Nga Eduard Zaloshnja
Disa vende po ndjekin ose planifikojnë të ndjekin së afërmi strategjinë e karantinimit të lokalizuar në përgjigje të pandemisë COVID 19. Japonia sot deklaroi vendosjen e karantinës strikte në prefekturën e tetë, ndërkohë që prefekturat e tjera kanë kufizime më të buta. Vuhani në Kinë doli nga karantina vetëm para disa ditësh, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit kishte disa javë që kishte dalë nga karantina. Qyteti i Nju Jorkut u fut i pari në karantinë, ndërkohë që shumë qytetete të tjera në SHBA ende nuk janë futur. E kështu me rradhë…
Në Shqipëri, deri në 31 mars, Bashkia e Tiranës ishte “lokomotiva” e rasteve të reja me Covid-19. Nga 2 rastet e para në 9 mars, shkoi në 140 raste gjithsej më 31 mars – një rritje 70-fish brenda 21 ditësh. Sidoqoftë, gjatë prillit, rritja e rasteve të reja në bashkinë Tiranë është ngadalësuar ndjeshëm – rritja mesatare ditore ka qenë 4.5% në ditë.
Nga 1 prilli, dy bashki kanë patur një rritje eksponenciale të rasteve të reja – Shkodra dhe Hasi. E para ka shënuar një rritje mesatare ditore të rasteve të reja prej 65% në ditë, ndërsa e dyta mesatarisht 46% në ditë. Kjo gjë ka bërë që kurba e rasteve të reja në rang kombëtar të mos i afrohet ditës me zero raste të reja (shihni grafikun 1).
Në qoftë se Shkodra dhe Hasi nuk do të kishin pasur raste të reja gjatë prillit (si shumë bashki të tjera në vend), kurba e rasteve të reja do t’i ishte shumë pranë ditës me zero raste të reja (shihni grafikun 2).
Krahasimi i këtyre dy grafikëvë ngacmon pyetjen: A mos duhet që edhe Shqipëria (si vende të tjera) të përdorë strategjinë e karantinimit të lokalizuar? Kuptohet që kjo strategji e re mund të vihet në zbatim kur 59 nga 61 bashkitë e vendit nuk shënojnë më raste të reja.
Ky eshte debil, 98% e amerikes eshte ne karantine o idiot, ata qe nuk jane ne karantine jane fanatike qe urrejne dhe kundershtojn cdo gje qe ka lidhje me qeverine federale pervec parave qe ju vijne nga qeveria federale per te trashur bythen ne divan.
Nuk ka lehtesim masash ne Amerike perkundrazi po shtohen qytetet ne karantine, hiq ato vende ku banoret jetojn neper pyje apo shkretetire me km larg njeri tjetrit. Ne amerike jetojm, lajme shikojm e degjojm perdite prandaj mos mashtroni njerezit atje kaq hapur. Nuk funksionon izolimi lokal nqs nuk zbaton parimin test test test dhe masat mbrojtese si higjena dhe distancimi social. Duhet filluar te hiqet izolimi gradualisht vetem kur ne gjithe territorin e shqiperise per dy jave rresht mos te kete asnje rast infeksioni, e shoqeruar kjo me teste si per ata qe kane shenja te dyshimta si per te identifikuar ata qe kane fituar imunitet, deri me sot asnje shtet nuk ka hequr karantinen pa pasur keto tre faktore te nderlidhur, perndryshe do e besh me keq sesa eshte dhe te rruat mundimi i ketyre 2 muajve.
Sigurisht qe duhet bere, se pse duhet te rrije ne karantine Permeti, Gjirokastra, Erseka Saranda dhe Delvina kur nuk kane patur asnje rast? Ne keto zona duhet zbutur karantina ne maksimum. Shkollat dhe cdo aktivitet qe krijon grumbullime te vazhdojne te qendrojne mbyllur, por te lejohen aktivitetet ekonomike te prodhimit dhe tregetise (nese ka). Baret diskotekat dhe kafenete te vazhdojne mbyllur, dhe keshtu me rradhe. Te inkurajohet gjithsesi distanca sociale dhe perdorimi i maskave. E njejta gje per zonat e tjera ku ka mbi 14 (apo 21) dite pa raste te reja te infektuarish. Para se te merret kjo mase le te behen dhe teste “masive” per tu siguruar qe vertete nuk ka raste. Gjithshtu te vihen postoblloqe t e perhershme ne keto zona ne pikat ku kufizojne me qarqe ku nuk eshte hequr karantina. Ne postobllok te lejohen vetem kamionet e furnizimeve dhe sherbimet e domosdoshme te shtetit, por dhe keta te kontrollohen te pakten per temperaturen ne hyrje dhe te detyrohen te mbajne maske dhe doreza. Ne kete menyre merr fryme gradualisht ekonomia.
vrapon qeska e cpuar me hy mrena kazanit ,
por me kot ,s’ja arrin dot
ajo bie rruges !