Tensionohet situata në SHBA, vritet një 19-vjeçar gjatë protestave të dhunshme për vdekjen e afro-amerikanit 40-vjeçar

30 Maj 2020, 11:08Bota TEMA
Tensionohet situata në SHBA, vritet një 19-vjeçar gjatë

Përshkallëzohen tensionet lidhur me protestat e qytetarëve mbi vdekjen e një afro-amerikani në Minnesota.

CNN shkruan se një 19-vjeçar mbeti i vrarë në protestë, pas disa të shtënave me armë që u qëlluan drejt turmës të premten mbrëma në Detroit.

Policia tha se një person i panjohur ka qëlluar drejt turmës me armë, nga një fuoristadë në ecje. Plumbat kanë kapur 19-vjeçarin i cili nuk ka munbur të mbijetojë, pavarësisht mjekëve të ndihmës së shpejtë.

Policia e Detroit thotë se nuk mund të konfirmojë nëse viktima ishte pjesë e protestave, por të shtënat ndodhën në qendër të qytetit ku po zhvilloheshin protestat.

Protestat në SHBA erdhën pas një ngjarjeje të rëndë që u shënua në Minnesota, ku një 46-vjeçar me ngjyrë i quajtur George Floyd, ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa disa oficerë policie e kishin shtrirë përtokë dhe njëri prej tyre i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje