Blendi Klosi: Në mes të majit hapim kufijtë rajonalë ndërsa në fund presim avionin e parë me turistë

4 Maj 2020, 20:05Sociale TEMA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për Ora News tha se turizmi pritet të hapet për vendasin dhe rajonin në mes të muajit maj dhe për vendet tjera në fund të këtij muaji.

Klosi vuri theksin te përdorimi i masave për mbrojtjen nga virusi. Ndërsa shtoi se hapja do bëhet së pari për pushuesit vendas duke filluar me hapjen e hoteleve bareve dhe pastaj me kompanitë e transportit.

Sipas, Klosit pritet që avioni i parë me turistë të huaj të vijë në fund të muajit maj.

Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë  kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit. 

Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim çarterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri çartera nga zona pak të prekura, sic janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave.

Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë.

Me hapjen e bareve dhe restoranteve në hapësira të hapura, me vendosjen e rregullave strikte, me lirimin e lëvizjes të paktën të  qytetarëve brenda Shqipërisë dhe pastaj për të parë raportin me kufijtë  unë shpresoj shumë që fundi i këtij muaji do të shënojë çarterin e parë  me turistë të huaj”-tha Klosi.

Ndërsa për turistët e vendeve fqinje, ministri tha se në mes të majit mund të behet hapja e kufijve rajonalë.

Nëse do të kemi karantinim të nevojshëm është e pamundur të presim turistë sepse ne nuk do ti çojmë që të karantinohen 2 javë dhe pastaj të bëjnë pushime. Kjo është alogjike dhe nuk bëhet fjalë për të pritur turistë të huaj. 

Ajo që duam të përshpejtojmë është që të  fillojmë me turizmin e brendshëm, duke e vënë në funksion transportin e brendshëm publik, duke vënë në përdorim baret, restorantet, agroturizmin, të kemi hapjen me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut. Hapja e kufijve rajonalë, shpresoj të ndodhë në mesin e muajit maj”-tha ministri.

6 komente në “Blendi Klosi: Në mes të majit hapim kufijtë rajonalë ndërsa në fund presim avionin e parë me turistë”

  1. do te shkoi muti ne gju.......... says:

    kjo eshte mese e vertet,turistobirazere nga istamboul,pristina,kajro,abu daby etj,madje edhe trecereksha e leshqene arabe do te vijne te festojne ramazonin ……………

    1. Moisi Golemi says:

      Edhe nga p!dhi i sat’ëme jevgë!!

  2. Vl says:

    E ke pyet skenderbeun, se njeri svje me bo turizem deri ne 17:30

  3. ben says:

    O rilindja o llum
    Po ju nuk po lejoni shqiptatet te levizin brenda vendit
    Dhe mendoni per cartera ?????
    O zot ne dore te kujt ka rene ky vend
    Ketu ka mbaruar cdo gje.

  4. beni says:

    Cfar turistesh pret ky kaposhi ?

  5. Doda says:

    O idiot harroje turizmin kete vere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje