Përse u zhduk SARS dhe COVID-19 nuk ikën? Eksperti: Virusi do të kthehet në shtator, duhet të fitojmë imunitet

13 Prill 2020, 20:51Sociale TEMA

Aleksandër Sallabanda ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19.

Sipas tij në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen.

Profesor Sallabanda tha për gazetarin Endri Xhafo se është shumë e rëndësishme që situata të shihet me një sy kritik pasi kjo pandemi shkakton një trysni të madhe.

E pranoni mundësinë qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme?

Sallabanda: Nëse do ti futemi këtij diskutimi duhet ta konkretizojmë. Përpara një pragu epidemie ka gjithmonë vend për të diskutuar. Një virus që nuk jep infeksion nuk është e lehtë të supozohet se ka qenë , kjo duhet faktuar dhe ne nuk e faktojmë dot. Për të dalë nga kjo situatë një nga kriteret është edhe marrja e masave. Marrja e masave është në të gjithë botën. Besoj që për çdo zhvillim, ne shikojmë Amerikën, si shpëtimtarin tonë. Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet.

Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda. Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës.

Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit. Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.

Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.

Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?

“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu. Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.”

Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”,theksoi Sallabanda.

Virusi do të rikthehet në shtator?

Sallabanda: Patjetër që po.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet të gjendet se kush janë kitet më të mira në mënyrë që të ndërtohet shtresa imunitare. Janë dy teste për tu bërë, testi për të zbuluar nëse e kemi pasur virusin dhe teste për antikorpin.

Një gjë është e sigurt që ne duhet të shpëtojmë jetë dhe të çojmë ekonominë përpara. Shtresën imunitare të popullatës pjesërisht do ta ndërtojmë nga imuniteti natyror dhe pjesërisht nga vaksina.

8 komente në “Përse u zhduk SARS dhe COVID-19 nuk ikën? Eksperti: Virusi do të kthehet në shtator, duhet të fitojmë imunitet”

  1. pjeter says:

    Se shpejti nisin testimet mbi nje kombinim ilaçesh egzistente mbi korona virusin.Sipas “La Repubblica”patenta eshte depozutuar ne USA,keto dite,dhe titullari eshte nje profesor i kerkimeve shkencore veterinarie.Disa spitale ne USA e Kanada kane prenotuar ilacet. Depositato a Washington il brevetto di un veterinario che lavora all’Università di Camerino: “Sono partito dal virus dei gatti, entro un mese avremo i risultati”. Alcuni ospedali nordamericani e canadesi l’hanno prenotata
    di CORRADO ZUNINO
    13 Aprile 2020

    ROMA – La terapia anticoronavirus è stata prenotata da alcuni ospedali nordamericani e canadesi, diversi pazienti sono pronti a provarla.È a base di tre farmaci esistenti ed è stata progettata in Italia. L’ha messa a punto nei laboratori dell’Università di Camerino il gruppo di ricerca coordinato dal professor Giacomo Rossi, 52 anni, medico veterinario livornese della Scuola di Bioscienze e Medicina veterinaria di Unicam.

    Il professor Rossi, veterinario appunto, è partito dal coronavirus del gatto, il FeCoV, una patologia grave e senza un vaccino protettivo: spesso ha esito letale. Da lì è approdato, per fasi successive, a un protocollo di cura per gli umani che è stato acquisito dall’imprenditore Francesco Bellini, a sua volta scienziato, cofondatore della società canadese Biochem Pharmache ed ex presidente dell’Ascoli.

    Il veterinario livornese, studiando il modo con il quale i coronavirus si legano alle cellule dell’ospite, si è accorto di una particolarità di Covid-19: il virus presenta un numero maggiore di legami con i siti di Ace2, il recettore cellulare che Covid-19 utilizza per entrare nelle cellule del polmone, dell’apparato digerente e del tratto genito-urinario dell’uomo. Lo stesso Rossi ha spiegato: “Questi siti, detti di glicosilazione, sono aree in cui molecole di zucchero semplice si legano a una proteina ancorata sulla membrana cellulare. Ho notato che tutti questi siti sono costantemente legati all’ultimo amminoacido della proteina di membrana, l’Asparagina. Da qui l’idea di utilizzare un vecchio farmaco, noto agli oncologi che lo usano nella terapia della leucemia acuta dei bambini, la L-Asparaginasi. È un enzima che, eliminando l’aminoacido Asparagina, taglia di fatto il legame del virus con il suo specifico recettore cellulare”. La medicina blocca l’infezione e, eliminata l’Asparagina, “il Covid non ha più alcun punto di attacco”. Continua il veterinario: “Questo farmaco, unito alla già nota Clorochina che funziona bloccando l’ingresso del virus nella cellula tramite un altro meccanismo, e all’Eparina, che previene il danno acuto vascolare indotto dalla tempesta dell’infiammazione, copre in maniera completa infezione ed effetti dell’infezione sull’uomo”.

    Il professor Rossi ha rivelato di aver studiato sui lavori dei medici cinesi, i primi ad aver analizzato il coronavirus 2019, e di essere stato favorito dal forte legame dell’Università di Camerino con il mondo imprenditoriale marchigiano. Lo studio dell’Università di Camerino, grazie al ponte di un medico locale, è stato infatti analizzato dall’imprenditore Bellini, membro del Consiglio di amministrazione di Montreal Heart Institute Foundation e Canada Science Technology & Innovation Council. È nato così il brevetto che, in tre giorni, è stato depositato a Washington Dc. Alcuni ospedali statunitensi e canadesi lo stanno valutando.

    “Procediamo con cautela”, ha detto Rossi, “entro un mese dovremmo avere i primi risultati”. Negli Stati Uniti i trials sono più rapidi rispetto all’Europa. Il rettore Unicam, Claudio Pettinari: “Abbiamo messo in campo le competenze dei nostri ricercatori per trovare soluzioni che siano a beneficio della salute pubblica mondiale”.

  2. Taku says:

    T’u thafte goja. C’eshte kjo do kthehet ne Shtator. Ku e di ti, qe flet me aq siguri. Pse nuk e kane thene dhe specialistet e tjere kete gje, por kane thene edhe mund te kthehet. Perse dilni ne tv. per te leshuar dokrra te tilla, kur njerzit jane boll te alarmuar. U marrte dreqi, njerez qe kerkoni te dukeni. O Sallabaaaanda.

  3. Dulja says:

    Krihi floket se dukesh sikur ke dale nga pylli, e na jep mend. Dreq.

  4. kasemi says:

    Provoje ti i pari imunitetin o specialist, pastaj fto te tjeret, dhe shiko kush do te jetoje kur te mbaroje lufta. A do te gjeni ndonje ilac kunder ketij visrusi apo do te vazhdoni me lloje lloje teorishe, te cilat nuk i vlejne askujt.

  5. nje qytetar says:

    Duhet te fitojme imunitet – tani te gjithe do shkojne te teza e shkencetareve suedeze qe kete kane thene qe ne fillim. Dhe ky imunitet nuk fitohet duke u mbyll brenda nga e premtja der te henen.

  6. beni says:

    Coronavirus si AIDS te rallohen njerzimit ngadal ngadal !

  7. P-S-J-M says:

    Ky do futur në burg deri në shtator, pastaj shohim e bëjmë.

  8. Respektin veten.. says:

    Ndegjoni Keshillat se nuk Ju vjen e keqja ..
    Mbani distance njeri me tjetrin ,, ndergjegjesohuni Si Jane ndergjegjesuar Botta ..
    Mos i merni me Shaka, ne te kunderten sdo te jeni ketu te komentoni !
    Respektin veten ,kerini kritikat se po luani lojra te rrezikshme ,per veten ne rradhe te pare ,pastaj dhe per te tjeret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje