Agron Duka humb njeriun më të dashur, mijëra mesazhe ngushëllimi për mësuese Vajdien

14 Prill 2020, 18:37Sociale TEMA

Kreu i PAA Agron Duka ka humbur njeriun më të dashur, nënën e tij 81 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duka në rrjetin social.

Ai njofton miqtë dhe të afërmit e tij, se koha e pazakonte e pandemisë na detyron që të heqim dorë nga zakonet e moçme, por ritet do të zhvillohen pas kalimit të kësaj situate.

Postimi i Dukës:

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.

 Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!

 

4 komente në “Agron Duka humb njeriun më të dashur, mijëra mesazhe ngushëllimi për mësuese Vajdien”

  1. Lush berbali says:

    Ngushellime te sinqerta per ju !
    Nenes drite i ndritte shpirti ne perjetesi ,ashtu si drita qe shperndau gjate jetes !

  2. Lav di Miri says:

    Mesuesja ime e pare. Ka qene nje mesuese shume e mire dhe e dashur.

  3. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Nga trendafili del ferra , ka thene ai i pari !
    Respekt e mirenjohje per gte ndjeren !

  4. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Nga trendafili del ferra , ka thene ai i pari !
    Respekt e mirenjohje per te ndjeren !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje