COVID-19, Varheji: BE dhe Ballkani Perëndimor të punojnë së bashku për hapjen graduale pas masave kufizuese

19 Maj 2020, 16:51Rajoni TEMA

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varheji theksoi sot se Ballkani Perëndimor dhe BE duhet të punojnë së bashku që të përgatiten për hapjen e mundshme dhe graduale pas masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Dëshirojmë t’u bashkohemi partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor si udhërrëfyes përsa i përket heqjes graduale të kufizimeve të udhëtimit, hapjen e bizneseve dhe shërbimeve hoteliere duke respektuar situatën shëndetësore”, shkruan Varheji në profilin e tij në Twitter.

Varheji mori pjesë sot në një videokonferencë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje të BE-së, të organizuar prej shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje