Alfred Lela përfundon sërish në spital, tronditet me shëndetësinë: Kanë bërë gabim ata që janë kthyer nga Amerika për të ndihmuar vendin

10 Qershor 2020, 14:33Politika TEMA

Alfred Lela ka përfunduar sërish në spital, por këtë herë jo për vete por për të transportuar një mikeshë.

Ai thotë se është tronditur nga situata që ka parë.

Ndërkohë, gazetari sjell edhe historinë e një mjeku që ishte kthyer nga Amerika për të kontribuar për vendin.

Ndër të tjera Lela shkruan:

“Rasti më hodhi dje në urgjencën e Spitalit Ushtarak, të shndërruar në Spitalin Universitar të Traumës. Kjo fjala e fundit përshkruan fare mire, jo vetëm rastet urgjente dhe të rënda që vijnë e parkojnë shpresën në këtë qoshk të sistemit shëndetësor shqiptar, por edhe goditjen që duhet të pësojnë shoqëruesit e tyre.

Po ndihmoja një kolege dhe mikeshë, e cila pësoi aksident kur po uleshim nga mali i Çikës në Vlorë. Një kavilje e lënduar dhe e enjtur, që dyshohej si ‘shembje’ apo ‘nxjerrje’, rezultoi një fracture, me 6 javë në allçi dhe një proces rikuperimi ndoshta edhe më të gjatë.

E ndala makinën para derës së Urgjencës, sa për të ‘zbarkuar’ të plagosurën dhe u rrotullova nga pas godinës për të parkuar diku. Goditja e parë më erdhi nga ndryshimi i beftë mes ballinës dhe oborrit të parmë të Urgjencës me pamjen që shpaloset në pjesën mbrapa (jashtë kamerave). Rruga me gropa, thasë të zinj mbeturinash, në tokë dhe përmbi kosha. Janë mbetje spitalore, toksike dhe infektuese, të hedhura si çdo mbeturinë tjetër urbane, pa asnjë perimetër kujdesi apo sigurie.

Përballë tyre vazhdon një rresht i gjatë sferash betoni me nga një shufër hekuri ngulur te secila dhe një shirit që i lidh me njëra-tjetrën; sinjalizon se ky është një kufi që nuk duhet kaluar. Të ngulur përgjatë një hapësire që mund të ishte vijëzuar dhe ndarë në një duzinë vendesh parkimi për stafin, prania e tyre ngjan e pavend dhe fyese. Dikush ka menduar që ‘zaptimi’ është ide më e mirë.

Më vonë, në bisedë me një prej kirurgëve të urgjencës kuptohet se pse është gjetur kjo zgjidhje, as inteligjente, as simetrike dhe as racionale, për të bllokuar një korsi me këto gjyle betoni. Ka të bëjë me interesa financiare (është punë lekësh, o trap!) mbi parkingun e spitalit. I cili nuk është i Ushtarakut, siç më shpjegon mjeku, por i një krijese ala PPP, një ndërmarrjeje policore shtetërore që quhet ‘Illyrian Guards’. Ata janë ‘policia’ që mbikqyr Spitalin e Traumës dhe menaxhon parkingun. Mbajnë uniforma të çuditshme pa shenja identifikuese (mos janë këta policët e Ramlleshit që goditën protestuesit!), në një ton të së errëtës, ndoshta afër asaj të trupave fashiste të Musolinit. Prania e tyre është e dukshme dhe invazive në hyrje dhe te recepsioni i Urgjencës. Në pjesën e pasme të godinës ‘vigjëlon’ një pjesëtar tjetër i kësaj trupe, me sa duket në rojë të instalacionit me gjyle betoni.

‘Më duhet të paguaj për parkingun çdo ditë’, më thotë mjeku ndërkohë që trajton kolegen. Del nga dhoma në korridor dhe e dëgjoj tek futet mes një sherri që ka plasur mes një kolegu dhe ‘rojeve ilire’. “Unë jam mjek, nuk jam kamarier që marr porositë tuaja”, dëgjohet të thotë përmes derës së hapur. Futet brenda i xhindosur. “Na duhet të merremi edhe me këta”, më thotë, “për 480 mijë lekë në muaj”.

“Jam kthyer nga Amerika duke kujtuar se do të ndihmoj vendin tim. Kam bërë gabim. Po ju, gazetarët, pse nuk bëni një reportazh për kushtet tona, por flisni vetëm për politikë”, më drejtohet mua me një zemërim që ngjan më shumë si dorëzim.

Unë nuk them shumë, por fakti që një spital publik përdor një polici shtetërore të sajuar, si ndërmarrje private për të menaxhuar një parking dhe për t’u marrë lekë mjekëve në shërbim publik dhe me rroga qesharake, më duket një episod barbarish shqiptare.

Nuk është i vetmi, sigurisht. Kur vizita dhe vendosja e allçisë mbaron, shkoj për të marrë makinën dhe për ta sjellë sërish para Urgjencës për të asistuar të plagosurën. Dal nga parkingu i cili në atë orë të natës është ‘i dorëzuar’; e ka të hapur traun dhe është pa pagesë (rroftë e diela vonë!) dhe ngas me kujdes duke u munduar të hulumtoj se ku mund të kthehem djathtas për të dalë te Urgjenca e Ushtarakut. Habitem kur e gjej veten para hyrjes së një spitali privat, Amerikanit, vazhdoj sërish duke kontrolluar në të djathtë, por nuk ka exit. E kuptoj se, unë dhe Shqipëria, kemi shkuar shumë larg, kur gjendem para portës hyrëse/dalëse të Amerikanit. Kuptoj me dhimbje se, po të hodhi rasti fatkeq në Urgjencën e spitalit publik të Traumës, që mban edhe mbiemrin pretencioz ‘Universitar’, për t’u kthyer sërish aty, duhet të kalosh nga hyrja dhe oborri i një spitali privat, të dalësh në rrugë të madhe dhe të futesh sërish në hyrjen e “Ushtarakut’. Si një helikopter në mjegull, me një të sëmurë në të, që kërkon vend të ulet, pak a shumë.

Ky është episodi i dytë që më sjell në mend sërish mjekun-kirurg i cili ankohej për kushtet, për pagën, për stresin, për parkingun dhe për gazetarët që nuk flasin apo shkruajnë për ta. Nuk kam gjë më shumë në dorë se sa ky shkrim, ku të vë në pah këto shëmti dhe babëzi që kanë prishur kufijtë e publikes dhe racionales në Shqipëri.

Edhe për të shprehur ndohtin që ndjej kur shoh Ramën dhe ministrat tek i fryjnë gajdes së një Shqipërie që ekziston vetëm në halucinacionet e tyre. Pjesën më të mirë të saj e kanë shitur vetë dhe ç’nuk kanë shitur e kanë zhvatur ‘amerikanët’ me çallmë të thertoreve private që quhen spitale.

I dashur Doktor: po, ke bërë gabim që je kthyer nga Amerika!”, shkruan Lela. (TemA)

 

61 komente në “Alfred Lela përfundon sërish në spital, tronditet me shëndetësinë: Kanë bërë gabim ata që janë kthyer nga Amerika për të ndihmuar vendin”

  1. Bato says:

    Shko re beqir lela, ke goj te flasesh ti, morracak provincial.

    1. Suksese te metejshme says:

      Ehhh more Lela, si u karandise. Edhe kur ke te drejte nje here ne vit i mbledh 50 komente menjehere sapo del lajmi. Komente qe te bejne cope fare. E shikon cndodh ku ha mut perdite…?

    2. liri says:

      duhet ta kerkosh tek saliu me pare se ai e dha ate qysh ne kohen e fatmit mehdihoxhes dhe nje te pafloku qe eshte dhe drejtor i te vetequajturit spital amerikan Mos harro se aty ka interesa edhe argita e shkelzeni qe per fat te keq asgje nuk arriti te zhbehej nga rama

  2. O idiot analist apo gazetar leshi ça je , o ti Lela Alfred !, tamom si Bushati And ke per te perfundu , besoj e pe ate palo kolegun tat analist leshi se si kishte perfundu nga mendt tamam si i lujt per tek pavioni 5 ne Vlore tek Open me ate odioten moderatore Vasili Eni , ku si ai Bushati ene ti Lela , i hani MUTI Sovranit Popull me 75 deputete te PSocialiste

  3. thuthuqi says:

    Pak e ka ky plera.
    Te tan e duan endrena amerikan, po ky pis pse nuk rri ne Amerike po vjen te mashtoi ketu.
    Ky gazetaruc, ky sahanlepiresi i kriminelit Sal Berisha, ky fytyne e poshter, pak e ka.

  4. Nardi says:

    Mire e ka. E kam provuar vet. Ashtu eshte. E pakuptueshme dhe e habiteshme.
    Kij inatin, por jepi hakun Leles. Ku e ka mire, e ka mire.

  5. rroku says:

    Ik mor plere i ndyre, ishalla te ze korona dhe te shkosh ne gop te somes, fshatar me pasaporte Amerikane.

  6. Me pelqeu shume ky shkrimtar, te mban ne suspanse se cfare do ndodhe me tej. Nuk. di a ka filluar botimi qe dje, se nuk di cfare ndodhi me personazhin te Mali i Çikes? says:

    Gazeta vahdon neser ky tregimi, se e lexova gjithe kersheri dhe mezi pres te mesoj se si vazhdon me tutje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mjekimin ajo “shoqja kolege” a e beri?!?! Sa pagoj nga xhepi na thuaj pak o “Amerikono” se ketej nja 6 mije dollare e ke ndrydhjen e kaviljes me allci. Ma trego pak faturen.. Ahh paske hallin e parkimit ti dhe te rojeve.. Shiko indet e buta mos te tkurren ty ate bej..

  7. antari partis mutit demokratike says:

    Qenka habit ky fare kollosi si morr bythe me spitalet e tiranes
    po ik mor bthqire se ty nuk duhesh lejuar fare te hysh ne spital
    rruani bythen edi rames
    me qiftin tat bushatin,zhej,shkullak,rakip e me keq kure ka nje opozite me nje kriminel vrases
    si lul sumeqiri Edi rama do jete perjetesisht ne pushtet
    ju jeni te neveritshem perzoten

  8. Juliano says:

    O Lela, ketu do perfundoje, ku do maresh ndonje lek per te shkruar ndonje gje, me shum nuk vlen, ti kur erdhe , erdhe si nje manikin, manikin ne pamje, manikin ne mendime. Si gazetar shtyr bythen, si anal ist s’ke qene kurre, mendove e kujtove se ne shqiperi hahet akoma qyl. Ik e shtyr bythen, puno e shtro kurrizin, se nuk mund ta hash qyl jeten.

  9. shaqiri says:

    Tani qe trapi deklaroi edhe raportin mediko-ligjor sia ve me veshin njeri se thone qe s’eshte mire nga trute dhe ka raport !Tani as Kol Palla nuk e theret me ne emisionin e tij qe e ka bere si humori i Agron Llakajt qe vet tregon barcoleta dhe vet qesh!Edhe Kol Palla,vet bene pyetjen e vet e shtjellon ,me nje fjale pune kazani!Nga te gjithe kjo lukuni me raport medikoligjor vetem Vasiari eshte per tu patur zili !Ai eshte konstitucionalisti me i mire i Shqiperise qe i pat thene toto Likes qe nese do te mbroshe kushtetuten vrit veten dhe behu hero,ndryshe je dhe ti si ata!
    Edi eshte si ai mjjeku qe po bisedonte me dy te çmentur respektivisht ne te dy krahet dhe kur fliste njeri tjetri i terhiqte vemendjen dhe i sugjeronte qe mos e ndigjo ate se eshte i çmendur!pastaj pasi e mirte fjalen tjetri ndodhte po i njejti skenar!(Pra ne njekrahe Luli i thote per Meten e pasketaj Meta i thote per Lulin)!Pune psikiatrie.

  10. Z says:

    Po kush eshte ky bythqire qe po na can trapin! Shko or Lela beji fresk Lulit po te afroi! Jeni i njejti brume!

  11. Artibr says:

    Aa lela po paske fjetur mbi dafina dhe sa per djeni spitalin amerikan e ka dhen pd jote dhe sa per spitalet mos na fol se te rjepin per se gjalli i shesin ilace te skaduara njerezve me kancer po mos pyet shume aty brenda per doctorat se do llatarisesh fare eshte nje doktor petrela aty qe ti i thua profesor vertet profesor eshte per te rjepur leket mer persiper operacione mer leket dhe operacionet i bejne te tjer mjek kete nuk e takon dot po ka sekseret qemeren me klientet ai qe nuk paguan nuk ka vende per te as sall per operacioni prandaj lere fare mos te zente halli po meru me problemet qiellore paske jetuar ne qiell o i shkrete

  12. Arqile says:

    OTrap amerikanin ne ish spitalin ushtarak ja dha Sala te bijes ajo jashiti Turkut dhe me pas Amerikanve .Por ti lere je sikurse ke qene dhe do salen e dukesh behesh por te njohin njerzit te qofte e lehte rruga e budallit ndiq maskarenjte.

  13. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ku ishe deri dje ti o qe te jane demtuar indet e trurit…edhe vete shkrimi jot duket qe eshte pa tru.
    Pamja jote si ufo duket se ben shkrime sikur nuk ke jetuar ketu kur saliu ja dha spitalin ushtarak miqeve te tij dhe e katandisen ne kete gjendje…
    Ti more ufo me inde te demtuara qe heq breket ne tv,po tja beje saliut keto,kishe ngrene dajak,e pse jo ndonje plumb andej nga mali cikes

  14. Edi says:

    O Bolet e atdheut! Pse merreni me Lelën kur ka të drejte. Situata eshte më keq se çfare thote Lela…harrojeni emrin e gazetarit ndersa shkruan per të permiresuar kushtet ne të cilat jetojme!!

    1. Na mbyten idiotet says:

      Ouuu, filoi nga bolet ky. Megjithate, me mire lexoj keta qe shan ti, se sa ty dhe Lelës që Jeni bërë ‘bythë’ krejt.
      Ky nuk ka bere shkrim. Ka bere hartim si gjimnazist.
      Shkrimet i kane bere keta qe shan ti, sepse populli që thua ti more “bythe”, eshte me gazetar dhe më analist se Lela, Bushati, Zheji, dhe Qim Pyka.
      Populli i di fajet e Ramës, dhe fajet e Saliut. Por ju edhe kur vjen puna per ta sharë Ramën, nuk dini as ta shani. Vetëm i bëni nder me idiotesite tuaja.
      Na ka mbetur Rama në derë, sepse opozitën e çoi per lesh Komunisti Sali. I zbatoi nje per nje mesimet e Shokut Enver qe i bënte konspekt ne forma edukimi.

    2. TIRONA says:

      edi,ke kohe qe tregon :se je shpellar-corbe-llumi i kombit!

  15. neri says:

    Faleminderit atij mjekut qe ka ardhur nga Amerika per te ndihmuar shendetesine tone. Por do te te thoja dhe ty ore Lela faleminderit n.q.s do te shkoje dhe ti ne Amerike qe te te jepje dhe ti ndihmen tende ne gazetarine amerikane. Pra dhe te ti ke bere gabim Lela qe nuk ke ikur ne Amerike deri tani.

  16. Shkodra says:

    Lel pederasti…..

  17. demokrati says:

    O Lela ! Duket qarte qe ti s’ke kurrfare fati me femrat ( dhe, s’ke si te kesh me ate fytyre dhe mendje qe ke ). Edhe heren e pare perfundove ne komisariat pasi nderhyre ne menyre te paligjshme kur policia po shoqeronte nje protestuese te dhunshme, nga ato qe duan pushtet medoemos. Edhe tani paske ” vuajtur ” duke shoqeruar nje mikeshe. Nje keshille miqesore: ben mire te kujdesesh per gruan tende ( e cila ben pjese ne strukturat PD-iste ) dhe te mos merresh me grate e botes sepse eshte ters. Sa iu perket atyre pengesave tek spitali, duhet te kesh mesuar se te tilla ka ne te gjithe boten. Spitalin privat amerikan e lejoi partia jote e dashur, sic ka lejuar mijera ndertime e biznese te tjera ne kohe dhe vende te gabuar. Nese mjeku qe paska ardhur nga Amerika ( per te ndihmuar Shqiperine !!! Ha,ha,haaaa ) eshte merzitur, mund te kthehet se bashku me ty ne Amerike. Mirepo eshte pak veshtire te kthehesh atje dhe te punosh pastrues apo punetor ndertimi ndersa ketu ne Shqiperi ” del dicka “. Apo jo, Lela ?

  18. Nafia says:

    Bisht qeni ne Amerike,bisht qeni ne Shqiperi,kudo qe te shkosh i till do mbetesh, o Lele.

  19. GJINI says:

    Kur je be gazetar mer Lela ? A e kishe diplomen at /here kur njerzit
    Ekzekutoheshin ne bulevard nga zotria jote ?
    Pse nuk lehje at /here ? Pse se hapet i her gabzorin ju sherbetore
    Te te shtetit te çorganizuar ( ne menyre te organizuar ) Pty kriminel !
    Sherbetor i kriminelit shtet e i hajduteve me pushtet
    Po nuk njohet vjedhjet ,krimet ,abuzimet qe keni bere
    Kur ishit ne pushtet nuk do merni kurre vota nga ne !

  20. TIRONA says:

    Shpellar-malok:Amerika do bythe jo corbe?
    Ktheu ne Kukes, se na cave mendere.Nuk ben ti per ne TIRONE,TE HA TIRONA O KOKEPALARE!??????⛰???⛏???❌?️

  21. [email protected] qe duam.al says:

    Te varet per agjitacion dhe propagande, shau spitalin model te skenderbeut shendetesin falas ose me pushkatim si te doje lideri global

  22. bushati says:

    Raportin mjeksor ky kokekimiterapia nuk e ka marre se e ka dhunuar nga policia, por i jane demtuar indet e bythes nga ndonje hu qe ka ngrene andej nga Fushe Kruja.

  23. Majmuni says:

    Ik ere katunar se po i merrni frymen Shqiperise! Politika dhe mediat jane zaptuar nga katunare te pagdhendur! Lela eshte nje prej tyre.

  24. Babalja says:

    Ty nuk ka doktor qe te ben derman,se me ty nuk eshte puna qe te trajtohesh ne nje pavion,po ti duhet te shetitesh te gjithe pavijonet se sje ne rregull,po keshtu eshte kur nuk je ne gjendje te dallosh te djeshmen me te sotmen,po gjithsesi kjo eshte puna jote,po me policine sillu mire,se ata ate pune kane po qe kane dhe nga nje shkop gome

  25. saliu says:

    More amerikani Lela na thuaj nje spital ne USA qe e ka parkingun falas? As te mos shkoje mendja e jo me te shohesh nje spital ne USA e ka parkingun pa pagese, dhe cfare pagese $2 per hour.
    Je bere si Shaban Qosja qe gerricesh edhe kur dielli te trullos, apo nga “perkedhelja e policise” sepse po te ishe ketu ne USA e di mire ti si ta bejne po preke me dore policet.

  26. Arbër says:

    Po, Lela.
    Mirëmengjes Ardian!
    A u fiksuan stakimet per Shkodra2 dhe Rrenc ?
    Shqiperi te rregulluar, te sistemuar, me parkingje falas, me police te sjellshem tropojane, me spitale te kompletuara e pa asnje mungese ilaçesh e materialesh (ngaqe k/ministri ishte edhe vete mjek nga profesioni), e tjetersoi ky i mallkuari Rama.
    Se, po te kishte pasur probleme me 2005-2013, ti Lela dhe ata Bejtet, Shkullaket, Zhejet, Qim-Peket, Mehdi Bushatet, etj. (lista e qenerise eshte e gjate!), sigurisht do ti shkruanit 3 rreshta per 8 vjet…
    Apo jo???

  27. Duro se do Rregullohet gjithcka..Duhet koha e vete.. says:

    Ky qenka i dalur menc..Do kete nevoje per Kaetele “” Skizofren “” i papare..
    Ha e di ky ! Qe ne Laprake duhen te shperndajene Abetaret. ! Se aty 90. %. Jane Analfabet .se erdhen aty zune vend ,dhe flasin disa lloje Dialektik..
    Sidomos Dialektik i Sali Protopapes .
    Ik mer se Ste beson njeri per sa shkruan…
    NUK u be Shqiperia per 30 vjete qe e pati Sali Portopapa ,,e Ankohesh tani..

  28. Loku says:

    Nuk behesh me je nje viktime e mendjes tende te vogel.

  29. Atdhetar says:

    SHUME MIRE BEN QE SHKRUAN PER PROBLEMET POR SIKUR TE PERMENDTE EDHE ATO QE JANE PERMIRESUAR DO TE DUKEJ ME I NDERSHEM DHE I BESUESHEM. POR ESHTE E VERTETE QE KA GJERA QE JANE NE GJENDJE TE KEQE, POR SIC ME THA NJE TURIST DANEZ NE VLORE KUR E PYEATA SI I DUKEJ VLORA DHE MA KTHEU SE I KISHTE PELQYER SHUME SIDOMOS LUNGOMARE, DHE UNE QE I THASH “PO PARA TOK E PAS RREMUJE, ME ATO PUSETAT PAS PALLATEVE TE LUNGOMARES QE ISHIN MBUSHUR ME PLEHRA” AI ME THA ME SINQERITET “EPO DIKU DUHET FILLUAR, DHE GJERAT PO LEVIZIN PER MIRE”.
    MOR LELA PO THUAJ EDHE NJA DY LLAFE SE SI ISHTE USHTARAKU KUR FUTESHIN DERRI E DOSA ME GJITHE GICAT ATY. KUR LYPSAT BRIDHIN DHOME ME DHOME TE TE SEMUREVE DHE KUR HAJDUTET U VIDHNIN PACIENTEVE CTE MUNDNIN, KUR BEHESHIN SHERRE E GJAKDERDHJE. THUAJI EDHE KETO PERPARA SE TE TALLESH ME ILLIRIAN GUARDS.

  30. Drejte says:

    O Gazetari Lela,ta kane bere mire qe te ka masakruar rrjeti pse:Kur u bere Gazetar o Idiot ke mesuar qe te besh reportazh e te pasqyrosh ,problematikat realitetin e te mos japesh Gjykim,Gjykimi Yt eshte Paraqitja e Fakteve qe ne rastin konkret e ke bere disi,kjo eshte Gazetaria !NQS do te japesh gjykim politik ,pozicionohu ne partine tende politike e ha dru sic ke ngrene dje sot ,e ta kesh hallall!

  31. Bentirona says:

    Fredo…. lutu te Zoti. Bo vaki qe te thote se duhet te futesh,nga ke dale! Shpresoj qe kur te dalesh prap andej nga u fute, ta shofesh boten me lule o “goc” e bukur?

  32. Belg says:

    Te kthehet ne halil se andej ka dale

  33. cudi says:

    Une nuk kuptoj mllefin qe te gjithe komentuesit kane kunder shkrimit. Problemi qe ngrihet eshte real dhe nje dite apo tjetren aty do perfundojme te gjithe. Nuk ka rendesi kush e ngriti zerin, por problemi qe ngrihet. Te gjithe shani me kaq mllef, po a nuk eshte koha te merrni indicje nga cdo kush dhe te reagoni ashper per mbrojtjen e shendetit dhe jetes suaj?? Bota po ben hero nje kriminel vetem per zhdukur dukurine e racizmit dhe ju nuk mund te ndaheni dot nga politika e bastarduar shqiptare? Eshte jeta juaj o njerez, shendeti juaj e I familjes. Reagoni!!!

  34. shqip says:

    Kjo është Shqipëria që projektoi primitivi Sali. Hyrjet e spitaleve dhe shkollave ishin të lira. Ambientet ishin me lulishte e të pastra. Idhulli yt dha urdhër ti nxirret uji I zi Shqipërisë. Ke një koke te çuditshme ti Lela . S’dukesh si tokësor. Po ti ku ke jetuar gjithë këto vite o Lela ? Spitali i Tiranës dhe jo vetëm, në kohën e idhullit, ( shpellarit ), ishin kthyer në gjelltore . Kishte brenda territorit të një spitali deri axhensi funeralesh e udhetimi. Si kështu o Lela, hera e parë që të ra rruga për në spital? O budalla gazetar, që ju vetëm gazetar nuk jeni.! Ai mjeku që ka ardhur nga Amerika , gjëja e parë qe bën është të njihet me kontratën e punës. Pak e vështirë për tu besuar që, një që ka një punë dhe fitim disa herë më shumë në Amerikë, vjen këtu dhe firmos për 48000L. Shife mirë se mos është shoku Tritan preshit . Lela e gjete atë biçikletën që ta vodhën ke teatri.? Si kështu mor burrë, edhe ndërmjet vedit i beni këto paudhësi?

  35. iksi says:

    Ju qe jeni tollaca jeni shume te dobet nga shendeti se keni shume mungesa ne lende ushqyese qe nga truri pra e keni trurin te semure me defekte . Prandaj mos ju dani spitaleve . P c’tu desh me shku ne proteste se edhe njehere qe shkove mbete sakat .

  36. Lili says:

    Idiotet e Albanistanit , te cfare do krahi te jene , nuk mendojne se nje dite edhe atyre do t’ju duhet me shku e me marr nje pacient tek Urgjenca e atij soitali?!
    Po pse nuk mendoni si te jete ma mire e ma pratike per qytetarin nje here , si te krijohenDisa vende parkingu per Urgjencat , per familjaret qe duhet te shkojne te vizitojne familjet e qe nuk munden me eç gjate,
    Jo idiitete e albanistanitne vend qe te veprojne si qytetaret e botes se bejne kerkesa bashke kryetarit x a y sipas interesit te perbashket, idiotete e albanistanit qe trute i kane vetem Parti, grinden nderveti per jo berisha jo Rama pa kuptuar halla se nje mut jane si i pari si i dyti , e se kot eshte me mbajt shprese tek ta!

  37. Tur durrsaku says:

    PO KESAJ RRADHE CA PATI KY QE SHKOJ NE SPITAL…DO KET NGEL ME BARR BEQIR LELA…

  38. Strato Berdha says:

    Paska mbaruar pune kolegu i juaj brenda disa oreve ! Te vesh allci ne kemb pa radhe “emergjency” dhe te pretendodh per rregulla si ne amerike nuk shkon ! Nje e vertet ! Spitali i urgjencave ne Tiran eshte skandaloz, sherbim i pa organizuar mire ku pacienti dhe njeriu konsiderohen si placke tregu !
    Ministria e shendetsise nje dekor per Piktura ne ekspozite !

    1. saliu says:

      do te kishte shpenzuar te pakten 4 ore ne urgjence ne spitalet e USA, per rastin ne fjale, te tjerat i dini vete. do ti kishin shitur edhe patericat, pra do ti blente nga sitali etj………………

  39. asd says:

    Po te jete sic shkruan, pse ngul kembe qe te vije Berisha me Bashen ne pushtet ? Apo ne kohen e tyre kishe qejf te parkoje ? Ore Lela mos bej si i paanshem sepse je ushtar i PDse, dhe gazetare si ju i jeni bashkangjitur pushteteve per perfitime personale. Jeni tamam shpure.

  40. Tepelena says:

    E verteta eshte qe spitalet ne Shqiperi mbas monizmit jane kthyer ne qendra fitimprurse dhe ne nje gjendje jashte standartit te humanitetit. Por gazetari qe eshte nje simpatizues i PD si mund te jape shkelqim per tu bere njerezor kure ne kohen e Sali Berishes jo vetem spitali por edhe kioskat e Indise u ndertuan ne mes te Tiranes. Po te ishte ky mjeran mashtrues i doktrinuar ne mendje nga guruja Berishiste, pa asnje parti politike sepse te gjithe jane kuklla, une do ta vleresoja mendimin e drejte si sherbimin spitalor ne kete gjendje qe ne e dime prej kohesh se si eshte gjendja . Por e partia qe i sherben ky sahanlepires nuk ka bere asgje per popullin me mire se e majta te gjithe jane te korruptuar dhe kane perfituar te vjedhin pasurine e cdo Shqiptari me strategji ideologjike dhe krim te organizuar .

  41. Ladi says:

    Lele lezbiku ka qene me dashnoren ne malin e çikes.çeshte ky pederast

  42. ermal says:

    How does a guy like that go home and have sex with his wife!

    1. Kastrioti nga Skrapari says:

      O Erlesh, o katunar, sa bukur e folke shqipen ne anglisht?

  43. Roland says:

    Turpi qofte i juaji qe merreni me kete kokerroçk … turp

    1. idjoter! says:

      @Roland – ndersa u vure dhe ti ne rradhe ( I 48-i per te qene I sakte), per te lene dy fjale , haje dhe ti turpin me buke, se nuk ju ka mbetur gje tjeter. Ne vend te ulurisni sa te ngjireni per kushtet mizerabel qe jetoni, beni gam gam per sal e ram. Turpi ju mbulofte te gjitheve , se do tja shifni hajrin dyerve te spitaleve se shpejti.

  44. cris says:

    Ate qe beri ke teatri te guxonte ta bente ne amerike dhe do ta merrte vesh cfare do te thote demokraci e vertete. Gazetar medioker.

  45. Saliu says:

    Lala na u bere si morr b…the, me mire mos shkruaj per nja dy vjet.

  46. Cfare ke bere ti per vendin qe nuk te pushon goja e vetem vrer??????? says:

    Ore Lela ti mund te kesh te drejte per problemin qe ngre . Spitalet duhet ndryshuar ,por sa ke kontribuar ti te ndihmosh se je dhe i dalur. Ju gazetaret si puna jote apo atij Fezviut e Canit ,Vasilit ,Rakipit ,Bushati e te gjithe te tjereve si ju qe vetem vrer nxirrni i keni mbushur xhepat me ate palo pune qe vetem gazetari nuk e quajme dot merrni rroga te majme ndihmojeni vendin qe e u cua ne kete gjendje nga mos manexhimi i mire i qeverive te me parshme nese ju dhimbset vendi. Pse ja kerkoni Zotit Rama gjithcka. ai po ben sa mundet mos harroni Sala ja la qellimisht arken e shtetit bosh, qe ai te deshtonte, por Zoti Rama ka treguar qe eshte punetor dhe i patriot. Qeverite e meparshme nga te dy anet e lane mjekesine dhe gjithcka pertoke. Jo per ta mbrojtur po nuk ka te krahasuar me cfare kemi eksperiencuar ne 50 vite me pare . Veprat e tija flasin shume sot. E do ti apo jo flet puna dhe 1 milion vota qe ai morri. Po sigurisht mungesa e punes 50 vjecare nuk mund te rregullohet me shkop magjik. Prandaj Lel ule tonin dhe terrsellimat. Nuk te nderojne. Ulu me kembe ne toke se po behesh qesharak. Besoj i lexon komentet qe njerezit kane per ty. Mjaft se u bere gazi botes.

  47. Atdhetari says:

    S’i Thonë Shaka!? Është ANALESH i biri i Perëndisë. Të Gjitha Ç’thotë Ky SHARLATAN NDODHIN SOT!? “Harron” të thotë se Shqipëria Ka Patur dhe Ka Pushtet e Politikë BANDITE! JO! Ah, MJERAN ANALESH. Koha e BANDËS tuaj Berishiane e Xhveshi Shqipërinë në GJITHÇKA dhe LARGOJ Shqiptarët (Sepse ata nuk donin të bëheshin s’i Zvicra!!??). Ndërsa Koha e BANDËS PPP dhe Konçensioneve “Rilindase” U Jep Bukë, Dritë, Gra, Ujë e Oxigjen. Dhe “Miu” i Rilindjes u ka bërë një Vrimë të Padukshme “Xhepave Kumbara” të Popullit që Ndër Dekada do t’u bien të Holla të Konsiderueshme. TË SHPORRET KJO SHPURRË RROTULLUESE PUSHTETI!

  48. Salush Murtaja says:

    Ve bast se te gjithe keto sumcet qe kane komentuar ne forum e qe shajne Lelen,o jane tek kalaja e Surelit ne ndoje hale,ose tek bodrumi i mykur i kryministrit legen.
    Gazetari shpreh nje te vertete,sorrat vu,o njerez te ndyrre te atije planeti,ndergjejsohuni nje here,se po varrosni Shkipnine,behuni nje here bashke,dhe kerkoni te drejtat e juaja te mohura sot e 30 vjete.
    Mos u joshni nga nje rroge e dhjerere qe e merni duke u serviozur e lepire bythen e politikanve moraman,Sa ishte Sali Haleja vrap mbrapa,po juve qe shkruani ketu,shkruanit per Saliun,ndryshoi kursi juve mbarpa, shkruajtet per Ilir Floririn,per Moniken,e per Xhiken, ju marrte djali njerez pa dinjitet,politikanet duhen flakur ne kosha,se po marrin pjese ne shkaterimin total te nje kombi.
    Vete kam vajtur ne ate palo spital,nje papasterti e pa pare,nje sherbim prijmitiv,mjeke e infermier pa nivel,dhe me e forta bashkibuzuket e parkingut,qe mjelin para,pa u cenuar.
    Mallkuar qofshin njerzit si ju,qe po perdoren si majoneta,per qellimet kriminale,ne dem te bagetive shqiptare!

  49. Kerma plak i Vicidolit says:

    Pse merreni me nje psikopat dhe na humbisni kohen kot , apo na “kalitni” nervat ? !

  50. BKETA says:

    ritnja edhe pak Rames dhe do ta shifni se si do tua beje ma beter se enveri,DOTU VARE PER K*CESH

  51. Aleksander Thana says:

    Ky ka nevoje per ndihme qe nuk e meriton. Per cfare mund te ndihmoje nje qenie e tille Shqiperine.

  52. Stroralliu says:

    Hahahaaaaa…
    Ky Lela qe ishte bere si lepur pa qime tek teatri..
    Hahaaaa….do ndeshej me policine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje