FOTO/ Si kanë ndryshuar sot 10 fëmijët që mbërthyen pas ekranit të gjithë shqiptarët: Nga Tomka tek Beni, Rudina dhe... Gjino

27 Prill 2020, 14:25Kulturë TEMA

Kush nuk i mban mend Gjinin, Tomkën, Benin, Taulantin, Mimozën, Rudinën, atëherë është shumë i vogël për këtë artikull.

Këta janë aktorët e vegjël më të famshëm shqiptarë dhe ka mjaftuar vetëm një rol që të bëhen të njohur e të mbahen mend për vite të tëra.

Tanimë të gjithë janë rritur, disa kanë vazhduar rrugën e artit e të tjerë i janë larguar televizionit.

Më poshtë do mësoni si duken e ç’ka ndodhur me aktorët e vegjël të filmave shqiptarë që i kemi dashur kaq shumë.

1.Admir Sorra i njohur si Gjino i “14 vjeç dhëndër” i cili luante rolin e bashkëshortit minoren që u martua me Marigon, nuk është më aktiv me projekte në ekran.

Ai për disa vite ka jetuar në Itali dhe më pas u rikthye në Shqipëri ku aktualisht jeton në Vlorë. Admiri nuk është shumë aktiv as në rrjete sociale duke mos preferuar të jetë në vëmendje pavarësisht se në media është shkruar shpesh për të. Sot ju sjellim disa foto të viteve të fundit nga aktori për të parë ndryshimin që ka pësuar pas 30 vitesh që nga roli i Gjinos.

2.Aktoren e Mimoza Llastica edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta thërrasin me emrin e personazhit. Ajo quhet Zhaklina Dhimojani dhe ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante filmin.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë, Zhaklina duket një femër shumë e hijshme. Ajo është larguar nga Shqipëria që në vitin 1990 dhe jeton në Bern të Zvicrës. Aktorja është e martuar dhe ka një vajzë. Zhaklina nuk merret më me aktrim por tani ka marrë drejtim komplet tjetër. Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas si organizatore e koncerteve me muzikë klasike. Tani ajo mban postin si anëtare e Këshillit Bashkiak në Himarë.

3.Ndryshe nga dy aktorët e mëparshëm, Benin e filmit “Beni ecën vetë” e keni parë shpesh në ekran. Herion Mustafaraj ka jetuar prej 27 vitesh në Amerikë por nuk i ka munguar ekranit shqiptar.

Herioni ka marrë pjesë në disa emisione e spektakle shqiptare siç ishte edhe “Dance with me”. Ai sot është 51 vjeç dhe baba i një vajze. Duke qenë se kanë kaluar shumë vite, edhe Herioni ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante Benin dhe disa nga fotot e tij më të reja jua sjellim më poshtë.

4.Taulanti i fitoi zemrën të gjithëve me rolin e një fëmije të përkëdhelur në filmin “Taulanti kërkon një motër”. Sot ai nuk është më aktor por një arkitekt.

Donald Kokona është 38 vjeç dhe jeton në Tiranë. Së fundmi ai është rishfaqur në ekran i ftuar në emisione, ku ka treguar për kohën kur luante rolin e Taulantit dhe pasionin e tij në arkitekturë.

5.E famshme nga filmi “Taulanti kërkon një motër” është edhe Ola, shoqja e ngushtë e Taulantit. Ndryshe nga Donald Kokona, aktorja që luante rolin e Olës, Sabiela Agushi nuk është shfaqur më në ekran që pas këtij roli.

Ajo jeton në Gjermani, punon si juriste në Bashkinë e Mynihut dhe është e martuar. Sigurisht që edhe ajo ka ndryshuar shumë që nga roli i Olës.

6.“Tomka dhe shokët e tij” është një nga filmat që ka mbetur gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëe. Aktori që luante rolin e Tomkës quhet Enea Zhegu.

Ai ka luajtur edhe në filmin “Lulëkuqet mbi mure”, por pas disa roleve preferoi të shkëputej nga kinematografia. Pas 30 vjetësh Enea u rikthye me serialin “Milenium” në vitin 2013.

7.As Rudina e “Dy herë mat” nuk e ka vazhduar më aktrimin pas rolit me të cilin publiku e kujton edhe sot.

Manjola Begolli ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot është biznesmene. Pavarësisht se e ka lënë aktrimin, Manjola vitet e fundit është shfaqur shpesh nëpër emisione. Ajo sot është një femër shumë elegante siç e shihni edhe në fotot e mëposhtme.

8.Në moshën 13-vjeçare Petro Papakosta u bë shumë i njohur me rolin e Velos në filmin “Partizani i vogël Velo”, por ashtu si shumë aktorët e sipërpërmendur edhe ai u tërhoq nga aktrimi.

Petro Papakosta sot është shkrimtar dhe ka botuar disa libra.

9.Filmin “Shoku ynë Tili” e kujtojmë me nostalgji dhe po kështu edhe personazhin kryesor Tili por për aktorin Arben Latifi ky do të ishte roli i parë dhe i fundit.

Arben jeton prej vitesh në Gjermani. Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e tij të fundit ku shfaqet shumë trendi me flokë bjondë.

10.Po Fatmirin e filmit “Në shtëpinë tonë” e mbani mend?

Ai sot është themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri, është i martuar dhe është bërë baba.

20 komente në “FOTO/ Si kanë ndryshuar sot 10 fëmijët që mbërthyen pas ekranit të gjithë shqiptarët: Nga Tomka tek Beni, Rudina dhe… Gjino”

  1. Crendesika says:

    Filmat shqiptare jane te nje niveli cilesor edhe me pak se amator, dhe kur degjon te flitet per aktore te vjen te qeshesh me ta. Para pak kohe vdiq njeriu qe pushtonte tere kinemate tona me filmat dhe fytyren e tij e cdokush nxitoi ta quaje nje humbje te madhe etj etj. Per mua kjo eshte qesharake. Humbi njeriu jo arti. Per mua vdekja e elekricistit, pastruesit apo te vetequajturve aktore eshte e njejte. Secili krijon kushtet e jeteses per vete e familjen e tij dhe me duket aspak shoqerore qe te respektohen ca qe puthin token apo ngrijne shtyllave me shume se ai fshatari a mekaniku a postieri qe me devotshmeri bejne ate cka u takon ne jete. Sikur njerezimi ta kuptonte sa budalka eshte, nuk do ndiqte Ronaldon e Mesin stadiumeve te zhurmshem e ti lante me flori ca xhonglere ordinere por duhet te mvukoje me flori doktoret e shkencetaret qe jetesa e tyre te permiresohet. Pale pastaj kur mburravece si stalone e shwarceneker tregoj e muskujt e cudisin nje audience siperfaqesoresh. Njerezimi eshte duke u endur nga nje qorsokak ne tjetrin nen drejtimin e impotenteve te dijes e zhvillimit.

    1. Niku says:

      Na thuaj kur te vrasesh veten, e? Kaq zi sa I shikon gjerat ne jete ti, vaj halli, me mire mos bej asgje, vetem rri e prit kur te te vije ora se bota ka marre teposhte e s’behet me.

      Filmat shqitpare nuk jane amatoreske, kane mjaft dogmatizem partie dhe lufte, por krahasoje me kinemate e vendeve qofte lindore, qofte evropiane apo amerikane te po atyre viteve dhe me thuaj sa ndryshime te medha mund te shohesh. Ka filma me metafore shume te thelle si psh “Malet me blerim mbuluar” qe nuk eshte thjesht nje histori lufte,, por thirrje e Anagnostit per t’i thene Shqiperise dhe shqiptareve qe dalin nga kornizat ose prangat qe I ishin vene artit dhe megjithese Shqiperia kishte art te cunguar e te e gjymtuar (Lilua), perseri Jahua (Anagnosti) I jep doren dhe e bind te mos kete turp a frike se cdo gje rregullohet. Etj. etj. etj. ka mjaft te tilla, por duhet te dish t’i shikosh.

    2. tarasi 2 says:

      dhe ti je nje koqe kandari ,,filozof i bythes

      1. Niku says:

        Duke ardhur nga ty ky vleresim me ben nder. Duket c’mall je, s’ka nevoje per analiza te shumta. T’i nuk ke faj ne fakt, injorantet kane mbytur boten, jo me nje cope vend si Shqiperia e per me teper nje faqe si kjo e Temes. S’po ua dalim dot me, duhet ndonje lufte a ndonje virus si ky korona qe te vihet cik ekuiliber.

    3. TIRONA says:

      crendesika,kush je ti mosperfilles,paedukate,qe flet me inforitet psikopati dhe injoranti?
      U largua nga jeta artisti modest me zemer te madhe:
      Rikard Ljarja :
      1)Hendeku qe e dallon nga ty eshte:
      AI PERMBUSHTE PLOTESISHT FJALEN NJERI!
      I EDUKUAR QE NE FAMILJE,MODEST ,I SINQERTE.
      2)ARTIST I LINDUR,PUNETOR,I FORMUAR.QE NGA ZERI,BOTA E BRENDESHME DHE VEPRIMET NATYRALE.
      3)MADHESHTINE ,JA SHTONTE LIMITI SKENARESK MODEST, PA DRAMA TE THELLA,PA EXPERIENCE,ME REGJIMIN E KOHES, I FILMAVE TANE SHQIPTARE.
      4)TE PELQEN TY APO JO,KJO PAK RENDESI KA,POR TE VERTETEN TI NUL ZEMERZI ,NUK MUND TA MOHOSH:
      NE RAPORT ME EXPERIENCEN E GJATE, NUMURIN E MADH TE FILMAVE TE PRODHUAR NE KINEMATOGRAFITE BOTERORE:ARTISTET SHQIPTARE KANE BERE EPOPE DHE KANE QENE TE SHKELQYER.PER KETE JU JEMI MIRENJOHES!

  2. XHH says:

    Gje shume e mire qe i shohim te rritur por gje jo e mire qe nuk kan vazhduar talentin e tyre qe ishte i mbrekullueshem ne fillimet e jetes se tyre. Sic duke nga keto 10 shembuj te krijohet pershtypja se po u more me art qe ne femijeri nuk ke per ta vazhduar me kur te rritesh – Ne fakt duhet te jet e kunderta

  3. Niku says:

    Ben Latifi ka luajtur edhe te “Lundrimi i pare”, nuk eshte vetem te Tili.

  4. joel shkodra says:

    Ka shume shembuj edhe nga kinematografia boterore qe artistet e famshem femije nuk e kane vazhduar aktrimin. Si p.sh. e famshmja Shirley Temple. Por, ka edhe raste qe jane bere aktore te famshem si p.sh. Leonardo di Caprio.

  5. Kritiku pa kritika says:

    Nxirni edhe “humoristet” e Portokallise, se edhe ata e kane kaluar pragun prej 10 vjetesh, se kane vite qe na kane acaruar fundjavat, se bashku me Agron Llaka dhe sidomos me humoristin e te Dieles ne tv Klan Ardit Gjebrea.

    1. Taku says:

      Po ku krahasohen keto talente me palacot e portokallise !?

  6. asd says:

    Shume bukur, shume mire, por asgje e jashtezakonshme.

    1. Xxx says:

      Sa nostalgji ? Jemi ritur me fytyrat e tyre te embela e te dashura. Filma te paperseritshem. I uroj te gjitheve jete te gjate dhe te lumtur.

  7. Olti says:

    Keni harruar ate djalin te filmi guximtaret. Nga behet ai?

    1. Niku says:

      Artan Santo luante Ilirin. U be bankier, drejtor banke dhe para disa vjetesh u vra me atentat para bankes. Thashehemet flasin per muhabete pastrimi parash, po akoma s’jane gjetur vrasesit apo porositesit.

  8. genci says:

    djali te filmi “guximtaret”eshte bankieri ARTAN SANTO ,i vrare para disa vitesh ne nje nga vrasjet me bujshme ne shqiperi.njihej edhe si “kumbari”i biznesmeneve te falimentuar.

  9. TIRONA says:

    crendesika,kush je ti mosperfilles,paedukate,qe flet me inforitet psikopati dhe injoranti?
    U largua nga jeta artisti modest me zemer te madhe:
    Rikard Ljarja :
    1)Hendeku qe e dallon nga ty eshte:
    AI PERMBUSHTE PLOTESISHT FJALEN NJERI!
    I EDUKUAR QE NE FAMILJE,MODEST ,I SINQERTE.
    2)ARTIST I LINDUR,PUNETOR,I FORMUAR.QE NGA ZERI,BOTA E BRENDESHME DHE VEPRIMET NATYRALE.
    3)MADHESHTINE ,JA SHTONTE LIMITI SKENARESK MODEST, PA DRAMA TE THELLA,PA EXPERIENCE,ME REGJIMIN E KOHES, I FILMAVE TANE SHQIPTARE.
    4)TE PELQEN TY APO JO,KJO PAK RENDESI KA,POR TE VERTETEN TI NUL ZEMERZI ,NUK MUND TA MOHOSH:
    NE RAPORT ME EXPERIENCEN E GJATE, NUMURIN E MADH TE FILMAVE TE PRODHUAR NE KINEMATOGRAFITE BOTERORE:ARTISTET SHQIPTARE KANE BERE EPOPE DHE KANE QENE TE SHKELQYER.PER KETE JU JEMI MIRENJOHES!

  10. Alidemsi vjeter says:

    Tek foto e fundit pse nuk jepet emri i djalit…?..Mos eshte Eptan Lohja…ne stafin e KLANIT…pse kaq anonimitet…

  11. Kritiku says:

    Filmat ishin nje prej argetimeve qe kishte ne ate kohe.Ata aktore te vegjel shprehen punen e madhe qe behej per femijet,duke i nxitur per tu marre me art.Sot jane vetem interesat ekonomike qe mund te bejne te mundur pjesemarrjen e femijeve ne evente te tilla.Thjesht nostalgji.

  12. Guri Naimit D.(Dh.Xh) says:

    Faleminderit autor[ve të kësaj paraqitie të ARTISTËVE ë vegjël në moshë, po të MBEDHENJ në rrolet kuajtur,me aqë origjinalitet-koha në KINEMATOGRAFI dhe ARTIn tonë, ata PERJETËSUAR.Sa për Rikar Lahien, turp për ata që e përgojon…Ishie i rallë një jetë..
    Faleminderit komentuesve që ia vlen ti lexosh, si *Tirona* …TIRANË..(kënddoini këngën;*Tiranë e bukur Tiranë*)….
    Foto-relaizesit- duhet dhënë -çmim i veçntë…
    *Pasuesi Veteran*Guri Naimit D

  13. Guri Naimit D. says:

    Faleminderit Gazeta TEMA për nderimi bërrë Artisteve PIONIERË. Fotot për çmi janë.Ditët njëmijë sot prindër..
    Dashamirësi MESUES një jetë mes TYRE,
    84 vjeçari -Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje