Artur Zheji: Basha i rrëzuar politikisht pa asnjë shpresë, Rama ka çimentuar rrugën e hapur drejt mandatit të tij të tretë 2021-2025

8 Maj 2020, 17:09Politika TEMA

Artur Zheji duket se ka vendosur t’i flasë hapur kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama ka çimentuar rrugën drejt mandarit të tretë dhe se kryedemokrati Lulzim Basha është i pamundur për ta ndaluar.

Ndër të tjera analisti shkruan:

“Një goxha bisedë tërheqëse dhe aspak e mërzitëshme. Kur kishte ngecje, palët thërrisnin në “ndihmë” Saliun, që biseda, në thelb miqësore, të bëhej disi e “tendosur”, apo në dukje e papajtueshme. Një gjë doli vërtetësisht në shesh, për Lul Bashën, u fol fare pak, ose më saktësisht aspak, në cilësinë formale të kryetarit të Opozitës së bashkuar.

Por u fol plot afeksion dhe konsideratë reciproke për Doktor Berishën, duke kapërcyer mbi Bashën, a thua se Luli, është rrëzuar tashmë politikisht pa asnjë shpresë. Aq sa dhe Rama u detyrua ta ngushëllojë në intervistë e sipër “Luli i shkretë!…”

Kjo bisedë pra, të cilën kryeministri e cilësoi si një bisedë e hapur me Partinë Demokratike, ishte më së shumti, një shkelje syri e Ramës, për një arësye krejt tjetër nga nevoja apo dëshira për të dhënë një intervistë në televizionin më të ri të opozitës. Shkelja e syrit, tek “Syri”, nga ana e kryeministrit, nuk është pjesë e një komunikimi mediatik të nevojshëm, porse Rama gjykoi se ishte i nevojshëm, një sinjal i dukshëm dhe garantist, i shkrirjes së dukshme të akujve, ndërmjet atij dhe Berishës dhe në një lloj kuptimi, një funeral politik de facto për të “shkretin Lul”.

Këtu Edi, nëse ky trend vijon më tej, e mbolli edhe njëherë suksesshëm farën e përçarjes në PD, duke çimentuar rrugën e hapur drejt mandatit të tij të tretë 2021-2025. Pas shkrirjes së akujve me Metën, shkrirjes së akujve me Berishën, me shantazhin permanent të pseudo-Opozitës në Parlament, që blihet e shitet për pak kacidhe dhe voton përgjithësisht me regjinë e Taulant Ballës, duket se kompromisi për një mandat të tretë të Edit, është në rrugë të mbarë.

Sepse ay, Rama, është çmësuar tashmë të rrojë si jo-kryeministër dhe ky, në të vërtetë është një llastim që shumëkush nga kundërshtarët e tij politikë e lëngëzon, por jo gjithkush ka mundësi ta realizojë, këtë të tillë llastim.

Kaq e thjeshtë është kjo lojë, që nënkuptohet nga empatia e Ramës me Pekën dhe mesazhet e ripërsëritura dhe të koduara që KM-ja dha nga Syri. Në të vërtetë Çimi, kreu një shërbim shumë të çmueshëm, për të kuptuar përtej të thënave në studio, skemën e vërtetë që luhet.

Po krijohet bindja, se me Ramën, në të vërtetë edhe “kundërshtarët”, gëzojnë pushtet dhe shëndet të plotë e të gjithanshëm, e pra, me më pak adrenalinë, por me shumë shëndet dhe pushtet të nëndheshëm, duket se edhe kundërshtarët politikë po japin pëlqimin e tyre, për mandatin e tij të tretë… Çfarë ndodh me “luftëtarët” opozitarë që mbushën sheshet dhe u skeduan e u varfëruan?! Ajo që ndodh gjithmonë: “të pajtohen me realitetin”, herët ose vonë. Ose më mirë herët, se sa shumë vonë”, shkruan Zheji.

13 komente në “Artur Zheji: Basha i rrëzuar politikisht pa asnjë shpresë, Rama ka çimentuar rrugën e hapur drejt mandatit të tij të tretë 2021-2025”

  1. ??? says:

    O Zheji, o trim me flet .

  2. Ce says:

    O Zheji kokeqeni zgjedhjet e 2021 i ka te fituara Edi Rama. Por dhe te 2025 prandaj pergaditu per 2029 kur cimaparticka e leshitlikes kremton 10 vjetorin e daljes nga skena politike _ Qershor 2019_ Qershor 2029. I shkofsh prapa Nafije fallxhores se leshitlikes o gazetari me i shpifur ne planet.

  3. shoku zenit says:

    Per here te pare jam me Zhejn Edvin rama cimentosi pushtetin
    duke shkele ata qe e votuan
    Urrejtja do shtohet per kete frikacak

  4. Taipi says:

    U poq dhe ky l..ja dhe e kuptoi qe basha eshte kote ,.me mire vone se sa kurre

  5. Zalo Zaloshnja says:

    Nje dite para zgjedhjeve presidenciale ne shtetin me demokratik te botes dhe sondazhet e “Prestigjozeve” mediatike nuk diskutonin fitoren me shume pike para te Hillyt te Billyt por…fitoren e cimentoi ai tjetri, i mbeturi shume pike pas sipas parashikimeve!

  6. Vari Janullen, muhabet rrospijash! says:

    Kishe dyshime qe Sali bajga po vdes duke i bere gojore poshte tavolines Edvinit?!
    Nuk kishte rruge tjeter pervec sodomizimit, kur votuesit e shporren pergjithmone me vote dhe Salehu vazhdoni avazin e shpellarit me kukulla qe shet per lider dhe Tokn e Xanun qe se leshon nga thonjte.
    Thuaja edhe Gjekes se trashe, qe Edvini eshte Perendia mbrojtese e krimeve te Saliut dhe femijve te tij dhe garantuesi i mbreterimit te tyre ne luks . Sa per shitjen e menderes ne kembim te privilegjeve, Salehu e ka bere me cdo kend qe e ka nenshruar dhe sodomizuar qe nga Enver Hoxha, Milloshevici, greku e per ta mbyllur si lavire e Edvinit, nje kallof dhe qelbanik i perkedhelur blloku.
    Votuesit qe e votuan dhe do vazhdojne ta votojne per te groposur Sali bajgen, do ta varrosin per se gjalli ne vend te tij, po qe se kjo lloj jashteqitje tribale vdes ne krevatin e tij i paprekshem dhe pa dhene llogari per krimet, vrasjet dhe humnerat ku hodhi Shqiperine.

  7. Pelioni says:

    O zhej kokë lopa.
    kur do ta mësoni ju dhe tërë soji tuaji
    i kazanit mediatik se demokracia është votë dhe vetëm votë,votën e ka populli dhe ai e di ku e çon ,demokracia nuk është rotacion,është meritë dhe këtë e di po populli kur voton.
    Demokracia lind mbrohet e përsoset nga populli e vetëm nga populli dhe jo nga studjot tuaja të bythëlëpirjes që vëçse infektojnë ,vrasin,vjedhin e që realisht janë e keqja më e madhe e këtij kombi,dhe shërbëtoriët më besnik të klanit ruso-sërb,prej nga dhe financohen
    këta këllira që pretendojnë ti japin mënd popullit .

  8. Brahoo says:

    /Zheji kjo loje ka 30 vjet qe luhet,rotacioni per kete ka sherbyer.

  9. Uku Momlit says:

    O mbetja me e keqe e dy Prinderve te mrekullueshem intelektuale, fillove te lepishe si qen bastard i uritur by….n e keyeministrit te perkoheshem? Ah ju KAZANE PLOTPERPLOT MBETJE RADIOAKTIVE,jini njesha te by…lepirjes. U shofshi e mos u trashegofshi dilenxhinj te tymosur! Hyyyyy shurraqer.

  10. Jari says:

    Por ju deri dje thoshnit qe Rama ka rene apo tani u ngit prap, analiste qe cfar thone sot nuk thone neser,

  11. xhulio says:

    Zhulej, prit prit, se s’keni pare gje akoma. Ti mor zotni e ke kollaj se e dredh dhe mbase kap ndonje vend ne qeveri. Emisioni yt ka deshtuar keshtu qe turrju qim pekes ti thote metes te rregjistroje tek tv qim qimi. Keshtu eshte dinjiteti, luftohet pa fitohet, ti e les e bushatna e fevzo, ju kane vene nofka njerezit per te cilet ju nuk keni respekt.

  12. TIRONA says:

    Sorry Zheji:Ju analistet gazetare jeni bere gazi i popullit.Te kujtoni paralajmerimet serioze te Kines pas 1000-jes.
    Nuk e kam per edukate por:VERTET CORBA JU ZE SYTE,aq te mos beni nje bilac objektiv-real te barabarte,te pa-anshem :per cdo politikan cfardo ngjyre qofte?

  13. Ari says:

    Mandati i trete? Duket se vetem ti e ke marre vesh i fundit. Mandati i trete apo i katert, vjen pasi nuk.ka opozite, pervecse Edi ka ditur te punoje ne pergjithesi me sukses, sidomos me perballimin e pasojave te termetit dhe menaxhimin e situates se Covid 19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje