Kosova shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosura nga qeveria Kurti

6 Qershor 2020, 10:57Rajoni TEMA
Kosova shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosura nga

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar.

“Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shansë dialogut, por theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë se për sa kohë ky vendim do të mbetet në fuqi.

Kryeministri Hoti tha se për vendimin për shfuqizimin e masave të reciprocitetit është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se gjatë takimit që ka pasur të premten me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka marrë zotimin se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që Serbia po ashtu të heqë pengesat për dialog, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti tha se ai është i gatshëm që menjëherë sapo Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, të rinisë dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jemi të gatshëm që të ulemi menjëherë në tavolinën e dialogut. Kryeministri i vendit, në bazë të kompetencave kushtetuese, e udhëheqë dialogun. Edhe po të doja unë, nuk mund t’i transferoj kompetencat e mija kushtetuese, as te presidenti e as te askush tjetër. Unë nuk dua dhe nuk do t’i transferoj ato kompetenca”, tha Hoti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë.

Qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe kishte vendosur masën e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Ky vendim nuk ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pasi reciprociteti u pa si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

6 komente në “Kosova shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosura nga qeveria Kurti”

  1. Baliu says:

    Dull Sokoli: Qka thot “populli” bon partia, hej, hej, …. .

  2. Liri says:

    Me ne fund nje qeveritar realist ne qendrim.

  3. Baliu says:

    Dullokio:
    E gjith bota ka mar vesh,
    se lidhese me ne kemb nuk kam.
    Oh sa bukur keshtu te lehsh,
    se krejt minik une jam.

  4. Tironci says:

    Tradhetia nga veprimet duket, se nuk ka brirre e te dali e thote ne jemi tradhetaret.
    Nuk e di po a e kupton populli valle se cfare ka ndodhur?.
    Ne fillim shtyne Albinin te bente idiotizmin me te madh, te hiqte taksen dhe ti hidhte hi syve popullit me fjalen reciprocitet, dhe Albini si idiot qe eshte e beri dhe ra brenda.
    pastaj i gjeten aresye dhe e hoqen fare nga pushteti dhe tyni dolen tradhetaret qe punojne per serbin fare hapur dhe e hoqen edhe fjalen reciprocitet. Dhe po te ngrihet populli e te thote se perse e hoqet taksen, pergjigja do jete, se nuk e hoqem ne por Albini dhe kjo ishte edhe deshira e Amerikes.
    A e kupton dot populli Shqiptar se cfare jane duke i bere?. A ka ngelur me ndonje njeri me mend ne koke e dore ne zemer per kosoven heroike, per ato perdhunimet, vrasjet , masakrat qe i jane bere popullit Shqiptar nder shekuj nga serbia. Serbia ka punuar si duhet dhe gjithmone me plan kunder Shqiptareve duke filluar qe me enver hoxhen qe zbatonte vetem urdherat e miladin popovicit, me sali berishen, me edvin ramen mikun me te ngushte te vucicit, ibrahim semundjen dhe te gjithe pasardhesit ne partine e tij e shume e shume te tjere. Shqiperia nuk ka me Mic Sokola qe ti shkerdhejne robt ketyne.

    1. preshevali says:

      Populli e din edhe ate mirë po ska shka bonë, popull i udhhequr gjithmonë nga ; cuba, qelepurxhi, pulaxhi e dilinxhi. ” Vaj Vatani mjerë mileti “

  5. isa e hasha jane me te liq se ESAT PASHA says:

    Ky Dullaqi eshte prototipi i te pa aftit,bythelepiresit te ISMUTIT E
    THAQKAKAES DHE MUMJE E GJALLE QE DA TA MARRE NE QAFE KOSOVEN PASI THAQI NUK E PJEDH PER ASGJE.
    Tani kosovaret ose te ngrihen e te hedhin ne ere URGJENT kete mutqeverie ose ju befte mire prap skllaveria nen serbine…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje