Gazetari e pyet për Topallin, Basha: PD është e hapur për këdo që e ndjen veten demokrat, duhet parë interesi publik jo vetëm ai personal

13 Maj 2020, 22:05Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike është e hapur për këdo që e ndjen veten demokrat.

“Partia Demokratike është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat dhe që do të japë kontributin e vet në këtë familje politike që po përgatitet të qeverisë vendin”, tha Basha në një lidhje direkte me emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon.

I pyetur konkretisht për rastin e Jozefina Topallit, Basha i qëndroi deklaratës se PD është e hapur për secilin që e ndjen veten demokrat, por shtoi se duhet parë interesi publik jo vetëm ai personal.

“Secili nga ne duhet që të shikojë interesin publik dhe jo vetëm atë personal”, tha kreu i PD Lulzim Basha.

1 komente në “Gazetari e pyet për Topallin, Basha: PD është e hapur për këdo që e ndjen veten demokrat, duhet parë interesi publik jo vetëm ai personal”

  1. emigranti says:

    pse ka demokrat ne shqiperi une edi se ne shqiperi ka vetem interesaxhinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje