të Futbollit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje