Nuk zbatuan masat anti COVID-19, gjobiten 2 fasoneri në Krujë dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët

23 Prill 2020, 12:53Kronika TEMA

Strukturat e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët, pasi nuk zbatuan masat  për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.

1 komente në “Nuk zbatuan masat anti COVID-19, gjobiten 2 fasoneri në Krujë dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët”

  1. Olimpia says:

    Kapitalizmi shqiptar eshte i barabarte me kapitalizmin euroamerikan te para luftes se pare boterore.Shumica e kapitalit te madh shqiptar,me punen e vet ose ne bashkepunim me politiken dhe mafian ka vene pasuri te jashtezakoneshme e cila eshte riinvestuar ose eshte transferuar ne parajsat fiskale.Nderkohe jep rroga mjerane vetem per mbijetese,paguan sigurimet shoqerore mjerane dhe nuk zbaton kushtet minimale te sigurise per jeten e puntoreve.Natyrisht ka perjashtime por shumica jane te pameshireshem.
    Koronavirusi zbuloi lakuriq kapitalizmin primitiv shqiptar.PS duhet te ndermarre nje reforme radikale per te permbysur kete realitet te eger primitiv kapitalist shqiptar.
    E para,te vendoset rrogen baze minimale 400 euro.Askush nuk mund te paguajne me pak.Jam i bindur qe i gjithe biznesi ka fitime per te paguar ne kete nivel plus sigurimet shoqerore.Sepse ne asnje vend super te zhvilluar nuk shikon investime private qindramilioneshe si ne Shqiperi nga kapitali vendes ,nderkohe qe rrogat Jane ne nivelin mjeran.
    E dyta ,te krijohen mundesite per krijimin e sindikatave te verteta ,perfaqsuese te interesave reale te punetore e.Qofte edhe me para nga shteti.Eshte e turpeshme dhe kriminale qe punonjesit dhe pensionistet shqiptare nuk kane mbrojtje te organizuar perballe kapitalit.Ne demokracine liberale shteti eshte asnjeanes dhe jo mbrojtjes i kapitalit ne kurriz te punetoreve.Eshte e pafaleshme qe nga studiot televizive cdo dite thuhen perralla kur nen hunden e shtetit bizneset nuk zbatoje rregullat elementare te mbrojtjes ne pune.
    E treta, te gjithe organizmat e kontrollit mbi kushtet e punes,policia financiare dhe ajo e shtetit te ushtrojne nje kontroll kapilar ne te gjitha bizneset per te garantuar kushtet ligjore te punes respektimin e kontratave,te lgarantimit te lejes dhe Pages se 13 te.Asnje leshime ndaj kujdo qe shkel ligjin.Natyrisht me apo pa Ramen,ne se PS nuk realizon kete reforme radikale ,eshte e destinuara te deshtoje me turp misionin e saj si parti e majte.Dhe jam i sigurte qe populli i majte qe eshte dhe do te jete shumice ne Shqiperi edhe per shume vite ,do te dije ta gjeje rrugen e vet drejt se ardhmes me apo pa PS,ne se kjo e fundit nuk ndryshon strategji .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje