Viti akademik mund të zgjatet deri në shtator: Do merren masa për distancën mes studentëve

26 Prill 2020, 17:06Sociale TEMA

Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.

Në një intervistë me TV Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator.

Përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.

Ashtu si sistemi parauniveristar edhe shkollat e larta kanë zhvilluar online procesin e dhënies së leksioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje