Arti shqiptar humbi ditën e djeshme një nga artistët më të kompletuar, dhe që ka lënë pas gjurmë të shumta siç ishte Rikard Ljarja, në një situatë aspak të favorshme për ti bërë nderimet dhe homazhet që meritonte.
Por duket se dhe disa prej mediave, nuk e kanë pasur me përparësi ndjekjen e kësaj humbjeje të madhe, pasi situata në të cilën gjendemi, ka ndërruar shpesh dhe axhendat.
Ka qenë një postim i Art Leshnicës në rrjetet sociale, që rikujton dhe një histori të vjetër, të disa prej artistëve shqiptarë, që askush nuk i linte të paguante në lokalet e Tiranës.
Postimi në rrjetet sociale:
Ishin te gjithe te nje kafe afer gjykates se Tiranes. I fotografova pasi iu mora leje me shume perunjesi.
– Tavolina e tyre eshte ne llogarine time. – i thashe kamarjerit.
Qeshi. – Je vone, eshte e paguar. Kush i le ata te paguajne! – tha duke nxituar.
Kjo mu kujtua kur vura re se te gjithe televizionet e kishin faqosur te fundit lajmin per ikjen e Rikard Larjes.
Lajm te dyte pas kryesorit kishin cmimin e patllixhanit dhe kastravecit qe iu… e mos iu dalte!
Derdimenet qe s’u gdhenden e s’u gdhenden.