I ftuar në “FanZone”, më SuperSpor, Redi Jupi, duke komentuar situatën e tanishme tha se është e rëndësishme që futbolli të konsderohet tek ato biznese që duhet të hapen të parat.
“Periudha aktuale është e vështirë, askush nuk e mendonte se do të rrinim dy muaj pa aktivitet, pa bërë gjërat e përditshme. Situata po vjen e rëndohet. Futbolli është futur te fasha e tretë, me rrezikshmëri të lartë. Duhet t’u bëjmë me dije instancave që stërvitjet nuk mund të futen te fasha e tretë.
Po na mungon stërvitja. Ne nuk jemi si dyqan, që ngre grilën dhe vazhdon puna normalisht. Na duhet një muaj stërvitje për të arritur te ndeshjet. Numri i të shëruarve është më i lartë se ata që po preken Keqardhje për ata që kanë vdekur. Hapja e dyqaneve sjell më shumë risk se një seancë stërvitore. Duhet ndarë stërvitja nga ndeshjet. Edhe ndeshjet janë të kategorizuara, pasi në derbi kemi 20 mijë vetë dhe në ndeshje të tjera 100 vetë.
Nisja e stërvitjes: Në fillim të majit duhet të nisin stërvitjet. Pas 16-17 ditëve do të jemi gati për ndeshjet. Ky është skenar optimist, që unë e quaj realist. Nëse nisin në fund të majit, e mbyllin gjithçka në korrik. Kjo do t’u jepte mundësinë lojtarë të pushonin dhe të ishim gati për sezonin e ri. Do të më vinte çudi nëse do veprohet ndryshe.