Curri: Kam kërkuar të drejtoj Partizanin, nuk u përfshiva kurrë në pisllëqet që bëheshin në futbollin shqiptar

15 Prill 2020, 20:30Sport TEMA

Skerdilajd Curri është një nga futbollistët e shumtë, që në vitet e vështira të tranzicionit për vendin tonë vendosi të emigrojë, me kavajasin, që zgjodhi Gjermaninë.

Atje ai u aktivizua në Bundesliga 2 dhe 3, ku suksesin më të madh e pati me Plauen dhe Erzgebirge.

Ndërkohë para se të merrte “arratinë”, Curri është aktivizuar me Besën dhe Partizanin në vendin tonë. Në një intervistë për Super Sport, 44-vjeçari, i cili tani drejton në Kategoritë e ulëta gjermane, kujton fillimet në Gjermani dhe projektet e së ardhmes.

GJERMANIA- Bëra futbollin e pastër dhe nuk u përfshiva në skenat e pista që bëheshin atë kohë. Ne e shikonin futbollin gjerman nga TV dhe kur e shikon ashtu të duket i lehtë, por kur e provon është ndryshe. Unë erdha këtu, po kisha shumë probleme, trupi i vogël, fiziku, etj. Duheshin vite që të përshtatesha. Ajo që më mbajti mua ishte teknika e lartë. Kur unë u mësova me këtë, arrita pikën e duhur për të shpërthyer në Bundesliga 2.

Unë para një viti isha shefi i akademisë i një ekipi të kategorisë së tretë këtu në Gjermani. Isha nën kontratë me këtë klub për një vit dhe me dëshirën time nuk e zgjata kontratën. Unë kam edhe shumë projekte të tjera dhe kjo ishe një ngarkesë e madhe për mua. Dëshira ishte e madhe të kthehesha në futboll dhe doja të isha afër me punën time aktuale dhe futbollin.

RIKTHIM NË ATDHE- Nuk mund të thuash kurrë jo pasi nuk i dihet. Para disa kohësh i dërgova një mesazh dhe doja të stërvisja Partizanin. E kam ndjekur shumë kampionatin sezonin e kaluar dhe u gëzova shumë që Partizani fitoi titullin pas kaq shumë kohësh. Nëse vjen ndonjë ofertë e bukur nga Shqipëria do mendohem dy herë dhe është e mundshme.

BESA- Unë ju tregoj një fakt këtu në Gjermani, është një trajner i ri që ka luajtur kundër meje dhe nga Kategoria e pestë e dërgoi në kategorinë tretë. Nëse Besa do të kishte një program dhe unë do të jap një kotribut, pasi është skuadra ku jam rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje