Pse Rama, nuk është si Berisha në Parlament

28 Maj 2020, 14:34Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Të gjithë e mbajnë mënd se si ish-kryeministri Berisha kur merrte fjalën në Parlament (kur ishte kryetar qverie) fliste mbi 45 minuta, apo edhe 75 minuta pa asnjë ndërprerje. Të gjithë e kujtojnë se si Doktorit, nuk kishte “lepur” apo dhe “luan” nga partia e tij ti thoshte “koha mbaroi” sepse e dinte çfarë e priste.

Dhe padyshim të gjithë e kujtojnë se si ish-kryeministri fuqiplotë, i merrte të “gjitha me rradhë”, emrat dhe mbiemrat e deputetëve të opozitës së asaj kohe, u bënte biografinë, u merrte erëzin, dhe askush nuk fliste, askush nuk pipëtinte, askush nuk e quante “diktator, manipulator, shtypës”, por të gjithë “luanët dhe lepujt” e tij e duartrokisnin.

E një gjë të tillë, madje më të ekzaltuar e bënin edhe kur Doktori (kryeministët) shante me libër shtëpie, ndonjë deputet të ish-opozitës që kishte kurajon të denonconte me fakte shkelje ligjore, abuzime, korrupsionin, apo dhe afera të tjera. Padyshim që sot gjërat janë krejt ndryshe, padyshim që Rama kryeministër, nuk është si paraardhësi tij, pasi në krye të Kuvendit është dikush që i thotë kujdo në foltore, madje edhe shefit të qeverisë “koha mbaroi”.

Padyshim Rama nuk është Berisha, pasi nuk merret me as me jetën private, as me familjen , dhe as me farefisin e deputetëve kundërshtarë, por thjesht u jep atyre përgjigjen e duhur. Padyshim që Rama sot, nuk është Berisha i djeshëm në Parlament, nuk mbjell gjuhën e urrejtjes, nuk nxit debate shterpë dhe dhunën mes deputetëve, nuk shpif dhe denoncon pa fakte kundërshtarin politik, edhe pse ka shumë për tu thënë. Padyshim kryeministri Rama sot, nuk është si Berisha kryeministër dje, edhe për shumë e shumë arsye, por më kryesorja , për frymën e përçarjes që paraardhësi i tij, mbillte në seancat e pafundme parlamentare mes deputetësh.

Sot shumica parlamentare, ka meritën e vendosjes mbi “shinat” e duhura të veprimtarisë së ligjvënësve, pasi sot Kuvendi i Shqipërisë punon mbi rregullore, deputetët flasin dhe diskutojnë bazuar mbi nenet e saj, ashtu si ministrat dhe kryeministri i vendit.

Të gjithë e kujtojnë Parlamentin e 2005-2013, kur deputetët e opozitës trajtoheshin si “armiq të klasës”, kur nuk u jepej fjala, kur u ndërpritej fjala, kur fyheshin, goditeshin, dhe ndaj tyre ushtrohej dhunë verbale dhe fizike nga “trimoshat” e demokracisë.

Të gjithë e kujtojnë, se si në Parlamentin e asaj kohe, 50 per qind të kohës e merrte Doktori ( dhe sejmenët) me fjalimet dhe diskutimet boshe, me biografitë që u bënte kundërshtarëve politikë, duke e kthyer shpesh sallën dhe foltoren në arenë luftimesh mes deputetëve dhe gardistëve.

Të gjithë e kujtojnë edhe mikun e Doktorit, (sot kryetar shteti) se si kapërcente garroçet e luleve, dhe i turrej Jozefinës, me fjalor dhe xheste banale.

Padyshim Edi Rama sot, nuk ka se si të jetë Berisha i djeshëm, sepse nuk ka komplekse, nuk ka mllefe, nuk ka mërira me askënd, sepse e sheh dhe e vlerëson ndryshe lirinë dhe demokracinë, sepse e respekton dhe adhuron ndryshe perëndimin, sepse nuk është bukshkalë dhe hipokrit, dhe mbi të gjitha sepse është qytetar.

17 komente në “Pse Rama, nuk është si Berisha në Parlament”

  1. Taulant says:

    Djegja e Teatrit zoteri tregoj qe Rama eshte 100 here me shpellar sesa Berisha. Rama eshte i rafinuar ne veprime eshte si ai krimineli qe mundohet te mos lere gjurm ne krimet qe ben . Prandaj shpiku edhe PPP-te per te vjedhur Shqiperin , kanabisin per te financuar fushaten .

    1. Epiriii says:

      Nga Qiftore u kthye ne Salle Ekzekucionesh dhe pastaj ne Teater. Lexojin Historikun e Teatrit. Rama mbase nuk duhej ta Shembete se si ka Parate per te Ndertuar 1 te Ri apo per te bere Biznes te toka e Qiftores, por Jo se nuk ja vlente ta rrezonte ate Qiftore te rrenuar

    2. Cudia says:

      taulant po flitet per diskutimet ne parlament. Ke ndonje verejtje persa u tha ne shkrim?

  2. gggg says:

    O gruqime kurre nuk e do edi ramen sa ke dashte sali berishen.Po ti gruqime je gruqime.

    1. g says:

      O gggg gruqime kurre nuk e do sali berishen sa ke dashte edi ramen. Po ti gruqime je gruqime
      rrot cari

  3. Po ka nje nryshim . Edhe ndyshimi eshte shume i rendesishem. Kur saliu mbushi nje vit dhe filloi te dalloi objektet ,per here te pare pa dhite, krraben,mushken apo gomarin. Veshi nje pale opinga llastiku ….. Rama kur mbushi nje vit e filloi te dalloi me se miri objektet veshtroi per here te pare biblioteken e mbushur me libra. Kur doli jashte veshi kepuce.. Mund te lexosh shume, por prejardhjen nuk e ndryshon dote. Eduata eshte tjeter gje. PO qe mesuar te fshish qurret me mengen e xhaketes,veshtire te mesohesh per te perdorur shamine. Rama ka pare teater e filma qe kur mbante bibelina,ndersa saliu pa kur mbushi moshen 14 vjec.Shikonte filmin e i kujtoheshin shkurret nga mali kur lunte duke rajtur dhite….Pse c’e kujtonii jU Saliun ,ndonje dietarte madh e me kulture ? Ha,,,ha… . Te behesh qytetar me kulture do 100,apo 200 vjet. E ju beni krahasimin e qendrimit te Saliut me Ramen. PO c’mesoi Saliu maje malit ? Te shaj, te therrasi ci,ci, apo na balo na ….. Kun e gjeti kulturen Saliu?

  4. Klimax says:

    Krahasimet e Rames me Berishen ne parlament nuk e bejne kryeministrin e sotem as demokrat, as qytetar, as perendimor dhe sigurisht nuk e perjashtojne ate si hipokrit dhe arrogant!
    Berisha eshte i pakrahasueshem, eshte nje specie e vecante anormale e skizofrene qe ka veshtiresi komunikimi te llogjikshem e te rrjedhshem dhe mbi te gjitha ka veshtiresi te dallimit te asaj qe eshte e vertete nga ajo qe nuk eshte.
    Rama, si kryeminister qe ti e deklaron se “respekton dhe vlereson ndryshe lirine dhe demokracine” , mire do te ishte ta krahasoje me kryeministra te vendeve perendimore, me ate qe sipas teje kryeministri Rama ka “adhurim ndryshe”!
    Mund ta krahasoni me sjelljen ne parlament, menyren e te komunikuarit, fjalorin, seriozitetin, respektin ndaj kujtdo, etj me kryeministra si ata te Italise, Greqise, Spanjes, Suedise, Danimarkes, Finlandes, etj, etj? A ka thene nje here te vetme “gabuam”, nuk kemi punuar mire”, “me falni”, etj shprehje qe te mbaje pergjegjesine per punen e tij dhe te qeverise se tij? Apo si nga hera, fajin per gjithcka e ka opozita …….

  5. Hajdaret jane shpresa jone says:

    Po ti fliste kriminelit komunist berisha,ashtu sic foli biba hajdaraj sot,do ti kishte numeruar dhembe e dhemballe,do shahej me prag shtepije e do ishte bere biografije qe ne barkun e hajdares madhe qe po gezon pasurine e trafikantit hajdari…
    Megjithate RAMA eshte frikacak dhe i ka lene te gjithe ata qe ka akuzuar te gezojne pasurine e pronat we kane vjedh ne keto 30 vjet

  6. Emigranti says:

    Nice, Citizen . Fjale per tu shenuar dhe mbajtur mend nga shqiptaret.
    QYTETAE.

  7. Lana says:

    Ja pra Klimax qe e ke gabim. Rama 0ka thene ne disa raste se kam gabuar, madje dhe ka kerkuar ndjese publikisht. Asnje nuk mund te krahasohet qytetarine dhe atdhedashurine e Rames. Asnje. Asnje nuk mund te krahasohet me ate qe po ben Rama ne nje shtet te graduar nga shkaterrimet, tanket, molotovet dhe hedhjen ne ere te shtyllave elektrike. Dhe na permendni akoma vrasesit! Si ka mundesi te harrohen shume e shume fatkeqesi nga keto qe na kane rene keqas ne koke, kur ben krahasime me kryeministrat evropiane qe qeverisin shtete normale, qindravjeçare. Thjesht do te mjaftoj te hapesh syte e te shikosh se si po shnderrohet me ne fund veriu dhe jugu i Shqiperise e shume perpjekje shtetformuese qe po behen keto vite, por ti dhe ndonje tjeter nuk shihni dot se ju jane zene syte e bllokuar veshet. Sa per trute, e shohim se sa ju kane mbetur, te perthare nga perrallat dhe mashtrimet e krereve te opozites dhe te “kryekreut te shtetit”.

    1. Klimax says:

      E respektoj mendimin tend, Problemi eshte te mos shikojme vetem fasaden, lyerjet dhe ngjyrat e mureve te jashtme, por edhe brenda tyre, aty ku jetojne njerezit, familjet. Sigurisht qe nuk harroj, nuk harroj krimet e regjimit berishian te cilat i perjetova personalisht dhe familjarisht. Jo, une nuk mbeshtes ata (Berishen me kompani), por pikerisht, per arsye se shikoj, degjoj, krahasoj dhe arsyetoj, nuk mund duartrokas edhe kur pushteti ne fuqi ngelet po aq i korruptuar sa i pari, kur drejtesia nuk egziston, kur ambasadoret vazhdojne dhe u shkulin veshin, kur varferia vazhdon si me pare, kur shpresa per nje te ardhme me te mire eshte zhdukur perfundimisht dhe kur njerezit mendojne vetem te largohen sa me larg nga vendi i tyre.
      Ti, Lana, ne qoftese nuk bindesh me komentin tim, te pakten te keshilloj te shikosh statistikat per Shqiperine se me duket se po me prezanton nje parajse diku tjeter qe se kam pare e njohur kurre!

  8. Timi says:

    Rama: qytetar, sportist, artist, politikan klasi, mjeshter i gjuhes shqipe, publicist, punetor, patriot.
    Berisha: katunar shpellar, vrases, kriminel, hajdut, komunisto-mafioz, llosh ne politike, nuk di te flase akoma shqipen, antishqiptar, i paafte, paaftesi qe i kushroi Shqiperise masakren urbane dhe shkaterrimin total t shtetit.

  9. rexha 10 says:

    JO SEPSE RAMA ESHTE ME I MIRI,,PORE RAMA I KA CA QENE QE TE KAFSHOJNE MBASE SHPINE,DHE KETA QENE RAMA NUKE KA KURAJON QE TI ELIMINOJE FIZIKISHTE . E KUNDERTA E BERISHES QE SAPO E KUPTONTE SE PO I HYNTE PESHKU NEN SHALE ISHE I ZHDUKUR FIZIKISHTE,DHE PUNA E PARE QE BENTE AKUZONTE TE TJERET PER VRASJEN DHE PASTAJE E SHPALLTE :HEROIN E DEMOKRACISE:FILLOI KJO HISTORI ME VRASJET NE TROPOJE , ZHDUKJEN E REMZI HOXHES,DHE ME AZEM HAJDARIN,DHE E MBYLLI ME TE NDJERIN SOKOL OLLDASHIN.

  10. dajti says:

    As behet krahasim fare. Jane komplet te ndryshem sala nje politikane qe i ka shkaktuar shqiperise deme te medha. Ka futur precedentin e vjedhjes se votes me 26 maj 1996. Lejoi piramidat qe cuan ne trazirat e vitit 1997, vrau kater vete ne buleveard dhe shkaktori me te birin gerdecin ku humben jeten 26 vete. Njerzit nuk harrojne. Shpresojme drejtesia e re te nis me Salen

  11. alma tirane says:

    o ju qe merreni me gazetaret, jeni bordello koke e kembe

    i ke thone te gjitha
    hallall

  12. katarakti says:

    E keqja eshte se Rama eshte shume i qyteteruar dhe si rrjedhoje shume i bute. Do ishte kryeminister shume i mire ne Danimarke apo ne Zelanden e Re, por ketu ne Shqiperi nuk ben. Se nuk ka dhembe, eshte frikacak, i lehte si burre shteti. I pelqen vetja shume, aq sa nuk duron dot asnje kritike prandaj rreth vetes ka grumbulluar vecse servila dhe te paafte. Pushteti me perfitimet qe jep duket se i ka hyre shume ne qef. Por po te ishte aq i mire dhe i drejte e nderronte vete sistemin zgjedhor. Me nje fjale nuk eshte shpellar, shkaterrimtar, vrases si Salehu, por eshte ende larg udheheqesit qe te merret si shembull i se mires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje