Kohët e fundit, kanë dalë në dritë disa dosje, të cilat mbartin të dhëna biografike të aktorëve, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre gjatë periudhës së komunizmit.
Dhimitraq Orgocka, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, janë disa nga aktorët që i është bërë biografia. I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria live”, ishte aktori Dhimitraq Orgocka.
Aktori i njohur tha se ka hyrë në teatër në moshë më të re. Por kur i vëllai iu fut në burg, atë filluan ta shqetësonin.
Fillimisht për gjashtë muaj, e larguan nga teatri dhe e punësuan hamall. Pas një kalvari të gjatë në punë të ndryshme, Dhimitraqi thotë se e rikthyen përsëri në teatër.
Për të shpëtuar nga thashethemet, aktori thotë se detyrohej që të punonte trefish më shumë. Ndërsa theksoi se të gjithë regjisorët e vlerësonin së tepërmi punën e tij si aktor.
“Unë kam hyrë shumë i ri në teatër, nuk i dija këto gjëra, mësova kur vëllai im hyri në burg.
Këtu filluan shqetësimet e mëdha, punova nja gjashtë muaj hamall. U riktheva në pallatin e kulturës në Maliq dhe më pas më rikthyen në teatër.
Atëherë kur bënim zboret dhe një të dielë edhe unë bëja zbor. Një oficer më tha s’kemi roje dhe një tjetër tha ja ku e keni, është këtu ai njeriu që i ka shkruajtur letër Enver Hoxhës.
Më vonë e mora vesh këtë gjë. Ankesa kishte shkuar në dorën e Enver Hoxhës, këtu në teatrin që po flas tani, ishte mbledhja e parties.
Sekretari i partisë tha po lexojmë letrën për atë djalin tonë, do të punojë siç ka punuar, ne do e vlerësojmë.
Kështu kishte shkruar Enver Hoxha për mua. Njerëzit në sallë duartrokitën dhe nuk më shqetësuan më. Unë fillova punën me gruan dhe heshtja nga të gjitha fjalët që më thoshin.
Shumë probleme i zgjidhnim me organizatën e partisë. Ndiqja me këmbëngulje direktivat e regjisorëve dhe punoja trefish më tepër, që të mos i lejoja të tjerët të flisnin keq për mua.
Nuk e di, regjisorët që kanë punuar këtu më kanë vlerësuar për punën që kam bërë dhe kjo për mua ishte e vlerësueshme”, tha aktori.
edhe Pellumb Kullen, edhe kete Orgocken,edhe mjaft intelektuale te tjere te ndershem e patriote i paska shpetuar Enveri/ Atehere ata qe e shajne Enverin duhet ta kerkojne te keqen tek vetja ose tek keqdashesit qe i rrethojne.
Enveri e ngriti ate sistem, pastaj luante me njerezit si t’ia jepte truri. Ca i falte, ca i shkonte ne sater. Bukur, apo jo?
Dhorke dhe Dhimitraq Orgocka ,i kane dhene shume teatrit dhe kinematografise,me gjithe vuajtjen e padrejte shpirterore me shume pasoja per familjen e vellajt,qe ishin fare absurde dhe me pasoja gati tragjike.
Ne fakt ne Korce u dogj shume shpejt laboratori mjekesor.Per kete M.Z. zmadhoi grupin agjenturor ,ne permasat e pajustifikueshme,pa fakte,pa baze.
ZERI I DHIMITRAQIT KUMBONTE EMBEL,ISHTE I DASHUR DHE PSE JO ,TE KUJTON TE MADHIN SHQIPTAR ALEKSANDER!
Beheshin padrejtesi per shkaqe te ndryshme , biografie ldhje farefisnore, e shumta e rasteve nga njerez asecinj , servile te paafte shkurt te ligj te prirur per te bere keq per te perfituar per vete , por qe me nje leter , ankese, kur ajo binte ne doren e duhur zgjidheshe problemi te jepej e drejta .
Po sot , sidomos ndarja partiake ,sa pa drejtesi ben , si i behet per te zgjidhur nje padrejtesi ?!! Natyrisht me procese “gjyqesore”dhe me “pak” para !
Fakti që sot nga lajme fallco nëpër FB e në gjitha rrjetet sociale, nuk i lihet kusur kujtdo, lincohet dhe futet në dhé, e nuk del dot edhe sikur të dalë qelibar, do të thotë se njerëzit janë të ligj. Nuk presin të vërtetohet ajo c’thuhet por direkt e bombardojnë me sharje e fyerje dikë që akuzohet për dicka, mund të jetë një thashethem, që ngadalë merr rrugën si telefon i prishur dhe shndrrohet në të vërtetë.
Ose një pjestar i familjes, një vëlla ose kushëri po themi shkel ligjin, fillon gjuetia e shtrigave për të gjithë të tjerët. Atëherë nëse Enveri e ka thënë për një,dy raste, do të thotë që kjo vijë do ndiqej. mirëpo del se kuadrot që zbatonin vijën e partisë zgjidhnin ta shkelnin atë, duke u justifikuar me vijën e duke vepruar në fakt në kundërshtim më të. Si Sala që kur ishte sekretar partie në kohën e socializmit ndëshkonte kolegë e justifikohet sot se ashtu ishte vija. Jo miq, njerëzit shkruanin letra anonime, sic bëjnë sot me rrjetet sociale, që nuk dalin me emrin e vërtetë, shpërndanin thashetheme për dikë, derisa e degdisnin fshatrave, dëshmonin për gjëra që s’ishin të vërteta e thonë sot, më detyruan. Kanë qënë njerëzit përreth që kanë thënë se ai s’mund të luajë teatër se ka një vëlla në burg, e këtu ka të drejtë komentuesi Met që thotë se duhet të keqen ta kërkojmë tek vetja. Po sot kush i detyron të thonë gjëra të paqëna? Të shkruajnë në shtyp, të shpifin duke përfituar në emër të lirisë së shtypit? Sot edhe presidenti shpif…
O njerez mbushuni me mend Enveri esht ber si gozhda nastradinit sot vetem per te shpetuar ata plerat halet maskarenjt e pa skrupullt qe ne at koh mernin ne qaf ke te mundnin per pak perfitim personal , per nje burs shkolle , apo nje vend pune te rehaçem , SHQIPTARET ja kan fut njeri tjetrit dhe brenda familjes , ngacmonin ne pije e siper miqt e vet dhe i rregjistronin çfar mbroçkullisnin , pastaj i denonconin ne deg te brençme , spiunet fitonin rrespektin dhe çfar i duhej kushuriu apo miku burgun dhe sikletin , shikoni estraden me Fadil Hasen si i thosh fadili shokut vet paret e burgut ti ndajm pergjys se mos te kisha denoncu un noc rrokun kishe per te mor sot , kto jan te verteta , ne nuk kemi byth ti drejtohemi atyre qe na kan ber dem dhe ja rrasim Enverit se ai ka vdekur nuk ka goj , nuk merej Enveri me burgime dhe internime or njerez merej fronti lagjia ata i internonin njerzit , hiq rastet madhore ne komitet qendror apo byron politike qe Enveri kishte Gisht e ishte ne dieni , kurse posht ishim ne te dashur bashk atdhetar qe ja kemi nxir jeten njeri tjetrit , nuk naj kish fain Enveri , doli nje ushtar dikur dhe tha do i bej atentat Enverit E tha kte ne rreth te ngusht me xhajat e dajat , po behem gati tha fakiri , i shkuan ne rrepart e arrestuan dhe ja nxoren cfar kish molloisur qyqari , ate e denuan me pushkatim , ne kohen e demokracis shkon i jati me njerin nga djemt tek kryehetusi asaj kohe ne shtepi , i kerkon pse i denuan djalin , ik xhaxha shko i tha hetusi se po te tregoj un kush e çoi ne pushkatim djalin tend , ne familjen tende nuk do ngelet burr gjall sot , se esht njeri nga ju te familjes qe ka ardhur ne deg dhe e ka denoncuar djalin tend , u çua plaku duke qar , te kerkoj falje or mik i tha , ti ke ber dedyren qe kishe , ky muhabet te ngelet ktu dhe shkoj , po historin e Maks Velos qe esht ber per rafmet e keni degjuar , gruaja e ka futur ne burg e thosh edhe vet , mos e kerkoni te keqen tek Enveri O njerez se nuk merej Enveri me internimet dhe burgosjet ishim ne qe ja qim nenen njeri tjetrit sot atyre maskarenjve nuk i shkon per shtat te thon te verteten se nuk kan byth, dhe therrasin ujku ujku per Enverin , behuni pak te zgjuar o njerez , kta qe ju bej gjemen sot ne xhdo sistem kta te bejn gjemen , mos u merni me komunist te thjesht qe rrinin si te hutuar se i kishin ven me shpatulla per muri me parrullen komunistet te paret ne sakrifica te fundit ne pretendime , ata qe kan patur pergjengji ne pun dhe kan qen komunist ata te benin gjemen ne at koh ata qe dolen ne rrug dhe digjnin testat e PPSHs ata i kishin ber te ter te zezat , se ata qe ishin te ndershem nuk e grisen kurr ate test se ishin me karakter dhe te padter ne ndergjegje , me kta nuk kini pun i bini ne qaf kot . Shikoni shoket e saliut tosit e kompani aty esht e keqja , prisni se nuk kini degjuar gje akoma , hapini dosjet pse si hapin , nuk jan sigurimsat qe nuk duan te hapen dosjet jo jan njerez te tjer , po te hzpen dosjet SHQIPTARET do vriten dhe ne familje me njeri tjetrin dhe te persekutuarut dhe te tjeret qe njeri tjetrit ja kon fut kta.