Antoni Fauçi, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, është padyshim eksperti më i njohur aktualisht në botë sa i përket sëmundjeve që vijnë nga viruset dhe epidemitë. Ndaj udhëzimet e tij kanë bërë që jo vetëm SHBA, por edhe shumë shtete të tjera të ndryshojnë mënyrën se si të luftojnë pandeminë e COVID-19.
Këtë herë, ai ka folur për sportin dhe mënyrën se si pret që aktivitetet sportive të kthehen përsëri, duke udhëzuar qartësisht atë që pritet për të garantuar sigurinë e plotë.
“Ekziston një mënyrë se si mund të rikthehet sporti në vitin 2020, me dyer të mbyllura. Askush nuk do të mund të shkojë në stadium apo në pallatin e sportit si tifoz. Por përveç kësaj, skuadrat do të duhet që të mbahen nën vëzhgim në hotele pranë impainteve të lojës. Të gjithë pjesëtarët e ekipeve do të duhet të testohen të paktën një herë në javë”, ishin udhëzimet bazë të tij sa i përket kushteve që duhej të plotësonin klubet e kampionatet e sporteve të ndryshme që të kishin mundësinë që të zbritnin përsëri në fushë apo në pallatet e sportit për të rifilluar aktivitetet e tyre.
Gjatë kësaj jave, përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë do të takohen me përfaqësues të kampionateve kryesore në vend si NBA, MLB, NFL apo MLS për të diskutuar kushtet në të cilat mund të lejohet rifillimi i aktiviteteve.
Pse, doktor Antony Fauci qënka eksperti më i mirë në botë për sëmundjet infektive dhe epidemiologjike? Çudi! Sepse vetë Dr. Fauci, në një nga daljet e tij të përditshme në briefingun e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë përgënjeshtruese për këtë vlerësim. Vet ai ka thënë me plot gojën, se, përderia të jetë gjallë Pëllumb Pipero, as që mund të pretendoj kush të jetë i parë në fushën e sëmundjeve infektive dhe epidemiplogjike
Kush ju ka thene juve se Fauci qenka eksperti me i njohur ne bote?
Ka harruar qe te thote qe eshte e domosdoshme qe te luajne me meska dhe me doreza! Sa i perket me i miri ne bote ,duhet te thuhet me i miri ne Shtepine e Bardhe se ai vertet e meriton ,pasi fale ketyre eshte i vetmi vend qe vdekjet kane arritur papritshmerine me te larte fale ketyre specialisteve te fushes se epidemiologjise!S’shte shaka te vesin 3200 persona ne dite!