Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për AbcNews, Hozha tha se i bënte shumë përshtypje fakti që ndaj Bilbilit dhe bashkëpunëtorit të tij, Laert Hoxhës, nuk i kanë kapur dot as forcat RENEA.
Gjithashtu Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.
“Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t’i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian.
Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti.
Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t’u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat.
Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun,”-tha Hoxha.
Mund të shërbejë kapja Orges Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?
Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.
Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.
Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?
Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.
Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?
Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën.
Dëshmon se ka pasur një dyshim se ky personazh diçka fshihte ndaj ka këmbëngulur ta kontrollojë se më kë ka të bëjë. Ky është një rast i një polici të guximshëm.
Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja . Ka dyshime të forta që baza ë të cilën strehohej ky personazh të çojë në identifikimin e ngjarjeve të tjera.
Personazhe të tilla sa e lehtë është ti zbërthesh?
Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet.
Sa I ngjan derrit ti or shok, sikur ta kesh vlla binjak!
Se ça thua pastaj merret vesh, llogjike derri..!
pa vlere-ke treguar vleren tende ne emerin qe i ke vene vetes.
Artan Hoxha eshte i vetmi gazetar investigativ qe gjithmone ka qene nje hap para policis ne zbulimin e krimeve dhe krimineleve. Te besh ate pune qe ben zoti Hoxha, ne nje vend ku krimi ka qene deri dje ne pushtet dhe ku akoma, mbeturina te tij jane ne perberje te forcave te rendit e ligjit, kerkon nje guxim prej te marri.
Artan Hoxha eshte Salvini shqiptar dhe meriton qe te respektohet dhe jo ofendohet sic ben ndonje i “mencur” si puna juaj.
Artan Hoxhen e njohim e se rrun kush ca thote, po ky tjetri Salvini kush eshte.
Po si është e mundur që ky i di të gjitha? Mos është i lidhur me botën e krimit? Pse merret direkt në intervistë ky dhe duan të bëjnë lajm duke sjellë që në fillim, pa u hetuar ngjarja akoma, spekullime me teori konspirative?
Përpiqem të gjej etalon në vëndin ku jetoj dhe nuk më rezulton kjo që ndodh në Shqipëri, flitet dhe analizohet një ngjarje kur të jetë hetuar dhe të jetë gjykuar me vendim të prerë. Ndërsa në Shqipëri një gazetar si ky dhe pastaj ata analistët e mbrëmjes në të gjitha televizionet fillojnë dhe tjerrin e tjerrin dhe kur duhet të hetohet e gjykohet katandiset kokoshi një thelë nëse provat nuk tregojnë atë që thotë Artan investigativi. Prandaj prisni, shumë mirë që është kapur qoftë dhe nga një polic, falenderoni policin që bëri punën për të cilën paguhet, e mos flisni budallëqe se si e kapi ky dhe jo një grup policësh. Turp për ju që e quani veten gazetarë profesionistë.
Duhet nje si ky qe te plotesoje koloritin e ngjyrave te medias ne albanistan. Nqs nuk do ishte ky do dilte nje tneter qe eshte si ky. Ky e ka toke te xanun tani kete qe ben… Kuptohet derisa nje dite te kafshone gjuhen per cfare tha … Bota e krimit keshtu e ka
rozi-ka shume gjera qe dihen prej te gjitheve, por shume pak marrin guximin qe te ndjekin kriminelet sic ben Artan Hoxha. Shumica preferon te heshte ose te beje sikur nuk e di, duke shpresuar se nuk do perket nga kriminelet. Jugu Italise eshte nje shembull se si popullata, edhe se e di se ku fshihen mafjozet, perseri qendron indiferente dhe nuk e ndihmon policine per te arrestuar kriminelet. Nga ana tjeter, korrupsioni forcave te rendit eshte pergjegjese deri ne nje fare shkalle e mos bashkepunimit te qytetareve me policine, pasi ato kane humbur besimin tek keto forca. Ne Itali ka disa gazetare investigative (si Artan Hoxha ne Shqiperi) si siciliani Paolo Borrometi, Maria Grazia Mazzola ne Puglia, Roberto Saviano e shume te tjere. Keta, ashtu si edhe zoti Hoxha, marrin informacione nga burime popullore me kushtin qe te mos i tregojne burimet e tyre. Keta individe jane heronj dhe nuk duhet aspak qe ti paragjykojme, sic beni juve, duke aluduar se jane pjese e krimet. Po te ishte e vertete kjo qe thoni, cfare perfitimi do kishte nje grup kriminal nga ekspozimi ne publik i veprimtarise se tyre? Sa per ato qe thoni ne lidhje me veprimin teper professional te policit, jam plotesisht dakort me juve, por kjo eshte nje ceshtje tjeter.
Perse duhen publikuar keto te dhena ne TV, i nderuar gazetari investigativ, Artan Hoxha!?
Te dhenat per plagosjen e kapjen e ketij krimineli nuk duheshin publikuar, kur behet fjale per kerkimin e bashkepunetorit te tij te rrezikshemn. Ai tani strehohet ne nje tjeter vend, merr masa dhe behet edhe me i rrezikshem, veçanerisht ndaj forcave te policise, sipas shembullit te krimineleve te Lazaratit. Nuk e kuptoj kete buje, per kapjen e nje krimineli adoleshent…
Pergezime dhe nderim per poilicin, qe mundi ta neutralizoje rrezikshmerine e tij per momentin dhe ta kape ate i vetem. Te tille police i duhen vendit tone! Bravo!
Nuk po publikon te dhena hetimore o robo, thjeshte bon muhabet kafenesh, keto te dhena i dine te gjithe ne shqiperi, i ngelet prokurorise ti provoje.
Ky investigatori na tregon per
rezikun e bandave
mbasi te prangosen
perjete mbas hekurave
Ha si doni ju mire ishte qe shume si ju
te ishit ne vend te ketij bilalit
pastaj nje thi me pak
Cfare jane keto histori mitomanesh.. Ai I fort, ky I fort, ata te fort..
artan hoxha pa asnje vler
Ky di 1 mut qe te haj. Kur kapet dikushi ky del sikofili pas te vjelave dje ben sikur i di apo ka qen pas tyre. Ky esht 1 rrot ka.i qe gjen vend te gazeta Tema per te mar ca komente.
C,fare ldiot gazetar. Su ba puna per ate te Bulqizes
Ky gazetar eshte bere gjitholog. Eshte analist investigativ per mafian, per termetin, per futbollin, per energjine, per gjinekologjine etj. Eshte bere qesharak fund e krye. Konica i madh ka thene : “Ati yne qe je ne qiell, lutem me mbaj gojen kur nuk kam gje per te thene!”. Ben mire qe ta mesoje dhe ky kete postulat e te mos flas kot kodra pas bregut.
Pushoni se sot ne darke keni Klodi Lalen qe do na çaje menderen me idotesite e saj!Ajo do na tregoje si edhe perse u kap gabimisht ky lepurush prej lushnje nipi i Murizit!
Jam Dokard që Policia ti kërkojë Bashkëpunim këtij MONSTRE para se të ZBËRTHEJNË gjithë KRIMET e kêtyre BANDITËVE dhe KUSARËVE , por pastaj ti FUSIN NJË PLUMB në KOKË në BURG , dhe ta ZHDUKIN , sepse ky FUNDËRRINË dhe PIDH ROB ka marr JETË NJERËZISH të PAFAJSHËM !!! PLUMBIN NË KOKË ose ELEKTROSHOTIN dhe ZHDUKENI KRRIMINELIN e PËSHTIRË dhe të NEVERITUR
Pak ushqim per Tanin se ska pas pune keto dite, neper tv te ndryshme
Me shume uje se kos…megjithate ska me te mire ne kete fushe.
E di kush e suportonte e kam edhe numrin e personit qe ai flet dy ore para arrestimit por nuk mund ta jap