Kryeministri Edi Rama doli në një tjetër video-konferencë në rrjetet sociale ku përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të vazhdojnë të tregojnë kujdes për të zbatuar masat kundër koronavirusit, në një kohë kur vendi po shkon drejt hapjes.
Kreu i qeverisë kishte dhe një mesazh për të gjithë ata që e kritikojnë për masat e ashpra që janë ende në fuqi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Ai mbrojti edhe njëherë tezën se falë këtyre masave kemi numrin më të ulët të viktimave dhe të të shtruarve në spital nga virusi vdekjeprurës.
Më tej, Edi Rama tha se deri në daljen e vaksinës, rreziku për t’u infektuar nga Covid-19 do të vijojë të jetë permanent dhe për këtë arsye njerëzit duhet të mësohen me mënyrën e re të jetesës.
“Duhet të dalim me kokën lart nga kjo sfidë që ka vënë në vështirësi shumë vende serioze. Ndërkohë që po hapemi është shqetësuese që po flitet pa lidhje. Mirë që nuk do ta shohësh kryeministrin, por shikoni çfarë ndodh në botë. Jemi vendi me numrin e vdekjeve më të ulët në botë për 1 milionë banorë dhe vendi me numrin më të ulët të pacientëve të shtruar në spitale.
Si mendoni ju se jemi në këtë situatë pa marrë masat shtrënguese? Janë masat dhe strategjia e kësaj lufte që kemi ndërmarrë që na kanë sjellë deri këtu dhe falë shumicës dërrmuese të këtij vendi që sytë i kanë për të parë dhe mendjen në punë dhe e kanë mbështetur këtë strategji me sjelljen e tyre.
E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera. Në Itali nuk lëvizet nga një komunë në tjetrën. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë në vendet e punës. Lexoj që më thonë e gjithë bota u hap, nuk është e vërtetë. Fola prapë me kryeministrin e Danimarkës, të njëjtat dilema për vendimmarrjen, pasi nëse lufta shkon për keq përgjegjësinë e marrim ne.
Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet. Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste. Nuk mjafton as ushtria nëse nuk jeni ju ruajtës të shëndetit tuaj dhe familjes. Kam frikë nga padituria që mund të marrë jetë të pafajshme.
Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë, duhet të riorganizojmë jetën e përditshme. Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap”, u shpreh Edi Rama.
Aman ik se ste shikojm dot me sy..ik ti dhe te gjith meta basha te gjith aman ikni te shpetojme o hajduter.
Na mbushe mendjen o Edo…
Je perfituesi më i madh i kesaj situate.
Rastesisht me fat, situate te cilen e shfrytezove ne menyre spektakolare…
Ule tensionet politike, i dhe frymarrje vetes dhe rregullove shinat per zgjedhjet e ardhsme…
Sa për menaxhimin kuptohet qe s’po ju krahason njeri me Saliun.
Se jeshtu jemi katandisur me zgjedh midis dy te keqijave me te miren..
Po mqs dhe presidentin e keni tuajin,
Pse si propozini vetes ndonje dekorate..
Nje pyetje ksm unë?
Kur do ikesh ti Edo ??
(JO PER RE ARDHUR SALIU, LULI, ILIRI, MONA, erioni, MEDIU ETJ)
Po kur do te pastrohet skena politike Shqiptare
Këtë na thuaj neve ti dhe leri demagogjite (ne kuptimin negativ te fjales)… nga “fejsbuku”
Po pse genjen ? Un nuk kam ndalur asnje dite duke levizur nga provinca ne privince dhe ti u tregon perralla atyre qe nuk e dine se ç’behet ne itali..transporti publik si , trena metro, tram autobus nuk eshte nderprer asnje moment ne Lombardi ku un punoj..prandaj mos i jep vetes merita se e dim sa te hapet by..a per popullin..
Njerzit e kuptojnr situaten dhe reagojne drejte. Ata qe llapin le te dalin ta provojne.