VIDEO: Sherr i dhunshëm në mes të qytetit, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier?

26 Prill 2020, 10:24Kronika TEMA

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit ka ndodhur një sherr i dhunshëm, në të cilin ëshstë përfshirë edhe një punonjës policie.

Policia ka dhënë detajet e asaj që ka ndodhur, me anë të një komunikate për shtyp.

Deklarata e Policisë

Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin. Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

3 komente në “VIDEO: Sherr i dhunshëm në mes të qytetit, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier?”

  1. TT says:

    Policia e hurit,saliu e perdori te vrase,ramuti te rrahe….polici me I mire ne Shqiperi as per porter nuk ben ne evrope kane probleme psiqike dhe jane pa dallim gomar me vesh te shkurter….

  2. rem says:

    kush e ka menjen te koronavirusi.

  3. cepi says:

    polici i rrugores apo polic rrugac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje