Përcillet me duartrokitje nga qytetarët arkitekti i njohur durrsak Hajdar Kovaçi, vdekur nga COVID-19

28 Prill 2020, 16:55Sociale TEMA
Përcillet me duartrokitje nga qytetarët arkitekti i njohur durrsak

Mbrëmjen e së hënës, u nda nga jeta arkitekti i njohur, Hajdar Kovaçi.

Ai u përcoll sot në banesën e fundit në Durrës, duke u përcjell me duartrokitje, gjatë kalimit të arkivolit në sheshin “Liria”, në Durrës.

Arkitekti Hajdar Kovaçi humbi betejën e tij me Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ishte i shtruar prej mëse 3 javësh, në gjendje të rënduar shëndetësore, me insuficience respiratore akute.

“73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe  Hipertension Arterial. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë”,- bënte të ditur Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp.

Hajdar Kovaçi ishte një nga personalitet e qytetit të Durrësit, arkitekt i njohur, dhe autor i shumë projekteve urbanistike në qytet.

 

1 komente në “Përcillet me duartrokitje nga qytetarët arkitekti i njohur durrsak Hajdar Kovaçi, vdekur nga COVID-19”

  1. Davut Pasha says:

    U prehte ne paqe.

    Ngushellime familjes dhe miqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje