Heqja e reciprocitetit, Thaçi: Tani presioni ndërkombëtar të drejtohet kah Serbia që të rinisë dialogu

6 Qershor 2020, 12:08Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se tani presioni ndërkombëtar duhet drejtuar kah Serbia, që siç u shpreh ai “pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.

Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë u vendosën nga Qeveria e kaluar e Kosovës më 1 prill, pasi paraprakisht ishte shfuqizuar edhe taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr pengesat për procesin e dialogut, por theksoi se tani i mbetet Serbisë, që të heqë pengesat, duke kërkuar ndaljen e fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, janë parë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve.

8 komente në “Heqja e reciprocitetit, Thaçi: Tani presioni ndërkombëtar të drejtohet kah Serbia që të rinisë dialogu”

  1. hajt me sh'net says:

    Pthuuuuu rrace e peshtire…dmth dialogu nuk ka funksionue si faj i Shqiptareve…e tani ke i le Shqiptaret lakuriq do shohim ç’ka do beje serbi me zhapike si puna juaj..dhe do jepje doreheqje ti…tu shofte fara shqipfolese

  2. E verteta says:

    CRARE REPROCITETI KERKOJNE KETA PRIMITIVE
    JANE NJEREZ QE NUK I FUNKSIONONE TRURI TE JEMI TE BARABARTE THOTE KUNGULLI KURTI KU KA BARAZI , BARAZIA EGZISTONE VETEM NE MENDJEN E KOMUNISTEVE
    NUK BESOJE SE DO KETE SHTETE , GRUPE, INDIVIDE NE BOTE QE DO VERI NJE SHENJE BARAZIE MIDISE KOSOVO DHE SERBIE ESHTE ABSURDI SHEKULLIT NJE ROJE QE QENDRONE TE DERA NE DISKOT E PERENDIMIT NE KOSOVE BEHET KRYEMINISTER QE NUK NDODHE KURRE NE SERBI NJE FENOMENE I TILLE .
    ULUNI NE DIALOGE E GJENI ZGJIDHJE SERBIA JU RIMERE ME SHOQATEN E GJUETARVE NUK JENI POPULL PER LUFTE BENI DIALOGE KERKONI ZGJIDHJE

  3. Kim été says:

    Pa ndërtuar Republika e Kosovës Ambasadë në Beograd, dhe anasjelltas Serbia ne Prishtine, dialogu s’duhet të nisi.

  4. emigranti says:

    Po dialogu i intereson me shume Serbise qe pas kesaj hyn ne Europe more i paditur, por na thuaj si je pregatitur per dialog, cfare kushtesh do ti vesh si vend qe kreu masakra.
    Thaci mendo per viktimat e vdekura dhe te gjalla, per shtepite e djegura e burgosjet me pare.
    Nuk i duhet Kosoves nje marreveshje e nxituar, por nje marreveshje e drejte dhe e qendrueshme.
    Megjithese Serbia u shkeput nga zgjedha turke ne 1815, u njoh nga ajo pas 63 vitesh ne 1878 e detyruar nga Konferenca Berlinit.

  5. Kuq e zi says:

    Hahahaaaaaaa
    Ka ngel vetem qe kosoves ti kerkojne demet e luftes
    Serbia eshte agresorja i gjith presioni qe duhej bere ndaj saj u be dhe ajo spo ha pyke
    Prandaj i jan kthy kosoves ku qeverite po nderrohen si mbreti grate
    ti ku e ke hallin qe po therret DIALOG me fort si vucic?
    Imagjino pak de goulle-in e frances ti zinte llapa lesh se gjermania nuk po donte dialog mbas luftes se dyte ppfff

  6. Timi says:

    Serbia nuk do hynte fare në bisedime, do kërkojë kushte tjera pasi i plotësohen. Por ka frikë Shqipërinë që mund të bëhet anëtare e BE-së para saj. Kjo e detyron të bisedojë me Kosovë. Ndoshta Shqipëria do ishte në BE tash po të mos ishte Saliu me kompani.

  7. olsi says:

    me pak llafe nqs se muzhiket njohin kosoven si shtet ,vetem keshtu hyn ne eu

  8. Jeta says:

    Hajde kali hajde une nuk e di se vetem ky dhe hoti me gojen e tyre te qelbur e pranojn se Kosova eshte fajtore per bllokimin e bisedimeve. Boterishte dihet se Serbia eshte fajtorja kryesore per te gjitha krimet ne Kosove, e keta me trurin e kalbur dojne ta barazojne krimin. Me keta b…qire nga grenelli Kosova do te vuaj nga keta hajna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje