Disa javë më parë, studiuesit zbuluan gjurmë të koronavirusit në ujërat e zeza, duke ngritur dyshime për qarkullimin e tij të mundshëm në det.
Të nxitur nga hapja e plazheve dhe sezonin veror në shumë vende europiane, Instituti i Kërkimeve Franceze për Shfrytëzimin e Detit zhvilloi një studim mbi mbijetesën e tij në ujërat e kripura.
Nëse disa javë më parë, ekzistonte akoma dyshimi për një qarkullim të mundshëm të koronavirusit në ujërat e detit, “Ifremer” (Instituti Francez i Kërkimit për Shfrytëzimin e Detit) thotë se koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit dhe se rezultatet e studimit janë “siguruese”.
“Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e “Ifremer”.
Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës. Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.
“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.
Analiza të ndryshme u kryen gjithashtu në mostrat e ujërave të detit në të gjitha zonat detare të vendit. “Për momentin, nuk kemi zbuluar asnjëherë ndonjë gjurmë të Sars-COV 2. Sidomos pasi që për këtë studim, ne jemi vendosur në zona shumë të ndotura nga shkarkimi i ujërave të zeza, kështu që ne kemi maksimizuar shanset për të gjetur virusin”, thotë Soizick Le Guyader, virolog në “Ifremer”.
Studuesit thonë se mund të notoni, por duke respektuar distancimin. Gazeta Si
Ne Kine dhe Europe po i vjen fundi virusit korona,por dje 21.5.2020,OBSH deklaroi se ka pasur 106 mijë raste te reja,
potencial per nje valë te dyte gjatë sezonit turistik Korrik-Gusht,periudhe kur levizin ne masë te madhe edhe emigrantet
drejt vendeve te tyre.