Rama inspekton restaurimin e Akademisë së Arteve: Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore, do bëjmë investimet e duhura

8 Qershor 2020, 14:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, Rama u shpreh se kjo godinë është “gur i çmuar i trashëgimisë kulturore”.

Edi Rama: Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve.

Elva Margarita: Ideja është që këtu të ndërtojmë një shesh të madh publik. Projekti parashikon dy salla të reja. Krijohen më shumë hapësira edhe rreth e përqark.

Edi Rama: Teatri i Operas ishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne.

“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë?”, kishte shkruar Rama më herët në rrjetin social.

2 komente në “Rama inspekton restaurimin e Akademisë së Arteve: Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore, do bëjmë investimet e duhura”

  1. Presheva says:

    Të lumtë z.Rama??
    Po t’kishin bërë gjysmën e investimeve në kultur paraardhësit t’uaj, Shqipëria do dukej më ndryshe sot, prapë si thot populli më mirë von se kurrë.
    Kush ta bënte thua ti, kto t’paktën mos ta shkatrronin.
    Përgëzoj për punën e madhe që keni bërë deri tani e që do bëni në gjitha fushat , ndihemi krenarë dhe ne që jetojmë jashtë kufijëve administrativ të Shqipërisë.
    Rrespekte dhe punë të mbarë për një Shqipëri europjane.

  2. Zigur Qarri says:

    “gur i çmuar i trashëgimisë kuturore”!
    Dhe kete e thote antishqiptari Edvin D’Rama,personi qe ka bërë gjenocid mbi trashegimine kulturore,qe i vuri kazmen kinemave dhe teatrove!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje