E bujshme, klubi i Serisë A dhe gjigantët grekë duan të blejnë kartonin e portierit të Kombëtares shqiptare

18 Prill 2020, 11:56Sport TEMA

Portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani po kalonte një formë të jashtëzakonshme me ekipin turk të Menemespor.

Ish-gardiani i Laçit, është një nga më të dalluarit te kjo skuadër, ndërkohë që mediat turke raportojnë se për të siguruar shërbimet e shqiptarit, interesohen plot 5 klube.

“Fanatik.com.tr”, ka zbuluar se rruga Europiane për Selmanin është e hapur. Bolonja, Olimpiakosi, Spartaku i Moskës, Krasnodari dhe Zoria janë klubet që janë hedhur në sulm, për të transferuar portierin 21-vjeçar.

Në lidhje me këto interesime ka folur edhe trajneri i Menemespor, duke vlerësuar maksimalisht Selmanin: “”Portieri ynë është shumë i talentuar dhe i disiplinuar.

Është shumë e natyrshme që të vijnë ofertat. Sidoqoftë, tani përparësia jonë është të heqim qafe epideminë e koronavirusit dhe të kthehemi në futboll”, u shpreh ai.

2 komente në “E bujshme, klubi i Serisë A dhe gjigantët grekë duan të blejnë kartonin e portierit të Kombëtares shqiptare”

  1. Lala says:

    Po erdhi ne Greqi do t’ i thonë shqipëtar bythe ( koloalvane) dhe do të humb si sopata pa bisht.

  2. Rromes says:

    Pse nuk i precizoni gjerat ,pse Nuk thoni qe luan ne serin B ne turqi .Lojtari i kombetares kujt kombetare. Perse i fryni gjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje