Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetor, Xhaçka: Krenare që arritëm ta fusim këtë aset të FA në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s

15 Maj 2020, 09:28Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur në 65 vjetorin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke deklaruar se është më pranë ringritjes se kurrë.

Xhaçka shprehet se ndjehet krenare që u arrit të futet ky aset i FA në rrugën pa kthimim të kthimit në një bazë të NATO-s.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.

Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.

Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

#65VjetBazaAjroreKuçovë??

Video ?: Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.

5 komente në “Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetor, Xhaçka: Krenare që arritëm ta fusim këtë aset të FA në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s”

  1. Ministrja artiste says:

    Mirë ja bëtë por shikoni te ndërtoni dhe aviacionin..
    Minimalisht me avion të lehtë, patrullim, training, transport , drone, zjarrfikës,
    S’ka nevojë per shpenzime kolosale..
    Brenda shpenzimeve të NATOs .. ne % e shpenzimeve te GDP
    Mjafton planifikim i sakte..
    Me pak milion € nr linjë me nevojat dhe fisibilitetin e vendit..
    S’ka nevojë për qindra, ndonjë skuadrilje do mjaftonte se sa fare…

    1. jopergje... says:

      Ti e kishe te sakte dhe keta e rrenuan tani u thua ketyre qe e rrenuan ta bejne te pakten njecik funksionale… me duket nuk keni as sy as vesh ju! Shqiperia ka 30 vjet e poshteruar.

  2. Theatre and Drama says:

    shikoni miqte e mij,dhe ti,pamje nga koha e “largqoftit”,
    frymezim,krenari,gadishmeri,ndergjegje,mobilizim total..ishte koha kur kishte vendi zot,dhe haje kopaçen kokes derisa te te thyhej kafka kur mereshe me veprimtari anti kombetare..
    RESPEKT(pertej ideologjise)

  3. Olsi says:

    Jopergje mi ke marr fjalet nga goja i thone .hallall. Perkomentin

  4. TT says:

    Keta Mig jane kopje kineze,as per te bere Tigan nuk ben alumini I tyre,cilesi zero.lere me te shkosh ne lufte me ta,me mire me ballon te pakten ke me shanc te shpetosh.ushtria legjendare e xhaxhi beqirit qe I binte sumes ne Paris,nuk beri kurre lufte,por vetem vriste njerezit e tij dhe popullin e tij….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje