5 qytetet shqiptare ku të gjithë të infektuarit e kanë mundur koronavirusin

22 Prill 2020, 12:05Sociale TEMA
5 qytetet shqiptare ku të gjithë të infektuarit e kanë

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar sot se ne 7 qytete, të gjithë personat të cilët deri më tani kanë qenë konfirmuar me koronavirus, janë shëruar duke e mundur atë.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja Rakacolli.

Ndërsa po bënte përditësimin e të dhënave, Rakaçolli tha se 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Po ashtu ajo tregoi se janë 5 zona ku të gjithë personat që kanë qenë konfirmuar deri më tani me koronavirus, janë shëruar.

Sipas këtyre të dhënave, aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë, çfarë do të thotë se numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve aktivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje