Memorie.al publikon dëshminë e studiuesit dhe koleksionistit Artan Lame, lidhur me akuzat që i janë bërë Mbrertit Zog nga ana e regjimit komunist të para viteve ’90-të për “zhvlerësimin e floririt dhe rritjen artificiale të kartmonedhës letër”, me qëllim që ai të mblidhte më pas arin që e morri me vete kur u largua nga Shqipëria. Dëshmia e z. Lame që shprehet se: “Rritja e vlerës së kartmonedhës letër, në këmbim të monedhave të arit ka ndodhur vërtet, por ai është një problem teknik që është bërë nga ministria e Financave e qeverisë shqiptare dhe Banka Kombëtare në vitin 1926 dhe nuk ka lidhje fare me floririn që thuhet se mori me vete Mbreti Zog në vitin 1939”.
Nga Dashnor Kaloçi
Një ndër akuzat e shumta që propaganda zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës bënte në drejtim të Mbretit Zog, ishte dhe ajo ku thuhej se: “Satrapi Ahmet Zogolli, zhvlerësoi floririn dhe rriti në mënyrë artificiale vlerën e kartëmonedhave letër, me qëllim që të mblidhte më pas arin të cilin e mori me vete kur u largua nga Shqipëria në 7 prillin e vitit 1939”. Brezi i vjetër i shqiptarëve që e kanë jetuar pothuaj të gjithë periudhën e viteve të regjimit komunist të para viteve ‘90-të, e mbajnë mënd fare mirë këtë akuzë që i atribuohej Mbretit Zog, gjë e cila përsëritej jo rrallë në bisedat e tyre kur binte fjala për periudhën e Monarkisë dhe vetë Mbretin e shqiptarëve. Por edhe pse kjo akuzë ishte ngulitur e rrënjosur thellë në memorien historike të një brezi të tërë shqiptarësh, ajo nuk u shkrua kurrë zyrtarisht në tekstet e ndryshme shkollore të librave të historisë, apo ato të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të ndryshme arsimore dhe shkencore të Shqipërisë së asaj kohe. Pra, me një fjalë, akuza se: “Mbreti Zog, zhvlerësoi floririn dhe rriti vlerën e kartmonedhës letër, për të mbledhur më pas floririn e shqiptarëve”, mbeti thjesht një akuzë propagandistike e atij regjimi për konsum publik.
Po si qëndron e vërteta rreth kësaj akuze, a e mblodhi vërtet Mbreti Zog floririn e shqiptarëve në këmbim të kartmonedhës letër duke i’a ngritur disa fish vlerën asaj në mënyrë artificiale? Përse kjo akuzë ndaj tij, ndryshe nga akuzat e tjera që atribuoheshin, si: “Satrap, gjakatar, kriminel, shiti Shën-Naumin, vrasës i kundërshtarëve të tij politikë” etj., nuk u shkrua kurrë në historiografinë zyrtare të regjimit komunist të Enver Hoxhës? Por edhe pse akuza e “zhvlerësimit të floririt”, që i është bërë Mbretit Zog, ka zënë vend me kujtesën popullore të shqiptarëve për afro gjysmë shekulli me radhë, asnjë nga specialistët e Financave, ekonomistë të njohur apo dhe studiues e historianë të asaj periudhe, nuk e pohojnë si të vërtetë atë gjë. Për të marrë një informacion më të saktë lidhur me problemin e “zhvlerësimit të floririt”, ne i’u drejtuam për një intervistë z. Artan Lame, (ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, zv/ministër i Rregullimit të Teritorit dhe aktualisht Drejtorit të ALUIZN-it), i cili përveçse një studiues dhe njohës i mirë i historisë, konsiderohet edhe si një nga koleksionistët më të pasionuar, ku në koleksionet e tij posedon edhe kartmonedhat e vjetra shqiptare.
Dëshmia e Artan Lames për “zhvlersimin e floririt” nga Zogu
Lidhur me akuzën që i është bërë Mbretit Zog gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës se ai zhvlerësoi floririn duke rritur në mënyrë artificiale vlerën e kartmonedhës letër, z. Lame në mes të tjerash shprehet: “Si fillim, po i’u them se kjo akuzë që i është bërë Mbretit Zog nuk ka asnjë bazë, nuk qëndron fare dhe ajo është tërsisht një trillim propagandistik i atij regjimi që sundoi vendin deri para viteve ‘90-të, por që për rrethana që tashmë dihen, ka mbetur në kujtesën popullore të shqiptarëve si një gjë e vërtetë. Rritja e vlerës së kartmonedhës letër, në këmbim të monedhave të arit ka ndodhur vërtet, por ai është një problem teknik që është bërë nga ministria e Financave e qeverisë shqiptare dhe Banka Kombëtare në vitin 1926 dhe nuk ka lidhje fare me floririn që thuhet se mori me vete Mbreti Zog në vitin 1939.
Në fillimin e vitit 1920, Qeveria shqiptare e porsadalë nga Kongresi i Lushnjes, e cila e vendosi selinë e saj në Tiranë, u ndodh nën një situatë shumë të vështirë ekonomiko-financiare, pasi dita ditës po rëndohej çështja e monedhës kombëtare e cila mungonte tërsisht. Kjo gjë vinte si rrjedhojë e faktit se gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe okupimeve të herë pas hershme që kishte kaluar Shqipëria, ishte bërë e mundur futja në vendin tonë e lloj lloj monedhave. Kështu në atë kohë, pra në fillimin e viteve ’20-të, në Shqipëri qarkullonin këto monedha: dhrahmia greke, lira italiane, frangu francez, perperi malazez, dinari serb, korona austriake, si dhe mbi të gjitha, lira turke. Prerjet e vogla të këtyre monedhave, ishin prej bakri dhe nikeli, kurse prerjet e mëdha, ishin kartmonedhë në letër, pra, material që nuk kishte asnjë lloj vlere në vetvete.
Të vetmet monedha që kishin vlerë, ishin ato prej ari dhe argjendi të këtyre vendeve që qarkullonin akoma në Shqipëri, që nga koha e Luftës së Parë Botërore, kur këto shtete kishin nën kontroll pjesë të vecanta të territorit shqiptar. Kjo gjë, bëri që popullsia shqiptare të përdorte vetëm këto monedha dhe pjesa tjetër, pra kartëmonedhat letër, të mbeteshin jashtë qarkullimit të tyre, pasi nuk kishin vlerë të vetën. Si pasojë kryesore e kësaj gjendje, doli si domosdoshmëri, që tregu i brendshëm të kishte nevojë për prerje të vogla monedhash prej ari dhe argjendi, pasi mungesa e tyre filloi ta paralizonte tregtinë. Askush nga shqiptarët nuk mund ta shiste mallin e tij në këmbim të kartëmonedhave në letër, të cilat jo vetëm që nuk kishin vlerë në vetvete, por një ditë me një vendim fare të thjeshtë qeverie ato mund të nxirreshin lehtë nga qarkullimi. Ndërsa floririt nuk i humbiste vlera kurrë”, shprehet z. Artan Lame lidhur me gjendjen monetare në të cilën ndodhej Shqipëria e porsadalë nga Lufta e Parë Botërore.
Kartmonedha e re në vitin 1920 stabilizoi ekonomike e vendit
Po si u stabilizua ajo situatë monetare dhe cilat ishin masat që ndërmori qeveria shqiptare e asaj kohe në mungesë të një monedhe kombëtare? Lidhur me këtë, z. Artan Lame shprehet: “Përgjigjia e qeverisë së asaj kohe ndaj këtij problemi në mungesë të një monedhe kombëtare, ishte autorizimi që ajo i’u bëri disa bashkive të qyteteve dhe qarqeve kryesore të vendit që të emetonin (prisnin, prodhonin), vetë disa nënfisha monedhe prej ari dhe argjendi. Dhe për këtë u autorizuan: Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Fieri e ndonjë tjetër. Këto qytete u përzgjodhën pasi aty kishte dogana dhe tregje të mëdha mallrash për shitje dhe blerje nga tregtarët e popullsia e atyre bashkive dhe qarqeve. Me qëllim që të mos shkaktohej inflacion, u lejua që bashkitë e ngarkuara për prerj en e këtyre kartëmonedhave, të prodhonin deri në një shumë të caktuar që shkonte rreth 30 deri 50 mijë franga për secilën bashki. Këto zakonisht ishin nënprerje në santim ose në qindar: 5,10,25,50. Të gjitha këto prerje që u shtypën në disa prej shtypshkronjave ekzistuese të Shqipërisë së atyre viteve, kishin vlerë legale vetëm brenda territorit administrativ të Bashkisë ose qarkut që i kishte prodhuar ato.
Ndonëse letra me të cilën u prodhuan ato kartëmonedha ishte nga ato që ishin gjendje nëpër magazinat e qyteteve të asaj kohe, (një letër skadente e një cilësie shumë të dobët), ai veprim i qeverisë së asaj kohe, përbën një faqe shumë interesante të historisë monetare të Shqipërisë. Mekanizmi i ri financiar që përdori qeveria e asaj kohe me prerjen e kartëmonedhave të reja në letër, ishte një zgjidhje e përkohshme, por e cila funksionoi me sukses të plotë në stabilizimin e situatës ekonomike të vendit. Por me kalimin e kohës, doli gjithnjë e më tepër kërkesa për të pasur një monedhe kombëtare, gjë e cila në teori ekzistonte, ndërsa praktikisht jo. Themi në teori, pasi në atë kohë (në vitin 1922), në pullat postare, vlera e tyre shkruhej në lekë, gjë e cila praktikisht nuk ekzistonte si monedhë fizike”, shprehet z. Artan Lame lidhur me një nga vendimet e qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjes në fillimin e viteve ’20-të, e cila për të stabilizuar situatën ekonomiko-financiare të vendit, në mungesë të një monedhe kombëtare, autorizoi disa nga bashkitë kryesore të vendit të emetonin disa nënfisha të monedhave ekzistuese, në prerje kartëmonedhe letër. Përse u mblodhën monedhat e floririt në 1926”.
Roli i Bankës Kombëtare në vitin 1926
Lidhur me prerjen e kartëmonedhave të reja dhe futjen e monedhës kombetare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe impaktin që pati ajo në stabilizimin e situatës ekonomiko-financiare të vendit, z. Artan Lame në mes të tjerash shprehet: “Me rikrijimin e Bankës Kombëtare të Shtetit Shqiptar në vitin 1925, një vit më pas (në 1926), u bë e mundur edhe futja në qarkullim e lekut dhe u emetua kartmonedha shqiptare në lekë dhe franga ar në sistemin: 5 lekë = 1 frang dhe 20 franga = me monedhën e artë ndërkombëtare, që në shqip, njihet si: napoloni flori. Për popullsinë shqiptare të asaj kohe prerja e kartëmonedhave të reja ishte shumë e besueshme, pasi nisur nga përvoja e viteve të kaluara, kishte frikë ta pranonte një gjë të tillë. Por fillimisht qeveria shqiptare e atyre viteve u gjend përpara faktit se populli kishte frikë ta përdorte monedhën e re. Në atë kohë gjithashtu, kishte edhe një monedhë të huaj në ar dhe argjend në qarkullim në Shqipëri. Me qëllim mbledhjen e kësaj sasie ari dhe argjendi, dhe që ta joshte popullin për të përdorur monedhën e re, qeveria e asaj kohe përdori një mekanizëm të ri bankar të veçantë. Kështu, në bazë të urdhëresave të veçanta të dala nga qeveria, çdo shtetas, kishte të drejtë të këmbente në Bankë monedhat në ar dhe argjend që dispononte, sipas këtij kursi: për 20 franga ar ose argjend, në këmbim merrte 21 franga kartmonedhë (letër).
Ky mekanizëm i ri monetar që aplikoi qeveria në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Shqipërisë, funksionoi më së miri dhe gjeti zbatim në terren tek të gjitha shtresat e popullsisë së asaj kohe në vendin tonë. Si rezultat, u bë e mundur që shteti shqiptar të mblidhte për nevojat e veta një sasi të madhe ari dhe argjendi që do t‘i duhej për rezervën bankare, dhe nga ana tjetër, u fut në qarkullim monedha shqiptare, duke u rritur besueshmëria ndaj saj. Por duhet thënë, se; në kujtesën popullore të shqiptarëve, ky mekanizëm që aplikoi qeveria e asaj kohe, u konsiderua dhe mbeti si një hile e shtetit për të mbledhur floririn, që Mbreti Zog, e mori me vete kur iku nga Shqipëria në prillin e vitit 1939”, shprehet z. Artan Lame, duke shpjeguar një pjesë të historisë monetare të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe mekanizmin e ri që përdori qeveria dhe Banka Kombëtare në vitin 1926, për mbledhjen e monedhave të arit e argjendit, gjë e cila, padrejtësisht për vite me radhë i është atribuuar Mbretit Zog, si një hile e tij për të mbledhur e përvetësuar floririn, që thuhet se e mori me vete kur u largua nga Shqipëria në 1939.
Mbreti Zog 1, dhe Princ Leka 1 1940
Mbreti Zog
Pallati Mbreteror i mbretit Zog, i lene pas arratisjes se tij nga Shqiperia
Shqiptarë nga fshatrat po shkojnë në Tiranë për martesën e mbretit Ahmed Zog. 1938 (edhe pse janë të varfër)
Martesa, Mbretit Zog me kontesh Apponyi dhe konti Galeazzo Ciano 1938.
Po ik ore hajn Lame o hajvan shko vidh sic ben perdit
O LAME MORI FLORI ZOGU KUR IKU? NQS PO TE KUJT E KISHTE E JEMA JA KISH LENE. EDHE TI KALOC NA CAVE KARIN ME KETO QE JEP.
Shikoni sa e forte :
E para filimisht na thuhet se “akuza qe u rrit vlera e monedhes leter eshte genjeshter”. Pastaj vetem nje rresht me poshte thuhet se “eshte e vertete se u rrit vlera e monedhes leter”, por kjo u be nga Ministria e Financave dhe ishte nje ceshtje “teknike” per arsye ekonomike! Ketu kemi nje c’ekuiliber te madh mendor! Pra e VERTETA se “u rrit artificialisht vlera e monedhes leter dhe u zhveftesua ari” eshte E PADISKUTUESHME!!! Te diskutueshme jane arsyet dhe vleresimi per keto kete veprim. Po kush te pyeti per arsyet? Askush! Fakti eshte fakt dhe pike. Qe ketu kishte nje mashtrim te shtetit, kete e kupton edhe bufi “te jap 21 nderkohe qe ajo vlen 20” nuk do shume mend qe eshte mashtrim. Kete e perceptoi populli vete qe atehere, por ama fajin e kane komunistet qe ja kujtuan popullit dicka qe ai e kuptoi vete ? Pra ai qe genjen ketu eshte Karloci dhe Lame Lengu dhe jo shteti komunist!
E dyta eshte edhe me qesharake. Perse kete zhveftesim te floririt Karloci dhe Lame Lengu e lidhin me ate qe rrembeu Amut Zogari ne 1939? Zhveftesimi eshte nje tjeter veprim ne 1926 dhe rrembimi eshte nje tjeter veprim ne 1939. Zogari akuzohet per te dyja veprimet, por jo nese jane apo s’jane keto te lidhura me njera-tjetren. Zhveftesimi u be, mashtrimi funksionoi, floriri u mblodh dhe iku u mbyll kjo ceshtje. Pastaj ceshtja e rrembimit te thesarit eshte tjeter gje, pse ngaterrohen keto. Qe Amut Zogari mori me vete thesarin e shtetit kur ja mbathi si langaraq ne 7 prill 1939, eshte E VERTETE E PADISKUTUESHME. E diskutueshme eshte arsyeja pse i mori. Ai dhe halabaket e tij mund te thone plot e plot “justifikime”, por kujt po i intereson. Fakt eshte qe ai rrembeu thesarin dhe ja mbathi si hajdut. Tani le te na shpjegoje Karloci dhe Lame Bolja, nese ato florinjte e thesarit mos ishin gje te shenuar persiper me boje, se kush ishin ato te mbledhura “nga zhveftesimi” dhe kush nuk ishin. Dhe kur ja mbathi Amuti mori vetem ato florinj qe nuk ishin me boje, te tjera i la se ishin nga “zhveftesimi” … ? ? ? ?
A ju kripsha trute!
O Artan mavria! Po Ahmet Zohu ne ate kohe nuk ka qene kryeminister i Shqiperise? Pse shkruan marrezi? Ti mund te kesh afeksion per mbretin dhe kjo eshte normale, por pse genjen!
Me tej shkruan se thuhet se i mori me vete florinjte Zogu! Po kush i mori? Na e thuaj!
Te lutem mos shkruaj budallalleqe!
Une e di qe e ke gjyshin e kryeministrit, po jo keshtu! Se edhe atij nuk i ben nder!
I ke pi ilacet ti?
Ahmet Zogu nuk deklaruar kurre se iku nga Shqiperia duar Bosh. Sado … eshte Lamja besoj se nuk pohon samesiper. Le te presim repliken e Lames. Kujtoj Kalocit se me gazetat e viteve 1930 ka shkrime jokomunistesh qe demaskojne kembimin e arit me letra… .
Jo o Lame a Kaloc kushdo qofsh , kete qe ti e quan propagande komuniste te para viteve 90 te nuk eshte si e thoni ju , kjo eshte para viteve 40 , ju rit vlera kart monedhes per te grumbulluar floririn , dhe eshte perfolur shume perpara se te vendosej komunizmi ne Shqiperi , dhe ne fakt ashtu ka ndodhur sepse e thone apo na i kane thene ata qe e kane jetuar ate periudhe .
Pa tjeter qe ky ishte mekanizmi dhe “motivi” i cili beri te mundur grumbullimin e arit te konvertuar ne karte pa asnje vlere. Ketu nuk po na thua ndonje gje qe nuk dihej. Ata qe i hyne kesaj davaje pa tjeter qe do te gjenin nje sebep. Kete ti Lame e sqaron mire, por sa per ate qe cili ishte qellimi i vertet i ketij konvertimi ti i bie shkurt. Ishte propagande komuniste!? Ne nje fare menyre ky akt i Zogut te kurves ishte si dikur kur konkuitadoret spanjolle ne Amerike shkembenin pasqyrat me floririn e indianeve dhe ti e konsideron kete levizje mashtruse si nje veprim te thjesht bankar dhe plotesisht te justifikuar!? Te jesh historian nuk do te thote se ke monopolin e te vertetes absolute.
Paska shkuar per lesh jo vetem ky Lamja por dhe gazeta qe boton nje artikull ku titulli shkon kunder esences qe shtjellon gjate shkrimit.Ose Lamja ka dashur te na thote qe Zogu nuk e mori floririn me vete.
Paska shkuar per lesh jo vetem ky Lamja por dhe gazeta qe boton nje artikull ku titulli shkon kunder esences qe shtjellon gjate shkrimit.Ose Lamja ka dashur te na thote qe Zogu nuk e mori floririn me vete.Sa mire me ken shqiptar.Se respektojme hajnat pandaj na shkon dhe puna mbare.Respekt per ate qe mori arin qe te mos binte ne duart e pushtuesit.Respekt dhe per keta te sotmit qe grabiten cdo gje.Keqardhje per gjynhaqaret e grabitur.
Hik mer funderine ,
vetem ne kte ved behet Historia nga sharlatane
dhe me genjeshtra njerzish oridere.
Dhe me cfar jetuan kopeja e suites motrave
jeta lluksoze neper Bote ?
Apo punonte si Gastarbeiter Zogu Murator neper bote dhe mbante familjen hahaha
vetem nqs kan puno kurvat eper Bordellot e Botes
o lame kokepordha
Me sa duket Artani e di se Ahmet Zogu e mori floririn duke paguar ndershmerisht 21 franga leter per 1 napolon flori. Ku eshte vjedhja ketu? Frangat leter I la ne banke. Por, po t’i kish mare ato me vete ne vend te floririt, nuk e qaste njeri ne bote kur iku nga Shqiperia.
Tani,
Jo komunistet po pleqte tane e thoshin ekzaktesisht: Zogu mblodhi floririn duke paguar 21 franga leter per 1 Napolon flori.
Asnjeri nuk do ta qortonte ate politike po qe se Ahmet Zogu nuk do ta vidhte, por do ta kishte lene floririn e grumbulluar ne Banken Kombetare
Po kush ja ngriti bustin ne mes te Tiranes,ketij palo mbreti ,dhe hajdut dhe tradhetar!!!!????
Mjë përgjigje për komentuesit dhe ata që e
akuzojnë Mbretin A.Zogu l se e vodhi arin.Me sa
kam njohuri mbreti mori me vehte sipas asaj që
lexuar 280-300kg.ar.Pranoj korigjim në kg nëse nuk
jam i saktë,bile nëse dikush di saktësisht le të më
përgjigjet.
Shpeshherë kur flitet për abuzimet e qeverita-
rëve,përmendet si rast flagrant rruga e kombit,ku
Lulzim Basha përvetësoi 240 milion us$.Nëse bursë
një kg ar kushton 50000us$ i bie që Luli ka vjedhur
4800kg ar(4.8tonelata)!Po Lulat tjerë që nuk i kam cekur të cilës do parti qofshin,a kanë vjedhur.Prandaj
Mbreti Zogu l përballë këtyre hajnave të sotem është
melaqe,pasi si mbret që ishte de jure efhe i takonte
ari dhe pasuria e paluajtshme që nuk iu kthye.
« …si mbret qe ishte de jure i takonte ari »
E bukur kjo. Pra sipas teje mbreteresha e Anglise mund te shkoje tek Banka e Anglise edhe te zbraze kasaforten. Jo, or lumemadh, monarkut i cakton parlamenti nje shume vjetore ne buxhetin e shtetit per te mbajtur oborrin. Po preku me shume se aq eshte vjedhje.
Te siguroj qe po bere axhustim per inflacionin Zogu del po aq hajdut sa keta te sotmit.
O “rofte mbreti zog” ke marre noten – 2 -, ke ngel ne klase o budall.
O analfabet, sa klase shkolle ke o i rrjedhur ? ? ? ? ?
Po prap merreni me Tradhtarin e Shqiperise,
Po nuk ja vlen te merreni me njerez pa vler.
Dy Burra ka Shqipria deri sot e sa te jet jeta.
1- Gjergj Kastrioti.
2-Enver Hoxha.
I treti nuk ka le ala.
E kuptoni o eshte e veshtir?
Ketu hengre nje mut te math z.Lame.Po babj im qe e kishte jetuare ate kohe se 93 vjeçe 4 muaj iku ne boten e pertejme 2009.Ai e kishte vuajtur ne kuleten e tij kur me thoshte Zogu rriti vleten e lekut dhe uli vleren e floririt ,mblodhi floririn dhe leku nuk bente as per te fshire bythen.Si z.Lame do dale ne kohet me vone dhe do ju thote se Sudja ,Populli Vefa etj etj nuk ishin firma piramidale apo vrasjet ne bulevard jane trillime etj etj z.Lame .
Pasi i mbushi xhepat me legalizimet e fukarenjve,tani ky Artan Trapi na shet dengla historie. Na qenka bere edhe zogist pa le! Ik ore i korruptuar deri ne gryke se ke punesuar te gjithe hajdutet ne aluizem dhe i ndani parate e vjedhura me Edi Ramen. Pse nuk pranove te marresh mandatin e deputeit kur te erdhi radha,por pranove te qendrosh nje cope drejtor???????
Kur do te hiqet busti i TRADHETARIT TE KOMBIT nga qendra e Kryeqytetit tone?…
Kaq kafshe jemi ne shqiptaret qe durojme te ketilla poshtersi?…
Zogolli duhet te pergjigjet per tradhetine kombetare qe beri duke ikur ne 7 Prill 39 dhe na la ne dore te pushtuesve. Himni kombetar thote: “Prej lufte vec ai largohet qe ka lindur tradhetor”
Pra Zogu neperkembi Himnin tone.
Floririn e desh se do hante, kyr i mbaroi punonte motrat ne bordellot e Parisit. Thone qe punonte dhe sumen e vet, kanjehere quste ene mbretneshen ne semafor.
Zogolli duhet te pergjigjet per tradhetine kombetare qe beri duke ikur ne 7 Prill 39 dhe na la ne dore te pushtuesve. Himni kombetar thote: “Prej lufte vec ai largohet qe ka lindur tradhetor”
Pra Zogu neperkembi Himnin tone.
Floririn e desh se do hante, kyr i mbaroi punonte motrat ne bordellot e Parisit. Thone qe punonte dhe sumen e vet, kanjehere quste ene mbretneshen ne semafor
Artan Lame eshte nje idiot. Nje njeri pa identitet, pa kulture, pa dije. Nje njeri qe del ne media duke i bere avokatine pushtimit fashist te Shqiperise, Esad Toptanit, Perandorise Osmane, Serbise, Greqise, por ne te njejten kohe duke i ulur vlerat Shqiperise, shqiptareve, Skenderbeut, deshmoreve te luftrave etj etj… menjf tip Lubonje, Zheji, Arjan Cani… njerez vari bidonat menjfjale pa ndonje vlere!
Sigurisht qe vo dhi floririn Zogu , me cfare rojti dhe bridhte neper Europe dhe gjetke ?? Apo u thosh se : jam mbreti shqipetar dhe direkt u hapeshin portat ? E kush i qinte shqipot atehere ?? Kishe napolona floriri te hapen dera , skishe , vdjsje , vodhi dhe si cke me te , thjesht mbretofilia ne Shqiperi nuk u pelqen te zhubroset figura etij, jovetemvodhi , pkr dhe vrau mbas shpine shume atdhetare brenda dhe jasht atdheut ….
Deshmia e Artan Lames ?!!!!!
Qe ne titull te vjen te qeshesh .
A thua ky ka qene Guvernator i B SH ,ne vitet 20- 40, te shekullit te kaluar , dhe sot u kujtua te deshmoje mbi te verteten e arit shqiptar , apo mori a nuk mori Zogu , kur mbathi opingat per te luftuar .
Perpara disa kohesh ,Ky Artani, ka publikuar se si u vendosemri i lekut.Ta dije mire zoteria se deri ne ate kohe,sic ka pohuar shkembimi behej me monedha floriri.Me vendosjen e monedhes leter u be dhe konverimi me monedhen metal.Keto jane me se normale ne kushtet e nje shteti.Ky moment ka bere vleresimin apriori ne favor te kartmonedhes ,qe banka te krijonte rezervat e saj valutore.Se cfar morri Mbreti kur u largua nga Shqiperia,arin personal apo ate te banges kombetare ,nuk e zgjidhe opinioni publik por organet qe e kane kete akses.Keto shashka jane per tymnaje dhe per reabilitimin e figures se “Mbretit”
Artan Lame po thote nje te vertete te madhe.Perflitej ne Popull,zhvleresimi I Floririt duke rritur vleren e monedhes leter.Ka qene nje mase e Qeverise per te kaperxyer momentin e krizes ,qe vendi kalonte.Po sa here ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi sot per 2 jave ,3 jave,ra vlefta e Euros,Dollarit .Befas u ngrit Ra perseri.C’te jene valle keto?Mos kemi te bejme,me nje si ai tipi,qe merrte para ne Bange e shkonte lunate Bingo?Kur e pyeten shprehimisht do te thoshte ;Luaja Bingo!?C’fare do te thoshte Zogu?Perserite dhe njehere.Luaja Bingo.Te pret Litari tek Rrapi.Me siguri diktatori Komunist do te bente te njejten gje.Ndryshimi.Zogu I la Flori Popullit Skifterat Bashibozuke Komuniste do ja rrembenin me force.Nuk e dini?Enveri ua mori me Ligje.Do te hynin deri tek Poturet e Qytetarit dhe Fshatarit bashke A nuk u beme Krenare?Perse jo te dhjere?..
Zogu i la flori popullit!? C’a thua moj SHURRABAJGE e neveritshme, se na e shpife ?
Moderatore edhe pse I pire I dalloke Armiqte e Klases.He me te lumte.!
U ul vlera e Euros,u ul dhe Dollari.Raporton Banka Kombetare e Shqiperise Mbas nje Muaji,Euro po forcohet,Me sa duket edhe Dollari po njeh ngritje Pas nje Muaji kemi zbritje dhe ngritje.Nuk ka per tu shqetesuar.Gjendja eshte ne kontroll.Nuk po luajme Bingo o Popull.Nje qe kishim e sikterrosem.A ishte e keqja e Bankes do te shprehej Sh.Seko,por dhe Ahmetaj,Anetare I Bordit te Bankes.Interesant,kjo nuk intereson Shqiptarit D.M.TH e sotmja.Jo,jo duan te dine c’ka ndodhur ekzaktesisht 80 vite me pare.A e kuptoni kush demtohet me renje dhe ngritje?Emigrantet,qe punojne fort ne Greqi,Itali,France Gjermani…..Pervec halleve te veta ata kane,duhet te ndihmojne Prinderit PensionisteMendoj 100-150nuk eshte Ekujvalente me 3000 leke te vjetra para 90 tes..
undefined