Inxhinieri kryesor tregon detajet e dërgimit të parë të astronautëve në hapësirë: Nëse diçka shkon keq është faji im

27 Maj 2020, 16:39Lifestyle TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk është hapur rreth mendimeve të tij përpara dërgimit të parë të njerëzve nga SpaceX në orbitë – dhe tha se faji qëndron tek ai nëse ndonjë gjë nuk shkon mirë.

Duke folur për CBS këtë mëngjesi, Musk tha: “Unë jam inxhinier kryesor i kësaj gjëje, kështu që thjesht do të doja të them që nëse shkon ashtu si duhet, i takon ekipit të SpaceX-NASA. Nëse diçka shkon keq, është faji im “.

SpaceX do të hedhë në hapësirë të mërkurën astronautët e parë në hapësirë, në orën 4.33 pas mesnate.

Nëse gjithçka shkon mirë, një raketë Dragon Crew Dragon do të çojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor astronautët e NASA-s Bob Behnken dhe Doug Hurley. NASA po punon me SpaceX për këtë mision, të quajtur Demo-2.

2 komente në “Inxhinieri kryesor tregon detajet e dërgimit të parë të astronautëve në hapësirë: Nëse diçka shkon keq është faji im”

  1. Arbi says:

    O Tema….Jo 4:33 pas mesnate…mbasdite. Verifikimi para se të shkruani

  2. Arbi says:

    O Temaaaaa….Verifikoni para se të shkruani lajmet. 4:33 mbasdite, jo pas mesnate. Bëhuni të besueshëm kur shkruani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje