Kërcënon Murrizi: Mund të ketë një qëndrim më radikal se mosprania në seancë, ata i qëndrojnë kondicionimit të votës

9 Qershor 2020, 12:26Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi, ka deklaruar hapur se qendrimi opozitar parlamentar mund të përshkallëzohet.

“Ata i qendrojnë vullnetit për të kondicionuar votën. Hap pas hapi të gjitha do i shikojmë.

Mund të ketë një qendrim më radikal se mosprania në seancë, kur të vijë seanca do ta shikojmë”, tha Murrizi në një deklaratë për mediat.

Kujtojmë se opozita parlamentare kërkon takim me Ramën, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe vetë kryeministrit.

Tre kryetarët e Grupeve Parlamentare, Myslim Murrizi i PD, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kërkojnë tryezë dialogu brenda 48 orësh mes tyre dhe mazhorancës.

Ata shprehën qëndrimin e tyre për mos votuar reformën zgjedhore në rast se nuk aplikohen listat e hapura.

1 komente në “Kërcënon Murrizi: Mund të ketë një qëndrim më radikal se mosprania në seancë, ata i qëndrojnë kondicionimit të votës”

  1. Epo kjo pune says:

    O zoteri, mire e keni por me mire votojeni ne kembim te referendumit direkt pas zgjedhjeve. Ai i ve kapak gjerave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje