Vjen “paketa” e ndihmës nga FIFA: 500 mijë euro për futbollin shqiptar

24 Prill 2020, 17:25Sport TEMA

Jo vetëm federatat respektive, por është edhe FIFA  që ka vendosur të japë ndihmën e saj në këtë periudhë të vështirë për skuadrat e futbollit.

Janë 211 federata dhe në total është një shumë prej 150 milionë eurosh që do të shpërndahen në mënyrë të barabartë së shpejti.

“Pandemia ka prodhuar një sfidë të paparë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë.

Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për Federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, – deklaron Xhani Infantino, kreu aktual i FIFA-s.

Ng kjo paketë sigurisht që përfiton edhe futbolli shqiptar një shumë prej 500 mijë eurove që do t’u shpërndahet klubeve për këtë situatë jot ë mirë që është duke kaluar edhe futbolli shqiptar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje