Numri i të shëruarve ua kalon për herë të parë atyre që janë të infektuar aktivë. Ky grafik tregon se prej 8 marsit, kur numri i të infektuarve po rritej në vendin tonë, krejt ndryshe ndodhte me të shëruarit.
Deri në 22 mars, në vendin tonë po rritej numri i të infektuarve duke arritur në 89, ndërsa numri i atyre që rezultonin negativë pas dy testeve të kryera ishte vetëm 3.
Pikërisht në 22 mars ishin 3 pacientët e parë që dolën të shëruar nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Ashtu siç duket edhe në këto pamje në grafikun e shifrave të situatës se Covid në vendin tonë, data 5 prill shënoi edhe pikun e kurbës së të infektuarve në Shqipëri.
Në vend regjistroheshin 361 të infektuar dhe 104 persona të shëruar.
Numri i personave aktivë të infektuar në vend ishte 257 persona dhe 21 persona kishin ndërruar jetë.
Por fundi i javës së 5-të, solli një përmbysje të numrit të të infektuarve dhe të shëruarve.
Në 11 prill, në vend kishte vetëm 206 të infektuar aktivë, ndërsa të shëruarit arriti në 217.
Prit kur te dal Saliu, Tritani, preshi Lushnjes dhe i Luzit madh dhe te thone qe keto shifra jane genjeshtra!
Covid 19 është një mashtrim.
Përdorni arsyen tuaj jo propagandë mediash
Sukses .Shpetim i jeteve te dashurve tane .Te lumte Edi Rama .Tirp peropziten me sale gjoja doktor qe kerkoi ta kotherite popullin egjore.Ne skemi njerez te tepert si Amerika apo Italia qe tani e mbylli popullin dhe e denon bilr shumedhe ja merr parate ne vend.Saliu vete u izolua se e di qe keto flamasemundje infektive jane thjesht ngjtese ne kete rast me peshtymen episllekun por popullin e nxitkunder Rames.Pika Sali dhe ata qe te degjojne.
Shpresojm te ulet sa me shume kjo tregon se masat e marra po japin efekt bravo zoti e ndimoft shqiperin tone