Vata: Futbolli shqiptar i falimentuar, të promovojnë brezin e ri e të ndërtojmë infrastrukturë

18 Prill 2020, 12:52Sport TEMA

Rudi Vata ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emsionin “Provokacija”, teksa mes shumë temave të tjera, nuk mund të mos fliste për futbollin.

Ish-futbollisti i kombëtares, shprehet se futbolli në Shqipëri është i falimentuar ndërsa e rëndësishme tashmë është që të promovohet brezi i ri si dhe ndërtimi i infrastrukturës.

“Në Skoci populli jeton për futbollin. Pa futboll, pa muzikë, pa çdo sport jeta është shumë e vështirë. Shpresoj që kur gjithçka të rihapet sërish të kemi mundësi të bëjmë zgjedhje të mira. Shqipërisë i ka munguar lideri me integritet.

Ne nuk kemi pasur një lider me inteligjencë, pasion dhe integritet. Shumicën e kohës kemi pasur njerëz që kanë pasur inteligjencë apo pasion, por i ka munguar integriteti. Njerëzit me dinjitet nuk mund të bëjnë pakt me djallin për të drejtuar një popull krenar me vlera dhe dinjitet.

Të promovohet brezi i ri, të ndërtojnë infrastrukturën dhe njerëz për të dhënë kontribut për të rritur brezat e së ardhmes. Futbolli jonë shqiptar është i falimentuar, gjithmonë kemi folur për arbitrime të këqija. Derbi Patizani-Tirana ka qenë një derb i madh gjatë gjithë historisë së futbollit”, u shpreh Vata.

4 komente në “Vata: Futbolli shqiptar i falimentuar, të promovojnë brezin e ri e të ndërtojmë infrastrukturë”

  1. Zigur Qarri says:

    Te gjitha hapsirat publike në Kryeqytet u dhan tek privati nga Edvin Escobar D’Rama dhe Erion Makiaveli,per te ndertuar pallate,
    prandaj edhe futbolli shqiptare eshte i falimentuar.U zhduken te gjith terrenet sportive,u dhjamosen te gjith femijet dhe semundjet
    e zemres po prekin edhe rinine.Dhe kjo gjendje eshte ne te gjith Shqiperine,pa shprese se do te ndryshoje.Te ndertosh nje terren
    sportiv atje ku eshte më i nevojshem,duhet te prishesh 10 pallate dhe eshte pak.14 mion Euro demshperbleu D’Rama nga pasuria
    e vet vjehrrin e Bashes vetem per nje pallat.

  2. Vata karagjozi says:

    Brezi i ri eshte djali juaj me ke perfaqesuese po luan ? Leri pordhet ti je i vetmi qe nuk te TAKONE te beshe morale o buthepambuk

  3. Mahmut shqiptari says:

    O Vata je nje barbon qe ske shokun

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk kam ndonjë simpati të veçantë për vatën por në këtë rast ka thënë të vërtetën. .nuk është vetëm futbolli i falimentuar aty në shqipëri. .çdo gjë është e falimentuar dhe e degjeneruar sepse Shqipëria është peng e një grupi antishqiptarësh. .përpara se të hidhen themelet e infrastrukturës së re shqiptarët duhet të lajnë hesapet njëherë e përgjithmonë me këtë kastë të kalbur sharlatanësh që mbajnë peng një popull të tërë. .nuk mund të ndërtosh një shtet evropian me një kryeministër sharlatan apo me një president të korruptuar. 1+1 bëjnë 2 ..kryeministri ynë e ka mëndjen akoma të përndjeki ‘pulaxhinjtë’ sepse me atë mentalitet është i brumosur,në vitet e para të 90 bërtisnim :e duam shqipërinë si gjithë evropa por Evropa dhe enverizmi janë dy rrugë dimensionalisht të kundërta dhe këta dobiçat e rritur në oborrin e qoftëlargut destinacion kanë vetëm mizerien enveriste dhe jo Evropën e vlerave perëndimore prandaj shqiptarët përpara se të hedhin themelet duhet më parë të varrosin xhelatët e këtij populli që akoma vazhdojnë të na e paraqesin qoftëlargun e dështuar si një ëngjëll të paqes dhe prosperitetit. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje