Interi pranë akordit, Kumbulla pritet të vishet zikaltër sezonin e ardhshëm

25 Prill 2020, 17:25Sport TEMA

Marash Kumbulla është një nga talentet më të mëdha të kampionatit italian dhe është fakt se ai nuk do të vazhdojë të jetë i Veronës në sezonin e ri.

Verdheblutë pritet ta shesin talentin e kombëtares sonë në këmbim të ofertës më të mirë.

Një sërë skuadrash brenda dhe jashtë Serie A interesohen për Kumbullën, por siç raporton “Sky Sport”, Interi është shumë më pranë se kundërshtarët në garën për 20-vjeçarin.

Flitet prej kohësh për një akord me Marashin, por duket se është arritur dakordësia edhe me klubin e mbrojtësit.

Mësohet se Interi dhe Verona janë në prag të akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove. Godin do të largohet këtë verë dhe Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar.

Në rast se ky operacion finalizohet, Kumbulla do të thyente rekordin kombëtar sa i përket lojtarit të shitur me vlerën më të madhe.

Talenti është në ankand dhe klubet e tjera të interesuara duhet të lëvizin shpejt, pasi Marota është në avantazh të dukshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje