Akademia e Shkencave ngjall shpresë tek qytetarët: Shqipëria ka hyrë në fazën e daljes nga pandemia

11 Prill 2020, 20:28Sociale TEMA

Akademia e Shkencave në një deklaratë të bërë thekson se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të daljes nga pandemia e COVID-19. Sipas Akademisë bëhet me dije se përfundimi i tyre mbështet kryesisht tek numri i lartë i të shëruarve.

Më tej në deklaratë thuhet se gjatë javës në vazhdim kërkohet vazhdimi i të njëjtave masa kryesore dhe i së njëjtës përkujdesje, me qëllim që rritja të mbahet nën 3 për qind.

Shtimi me 17 të prekur të rinj i numrit tërësor të të sëmurëve gjatë ditës së fundme përbën një rritje prej 4 për qind. Kjo rritje është në vijimësi të logjikës së ecurisë gjatë javës që po mbyllim, me një mesatare rritjeje ditore prej 3.8 për qind. Këto janë ritme karakteristike të fazës se sheshimit të kurbës së rritjes”, theksohet në deklaratë.

Deklarata e plote:

Shqipëria mbyll një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve: forcon vazhdimin e sheshimit të kurbës dhe fillimin e uljes së të sëmurëve faktikë: Gjendja e pandemisë në Europë dhe në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, datë 11 prill 2020: relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave. 

1. Një javë më parë, në deklaratën e saj publike, Akademia e Shkencave (nëpërmjet komisioneve të saj të përhershme: komisioni i mjekësisë dhe ai i matematikë-informatikës), paralajmëroi, duke vlerësuar dhe sintetizuar të dhënat, “rolin përcaktues të kësaj periudhe për ecurinë e metejeshme te pandemisë”. Shtimi me 17 të prekur të rinj i numrit tërësor të të sëmurëve gjatë ditës së fundme përbën një rritje prej 4 për qind. Kjo rritje është në vijimësi të logjikës së ecurisë gjatë javës që po mbyllim, me një mesatare rritjeje ditore prej 3.8 për qind. Këto janë ritme karakteristike të fazës se sheshimit të kurbës së rritjes.

Në këtë fazë Italia ka hyrë para nesh. Dje, në Itali dhe specifikisht në Lombardi, Milano e Bergamo, u shenjuan gjegjësisht rritjet prej 2.7 për qind, 2.27 për qind, 2 për qind dhe 1 për qind. Por, në dallim nga Italia, deri tani ritmi i shërimeve në vendin tonë është shumë më i lartë. Shifrat gjegjëse janë 45 për qind dhe 22 për qind. Kjo dinamikë e treguesve ka bërë që Shqipëria të hyjë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia. Gjatë javës që po mbyllim treguesit e pandemisë tek ne kanë ecur sipas pritshmërive dhe parashikimeve që janë bërë edhe prej Akademisë së Shkencave, komisionit të përhershëm të mjekësisë, të atij të matematikë-informatikës dhe të anëtarëve të E-group-it tonë “Në ndjekje të pandemisë”. 

2. Gjatë javës në vazhdim kërkohet vazhdimi i të njëjtave masa kryesore dhe i së njëjtës përkujdesje, me qëllim që rritja të mbahet nën 3 për qind.

3. Në shkallë botërore dje u shenjua një rritje prej 5.8 për qind, nga 5.6 për qind që u raportua një ditë më parë. Kjo për shkak të gati dyfishimit të numrit të të prekurve të rinj në Britaninë e Madhe (8.680 të infektuar të rinj, kundrejt 4.200 të infektuarve një ditë më parë). Britania e Madhe dhe Rusia janë në fazën e zgjerimit të pandemisë, me 9 për qind deri në 18 për qind rritje në ditë. 

4. Në SHBA dje u shenjua indeksi më i ulët i rritjes: 7.1 për qind, nga 7.7 për qind një ditë më parë. Por ndërkohë, për fat të keq, humbja e jetëve njerëzore ishte përsëri në nivelet më të larta, me 2.035 veta. Treguesit e lartë të vdekshmërisë mbeten shqetësues edhe per vendet kryesore europiane, ndonëse këta tregues, përveç Belgjikës, dje shenjuan ulje. Kjo u vërtetua në Francë, Spanjë, Itali, Hollandë dhe Gjermani. Pritet që kjo tendencë të theksohet në ditët e ardhshme.

5. Europa në tërësi ka shenjuar një rritje të të prekurve të rinj në kufijtë nën 5 për qind. Konkretisht, në Spanjë, Gjermani, Zvicër dhe Austri ky tregues u dëshmua gjegjësisht në nivelet 3.3 për qind, 3.3 për qind, 2 për qind dhe 2.4 për qind. Shmangie të kuptueshme përbëjnë treguesit e Francës dhe Hollandës, me 6 për qind. Ndërsa Belgjika, me 6.7 për qind rritje gjatë ditës së djeshme, po njeh një tendencë jostabilizimi. 

6. Shërimet në vendet europiane, ku dhe përhapja e pandemisë është më e gjerë, ndonëse me ulje gjatë ditës së djeshme, si trend janë në nivele të kënaqshme. Arritja e shërimeve në nivelet 46 për qind në Zvicër, 44 për qind në Gjermani, 35 për qind në Spanjë dhe mbi 22 për qind në Francë, përbë një tregues pozitiv, çka përshpejton daljen e Europës nga faza e pikut.

13 komente në “Akademia e Shkencave ngjall shpresë tek qytetarët: Shqipëria ka hyrë në fazën e daljes nga pandemia”

  1. o Zot,cfare tjeter do te na shohen site......!? says:

    e mer beqira,ne vatan luani ”akademikun” ne nje kohe kur te ndodhur neper evropi,ameriki a me gjere e shumta do te mblidhnit kanoce…………idiota!

    1. Aleksi says:

      O idiote, po vertet e keni, apo tallni bythen me shqiptaret?! Po ky eshte proces probabilitar epidemiologjik me ndikim gjenetik, klimatik, demografik, shkalle socializimi e zhvillimi, e per pasoje nuk ka ligjshmeri qe te parashikosh si do shkoje trendi, se ai here ngrihet e here ulet, si ti doje bytha virusit, nese ka bythe edhe virusi. Se sa per ju, e dime mire se jeni pa bythe, pa bole, por qenkeni edhe pa tru. Po pse doni te na shisni per shkence statistikat, qe nuk ka television qe nuk i jep, nga CNN, BBC, deri te TV Shijaku? Po pse dokra me inflacion dhe mufka Caciane do na tregoni ju per te ringritur ekonomine? Po te ishte kaq I zoti Cacin e kishte marre me kohe Greqia, ndonje tjeter Rumania, pse jo dike edhe Turqia. Perdite na nxirrni ca lonxho bonxho karieriste qe kepusin dokra, gjoja antare komisionesh shkencore, kush zoti e di se ku mblidhen, qe i perdor Skeneri duke u hedh nga nje kocke, qe te justifikoje shperblimet e majme te Vasilit, Shabonit, Kolecit dhe karkalecit, si dhe 99 pleqve te tjere me nder akademike, qe askush nuk e di cfare i kane dhene Shqiperise. Me thoni more aman, kush jane kryeveprat e mekanikut Kacani, apo ka shpik motorin qe punon me uje? Apo kimisti Mallorari, mos e ka bere ujin nafte ky eksperti? Po qe se kane bythe, le te dalin te 99 akademiket e ketij vendi e te thone se kane bere kete e ate, e ti mbushin medjen shqiptarit se jane baballaret e mendimit shqiptar. Nuk ju hidhet hi syve miletit me dokra, dekllarata boshe, statistika idiote dhe dalje prej karagjozesh sa ne nje TV ne nje tjeter. Eh mer Sale qe nuk e shkrive ket Akademi, e le sovjetiken e Verit si litarin jashte varrit te shejtanit. e le ne dore te vete shejtanit.

  2. Dam Jani says:

    Skënder Gjinushi e ka gati vaksinën.
    Pret vetëm firmën e Erjon Braçes që të fillojë prodhimi.
    Braçe do ta testojë i pari si gjysëm njeri që është.

    1. koronavirusi says:

      sigurisht vaksinat nuk provohen tek kermat si ti

    2. Tufani says:

      Vaksinat nuk provohen ne kafshe si ti o jani!

  3. shqipoja says:

    Tani ndjehemi te sigurte !
    Sidomos kur kete e thote nje akademi e drejtuar nga nje person qe ka nje jete qe s’merret me shkence !

    1. Sorra says:

      Si e ben shkencen ti moj shqipe vetem apo me bpunetor te jashtem..sipas preferancave te tyre?!

  4. xyz says:

    Shqiperia s`ka akademi qe kur vdiq Enveri.

  5. Akademia e rrumpalles... says:

    O pika po cfare akademie jeni juve more zorraxhinj. Ju mund te jeni cdo gje vec akademike qe sjeni. I morret ato poste per te siguruar xhepat tuaja dhe femijet tuaj me bursa studimi te pamerituara e i gjezdiset ne bote. Shkenca ne Shqiperi eshte ne kushte per tu vajtuar me oiiii.Turp e faqe e zeze ikni fshihuni gjekundi.Skender Gjinushi , Ethem Ruka dhe Ylli Vejsiu R.I.P. ishit ministra te aresimit dhe partia punes qe te treve ne kohen e saj ju edukoi ne France pra ishit te dale dhe si thote populli te kenduar por fatkeqesisht asnjeri prej jush nuk vuri nje gur si minister qe te mbaheshit mend ne shkence. Ju keni faje te medhaja si ministra qe shkenca jone eshte ketu ku eshte sot.

  6. Petraq says:

    Ne Shkoder kan nje shprehje u gjend dhe kola ne pune
    Hajde skence.hajde se.per ti kishim nevoj
    Mjerim!!!

  7. Adelina says:

    Vendosmeni mua ne krye te fushates kunder Covid dhe ju betohem se do ta vjedh virusin. Jo per gje po e kam zakon nga Rektorlleku. Hall kam per Stelen cbdn keto kohe pa mua, me ate burr kaqol ne shtepi???? Jam merzit tere diten me gruan (grua zeza thuaj me duket si gjelle me fasule). Ah Stela cme bere……

  8. Noc Rroku says:

    Po mos te ishte presidenti keta jane te paret me te parendesishmit ne Shqiperi!

  9. Adelina says:

    Botojeni komentin tim per Jorgaq Gaqi Hajdut Coban Kacani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje