Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, nuk i ka kursyer ironitë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa i kujtoi se po i afron 3 vjetori i marrëveshjes me Ramën.
“Ai ka një vit që nuk del gjëkundi, sot e pashë që kishte dalë. Nuk ka takuar njeri përveçse me 2 mars që e urdhëruan të çojë demokratët atje dhe nuk u dhanë rimbursimin e lekëve të naftës.
Se mos po mblidhet Kryesia atje, apo Këshilli Kombëtar. Tani ka ikur fare nga Tirana, ka vajtur te rezidenca afër Elbasanit.
Por unë nuk jam në gjak me kryetarin e PD, nuk jemi zier për tokë, as për pronë, nuk kemi konflikt interesi.
Nuk jam vrarë me të, por ai më së pari duhet të këmbëngulte. Nuk është i sinqertë me demokratët, prej 7 vitesh në opozitë ka premtuar se do të ndryshojë sistemin dhe reformën territoriale.
Nuk i qëndron asnjë lloj kauze të atyre që ka lançuar prej vitesh.
Ulet me çirakun e Rmaës, më mirë të ulet vetë me Ramën, data po afron se kanë 3 vjetorin. Kur e kanë me 17 apo 18 maj se është një ditë që përkon me një festë.
Për ta ripërtërirë se e kanë pazarin. U denoncuan nga dy anëtarë kryesie të PD-së 3.5 milion euro tendera dhe u fshi nga të gjitha faqet pasi shkoi dhe u kollit”, tha Murrizi në Ora news.