Monika Kryemadhi: Ilir Metës i ka ardhur në majë të hundës nga ndërkombëtarët, unë kam qenë e para kundër tyre. Të huajt nuk paguajnë taksa tek ne

13 Maj 2020, 20:14Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ka qenë politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në Shqipëri.

Sipas saj qëndrimet e forta të presidentit Ilir Meta vijnë pasi edhe atij i ka ardhur në majë të hundës.

E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu për qëndrimet e presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se edhe atij i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, ndërsa pavarësisht natyrës së tij të qetë dhe diplomatike, ajo tha se po shpërtheu do të thotë se nuk duron dot më.

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik.

Monika Kryemadhin është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në Shqipëri.

Nëse presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës”, tha Kryemadhi.

9 komente në “Monika Kryemadhi: Ilir Metës i ka ardhur në majë të hundës nga ndërkombëtarët, unë kam qenë e para kundër tyre. Të huajt nuk paguajnë taksa tek ne”

  1. Aleksander says:

    Shreku me Fjonen.

  2. Hapu dhe të futem, o zot ne cdor ka rene Shqiperia. Familja me e urryer per shqiptaret, por i kemi dhurata nga Edi Rama.

    1. Revizori says:

      Mos harro se i kemi dhurate edhe nga mijera shqipetare qe Jane shitur moralisht dhe financiarisht tek çifti Meta. Sepse perndryshe nuk do ishin ne politikë gjithe keto vjet. Nuk e beri Edi Rama deputet Ilir Metën. Si vetem se me ne find e hoqi qafe duke e bere president dhe te pademshem, si shkrepse Llapshin.
      Kapi gjerat drejt. Po Sali Berishen dhe Lul Bashen nga Rama i ke dhurate.

  3. Jari says:

    Me qetesi e dashuri thoi Ilirit.

  4. Optimisti says:

    O Mero me mire te na kap virusi se sa te jemi ne duart e kësaj familje hajdute.
    Nuk besoj se ka familje me te korruptuar nga kjo ne gjithe Ballkanin.

  5. TIK-TAK .... SPAK !⚖️ says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  6. kasollja e lalzit says:

    E ema e morties???? foli prape….????

  7. qazim says:

    Pavaresisht se me tmerron fytyra e saje ne foto, perpiqem me shume mundim ti lexoj brockullat e llokocitjet qe leshon thjeshte per kuriozitet te di se deri ku shkon pafytyresia e kesaj gruaje dhe deri ku shkon deformimi i nje pjese te njerezve qe jane marre e merren me politike ne keto 30 vjet. Eshte e njejta filozofi e induktuar nga doktorri i cmendur dixhital qe i mori keta fshatare e i mbajti prane pikerisht per karakterin e lig dhe perverse qe kane,e i leshon si qente e terbuar kurdo qe i duhet klithma mjerane dhe ogurzeze e tyre.

  8. lani says:

    familje hajdutesh doni te mbani gjene e vjedhur HAPU DHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje