Vuçiç: Do të luftojmë shumë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje të lumtur për ne

6 Qershor 2020, 12:57Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është zotuar se do “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje të lumtur për Serbinë.

“Për ne, nuk ka zgjidhje të lumtur për Kosovën. Nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një interviste dhënë të shtunën për televizionin serb “Prva”.

Vuçiq theksoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha botërore do te ndryshojne qendrimin e vet për pavarësinë e Kosovës dhe as qëndrimin që nuk ka ndryshim të kufijve me Kosovën.

“Para nesh i kemi gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve tanë atje”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se pret nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak që ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinës, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor.

“Unë pres që Lajçak të vijë në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje të lumtur për ne, çfarëdo qoftë ajo, ne nuk mund të jemi të kënaqur veçanërisht. Nuk mund t’i gënjej njerëzit. Puna e presidentit ose dikujt që merret me politikë nuk është t’i mashtrojë njerëzit”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka shtuar se pret edhe bisedime me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë (rezultatin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë) zgjidhje më pak e pafavorshme, dhe ta bëjmë atë të favorshëm është jorealiste,” tha Vuçiq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind. Në prill të këtij viti, Kosova e pati zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin dhe tha se tani pret nga Serbia që të heqë pengesat e tjera, në mënyrë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

7 komente në “Vuçiç: Do të luftojmë shumë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje të lumtur për ne”

  1. Piro says:

    Bravo Vucic! Pergatiti serbet per njohjen e kosoves. Perndryshe, mund te dorezoni te tjera teritore.

  2. Taulant says:

    Ik or loqe KOSOVA eshte e humbur per ju nuk ka qene asnje here serbe ka qene gjithmon SHQIPTARE . Lexo Noel Malcolm .
    Edhe TRumpi qe ju mbeshtet do shkoj per lesh ne nentor.

  3. Agim says:

    Perndimi uadha amerika uaha hoqi shekrdhata.

  4. Budalla linde budalla je budalla do vdesesh o i gjore.
    Po kush te pjerdh ty dhe vellain tend Albinin se ç’do behet me kosoven. Kosova eshte Shqiperi dhe keshtu do jete gjithnje. Pleherat serb do marrin nje mut. Do vije koha do ju marrim edhe territore te tjera, qe i perkasin shqipetareve.

  5. xoni says:

    Pirdhni se litoheni te gjith Serbet…. Kosova e filoi lirine dhe kjo eshte e mbaruar….. Rrofte SHBA por cti besh politikes se koketrasheve te tipit Ramush qe bejne me koken e tyre……

  6. Baliu says:

    Dulla-Taqi: Shoku Vuqiq ne te betohemi, se nga rruga jote nuk do te largohemi.

  7. Baliu says:

    Jo more Vuqiq, ‘make pis’ me Taqa Dulla, ska nevoj per ‘war’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje