Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ndihma prej 100 milionë euro e Komisionit Europian për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri është alokuar në buxhetin e rishikuar të BE për vitin 2020.
“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të pērballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE2020”- shkruan Rama. (TemA)